LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha mesazh “peng kryetarit”/ “Nuk i jepet dora një të pabesi”

15 Nëntor 2021, 18:32, Politikë CNA
Berisha mesazh “peng kryetarit”/ “Nuk i jepet dora një

Në një konferencë për mediat, lideri historik Sali Berisha ka folur me tone të ashpra ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se shitja që i ka bërë shpirtit është vepër e  tij dhe jo e demokratëve.

Ai theksoi se Bashën nuk e mbështesin as qytetarët e thjeshtë sepse nuk është kollaj t?i japësh dorën një të pabesi.

?Peng kryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja, jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori e deri sot i ndrydhur brenda 4 mureve, s’ke takuar dhe s’takon dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit t?i japin dorën një të pabesi. 

Nuk është kollaj që ata të parët të ulen dhe arsyetojnë se pas 8 viteve, ti s?premton gjë tjetër që po të mos ishte Foltorja, do preferonte të ishte nja 80 vjet në opozitë. Foltorja po e nxjerr mënjanë?, deklaroi Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga