LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarizohen datat e sezonit të ri, Anglia merr 42 ditë pushim për Botërorin

14 Nëntor 2021, 10:26, Sport CNA
Zyrtarizohen datat e sezonit të ri, Anglia merr 42 ditë pushim

Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë një risi, pasi do të zhvillohet në stinën e dimrit dhe për këtë shumë liga europiane e botërore do të duhet të përshtatin kalendarin e tyre, në mënyrë që të ndalen për t?i lënë vend eventit më madhështor.

Kështu së fundi Premier League ka publikuar datat e kalendarit për sezonin e ardhshëm, duke njoftuar se kampionati do të ndalet për një periudhë prej plot 42 ditësh, në mënyrë që lojtarët të mund të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Sezoni i ardhshëm i premier League do të startojë në fundjavën e parë të gushtit, ose saktësisht më 6 gusht dhe do të luhet deri më 13 nëntor, për t?u ndalur më pas dhe për t?u rikthyer sërish më 26 dhjetor, në atë që quhet ?boxing day?.

Plot 42 ditë pushim për Premier Leaguen, në mënyrë që lojtarët të marrin pjesë në Katar 2022, ndërsa akoma më e gjatë është ndalesa për Bundesligën gjermane, që do të startojë më 6 gusht dhe do të ndalet më 13 nëntor, por do të rinisë sërish vetëm më 20 janar të 2023-shit, pra me një pushim prej më shumë se dy muajsh.

Lajmet e fundit nga