Connect with Us

“113 milionë euro për PPP-të”/Basha: Buxheti i shtetit në funksion të klientëve të qeverisë

Politikë

“113 milionë euro për PPP-të”/Basha: Buxheti i shtetit në funksion të klientëve të qeverisë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, është shprehur kundër buxhetit 2022.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se në mënyrë tinëzare, qeveria po tënton të vendosë buxhetin e shtetit në funksion të klientevë të saj dhe jo të qytetarëve.

Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën tuaj më të keqe, këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë, nëpërmjet PPP-ve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është një përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të çmimeve.

Të çmimeve që vrapojnë dhe parakalojnë gjasme-indeksimin e vobektë e rrogave dhe pensioneve.

E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi npërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju.

LEXO EDHE:  “Horra dhe zuzarë në krye të vendit”/ Basha: Nuk dorëzohemi

Pasi deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.

Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre,

Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë,  mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.

Sepse po menduat për ta, rrezikoni që vitin e ardhshëm të mos jepni dot 113 milionë euro për PPP-të e klientëve tuaj.

Një shifër 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve. Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.”-tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t’u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ‘ngrirjen’ e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

LEXO EDHE:  Albana Vokshi “zbërthen” veprimet e Bashës/ Si iku nga mbledhja e grupit parlamentar

LEXO EDHE:  Meta apel Qeverisë/”Të zgjatet afati për skadimin e kartave, rreth 800.000 qytetarë rrezikojnë të mos votojnë”

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.



Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  Albana Vokshi “zbërthen” veprimet e Bashës/ Si iku nga mbledhja e grupit parlamentar

LEXO EDHE:  Zbulohet pse Meta nuk e dekretoi Lleshin/ Ja argumenti

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE