LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Austria fut në ‘izolim’ miliona të pavaksinuar/ Mjeku del me reagimin e fortë, pikpyetjet mbi vaksinat

15 Nëntor 2021, 07:58, Lifestyle CNA
Austria fut në ‘izolim’ miliona të pavaksinuar/ Mjeku del

Nga sot Austria rikthen kufizimet e lëvizjes për miliona qytetarë, mbi 12 vjeç të pavaksinuar, duke u bërë kështu vendi i parë evropian, që rivendos të njëjtat kufizime në lëvizjet ditore që me nisjen e aplikimit të vaksinave anti Covid.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i cili ngre dhe disa pyetje mbi mbi çështjen e vaksinave.

“DISKUTIM ME MIQTË E FAQES (PJESA II)

Para një ore në një status kërkova mendim nga miqtë e faqes rreth lockdoën që do të nisë të aplikojë Austria për të gjithë të pavaksinuarit me moshë mbi 12 vjeç.

Nga rreth 50 komente, vetëm 2 ose 3 e mbështetin si masë. Ndër kundërshtarët, ka edhe persona që kalojnë në ekstrem. 100% e komentueve (me aq sa di unë) nuk ka asnjë lidhje me Austrinë, por flasin në parim (dhe sigurisht që i respektoj në mendimin e tyre).

Pyetja e radhës që kam është: Po qeveria e atij vendi, pse e merr këtë masë që e bën kaq antipopullore?!

?Sepse po përpiqet të vendosë diktaturën?!

?Sepse nuk ka shkencëtarë aq të zotë sa ta këshillojnë se vaksinat nuk kanë vlerë?!

?Sepse nuk e ka kuptuar se vaksinimi i fëmijëve 12 me 18 vjeç është një “masë kriminale”?!

?Sepse merakoset më tepër për fitimet e Pfizer se sa për reputacionin midis zgjedhësve të vet?!

Sigurisht, mendimet e të gjithë miqve të faqes janë të mirëpritura”/CNA.al

Lajmet e fundit nga