Connect with Us

Brenda një sekondi mund të shkarkohen 80 filma/ Vendoset rekordi për internetin më të shpejtë në botë

Teknologji

Brenda një sekondi mund të shkarkohen 80 filma/ Vendoset rekordi për internetin më të shpejtë në botë

Publikuar

-

/
cna lajm teknologji

Rekordi për intenetin më të shpejtë në botë është vendosur në Japoni, pasi inxhinierët japonezë kanë mundësuar internet aq të shpejtë sa mund të shkarkoni 80 mijë filma në një seksondë.

Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë Tb/s. Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA  42 megabit për sekondë.

LEXO EDHE:  Instagram do të sjellë verisonin e ri “Lite”/ I përshtatshëm vetëm për përdoruesit e Android

Kabllot me fibër optike: Lloje të ndryshme lidhjesh interneti transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme harduerësh. Lidhjet e vjetra dial-up, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit i disponueshëm sot, fibra, përdor kabllot me fibra optike

Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Teknologji

VIDEO-Më shumë se 1 milion porosi brenda ditës/ Tesla nxjerr në treg motorin elektrik për fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Tesla lançoi të enjten një Cyberquad për fëmijë prej 1900 dollarësh – një ATV me katër rrota i frymëzuar nga Cybertruck ikonë i kompanisë.

Sipas Daily Mail, automjeti tërësisht elektrik përmban një kornizë çeliku, sedilje me jastëk dhe pezullim të rregullueshëm me frenim të diskut të pasëm dhe shufra drite LED.

Mundësuar nga një bateri litium-jon, Cyberquad for Kids ka rreze veprimi prej 15 miljesh dhe ka shpejtësi maksimale prej 10 miljesh në orë.

Përshkrimi i produktit thotë se është i përshtatshëm për këdo tetë vjeç e lart, por ka një kapacitet peshe prej 150 paund.

Lansimi i së enjtes vjen dy vjet pasi kompania e udhëhequr nga Elon Musk njoftoi një Cyberquad ATV me madhësi të plotë për të komplimentuar Cybertruck-un e saj – asnjëri prej të cilëve nuk ka arritur as në fazën e prodhimit.

Cyberquad elektrike për fëmijë është ndërtuar nga Radio Flyer dhe përfshin një paketë baterie të lëvizshme që mund të futet në një prizë në shtëpi.

LEXO EDHE:  Instagram do të sjellë verisonin e ri “Lite”/ I përshtatshëm vetëm për përdoruesit e Android

LEXO EDHE:  Aplikacioni që njeh njerëzit në smartphone



Kompania thotë se duhen rreth pesë orë që bateria të ngarkohet plotësisht.

Kërkohet gjithashtu një montim dhe manuali i udhëzimeve të Tesla tregon 18 pjesë që klientët duhet t’i bashkojnë vetë.

Cyberquad for Kids është vendosur të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA, me transportin që fillon në dy deri në katër javët e ardhshme.

Megjithatë, Tesla nuk garanton që ATV do të arrijë para festave, shkruan CNA.al

Ndërsa shumë përpiqen të bëjnë porosinë e tyre për Cyberquad for Kids, më shumë se një milion njerëz që kanë porositur paraprakisht Cybertruck janë ende duke pritur për të marrë automjetin e tyre.

Tesla është një nga prodhuesit e shumtë të makinave elektrike që është goditur nga mungesa, duke e detyruar atë të ngadalësojë prodhimin në disa prej automjeteve të saj dhe duke përfshirë Cybertruck futurist tërësisht elektrik.

Sipas Musk, megjithatë, Cybretruck është planifikuar të arrijë në prodhimin maksimal diku në vitin 2022./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kompanitë miliona dollarë dëm/ Çfarë po ndodh me rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

cna lajme teknologji

Mijëra persona kanë raportuar probleme të shumta gjatë përdorimit të aplikacionit Facebook, duke i kushtuar kështu kompanisë miliona dollarë dëme.

Sipas The Independent, disa përdorues të Facebook kanë pasur probleme me aksesin në këtë faqe që nga ora 12:30 e pasdites së sotme.



Ka pasur mbi 2,000 raportime për ndërprerje të Facebook, sipas Down Detector, që thekson se edhe Whatsapp dhe Instagram po përjetojnë ndërprerje. Shumë persona mësohet se kanë hyrë në Twitter për të raportuar mesazhet e tyre.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i WhatsApp/ Aplikacionet që po e sfidojnë pas termave të rinj

LEXO EDHE:  Aplikacioni që njeh njerëzit në smartphone

“Më falni, diçka shkoi keq. Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë problem sa më shpejt që të mundemi”, shkruante njoftimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Ky është emoji më i përdorur në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Figurat apo edhe siç njihen ndryshe si “emojis”, përdoren shumë gjatë bisedave në rrjetet sociale dhe mund të themi se këto figura shpesh herë na nxjerrin nga disa situata të sikletshme.

Emoji që tregon lot gëzimi  😂  përbën mbi pesë për qind të të gjithë përdorimit të emoji-ve, dhe i vetmi emoji tjetër që i afrohet të parit është emoji i zemrës, (❤️).



Sipas medieve të huaja, figura të tjera më të mira për vitin 2021 janë emojit si ‘njëri që qeshë për tokë, emoji i sinjalit të gishtit të madh, emoji që qan me të madhe, figura me duar të shtrënguara, emoji që dhuron puthje, fytyra që reflekton me zemra, emoji që ka sytë me zemra dhe emoji i buzëqeshur, 😂 ❤️ 🤣 👍 😭 🙏 😘 🥰 😍 😊.

LEXO EDHE:  Golfi rifreskohet me teknologjinë më të re

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i WhatsApp/ Aplikacionet që po e sfidojnë pas termave të rinj

Emoji-t më të përdorura nga përdoruesit gjatë bisedave nuk kanë ndryshuar shumë gjatë dy viteve të fundit, dhe në fakt, fytyra e qeshur dhe zemra e kuqe gjithashtu janë dy emojit më të përdorura edhe në vitin 2019./ CNA.al

LEXO TE PLOTE