LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja mafioze në Astir/ Makina e autorëve me targa të vjedhura

14 Nëntor 2021, 09:29, Kronika CNA
Vrasja mafioze në Astir/ Makina e autorëve me targa të vjedhura

Një tjetër detaj i rëndësishëm është zbardhur nga atentati i mbrëmjes së kaluar në zonën e Astirit.

Mësohet se targat e mjetit të dyshuar, “Toyota” të përdorur nga autorët për vrajsen e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, rezultojnë të vjedhura në Tiranë me 2 Korrik të vitit 2021.

Dyshohet se makina është e vjedhur jashtë shtetit dhe po punohet për itinerarin e ngjarjes.

Në mjetin e dyshuar janë gjetur dy kallashnikovë pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit e përdorur për vrasjen e dy të rinjve.

Kujtojmë se Mihasi dhe Dumani ishin të njohur për drejtësinë shqiptare.

Armando Dumani, ka qënë i dënuar me burg, për një sërë vjedhjesh gjatë viteve 2010-2013.

Ndërsa Erigers Mihasi ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga