LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha do t’i bëjë Kuvendit Kombëtar një akt amoral”/ Berisha: Frika dhe tmerri e shtyn të bëjë deklarata të shpëlara

15 Nëntor 2021, 18:45, Politikë CNA
“Basha do t’i bëjë Kuvendit Kombëtar një akt

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të jetë me 11 Dhjetor.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Berisha është shprehur se ky Kuvend do të çojë në bashkimin e PD.

Përsa i përket kërkesës së Bashës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor, Berisha ka thënë se frika dhe tmerri deri në palcë, i shtyn ato të bëjnë deklarata të shpëlara dhe absurde.

Ish kryeministri Berisha shtoi se kjo përpjekje e Bashës është e pavlerë, e pashpresë, qesharake, e pabesë, që mbart të gjitha llojet e epiteteve.

?Po çon në bashkimin e PD. Demokratët e vërtetë në Shqipëri nuk pranojnë një akt amoral që do ti bëjë peng Basha Kuvendit Kombëtar, ky akt do bashkojë edhe më shumë demokratë. Po e sigurtë. Në radhë të demokratëve ekziston një gjende revolucionare, e shohin se janë shndërruar në misionarë të shpëtimit të pluralizmit politik.

Ajo çka po bën anëtarësia e PD, është se po i përmbahet me rigorozitet statutit të saj. Tjetër është problem se mendësia e pengut dhe detyrimi që i bën Edi Rama. Frika dhe tmerri i shtyn ata në qëllime absurde, në dekalata të shplara , në verbime të plota politike, Kuvendi mbahet me datën 11. Nuk janë delegatët që provokuan se ju e keni parë zemërimin që shpërtheu në shtator ndaj kryetarit. Por pas atij zemërimi demokratët vendosën të flasin me firmën e tyre. Përpjekja e Lulzim Bashës është banale, qesharake, e pabesë, e pashpresë, të gjitha llojet e epiteteve mund ti vihen asaj?, thotë Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga