Connect with Us

Viti i zymtë 1672: Kur holandezët vranë dhe hëngrën kryeministrin e tyre

Blog

Viti i zymtë 1672: Kur holandezët vranë dhe hëngrën kryeministrin e tyre

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u vranë brutalisht dhe madje u hëngrën nga bashkëkombasit e tyre holandezët. Kjo vrasje e dyfishtë, është një nga krimet më të paharrueshme në historinë e këtij vendi.

Po si mundi të ndodhte një ngjarje kaq brutale, në një vend tradicionalisht të qetë të Holandës?

Në vitin 1667, provinca e Holandës vendosi të shfuqizojë postin e ‘stadholder’ (kryeministrit), që në atë kohë mbahej nga Johan de Vit, në mënyrë që Princi Vilem van Oranzh (Vilemi III) , që ishte djali i vetëm legjitim i Vilemit II, të mos e pasonte në fron babanë e tij.

Provincat e tjera nuk kishin dëshirë të bënin të njëjtën gjë. Edhe vëllezërit De Vit e kundërshtuan këtë vendim, ndaj në fund u arrit një kompromis, sipas të cilit ata mund ta bënin Vilemin III gjeneral vetëm për një betejë.

Më 24 shkurt 1672, princi 21-vjeçar u emërua kapiten i përgjithshëm për një fushatë, me kushtin që ky pozicion të mbetej i papajtueshëm me atë të ‘stadholder’. Por 1672-ta, do të shënohej si viti i fatkeqësive në Holandë.

Ai vit nisi me një incident ushtarak në Kanalin e La Manshit, dhe pikërisht më 23 mars 1672. Pavarësisht nga një aleancë ushtarake me Anglinë, e lidhur që në vitin 1668 kundër Francës, anglezët ndaluan një skuadron, Flotën Smirna, me 70 anije holandeze dhe e bombarduan atë.

Më 27 mars, mbreti i Anglisë, Çarlsi II, i shpalli luftë Holandës. Presioni ndaj Johanit u rrit edhe më shumë pas 6 prillit 1672, kur të njëjtën gjë bëri mbreti Luigji XIV i Francës, i pasuar pak më vonë nga ai i peshkopit të Mynsterit dhe i kryepeshkopit të Këlnit.

Republika e Holandës ishte e rrethuar nga të gjitha anët, por ajo nuk zotëronte një flotë luftarake cilësore, dhe nuk ishte në gjendje të sprapste një sulm të kombinuar detar nga Anglia dhe Franca. Ndërkohë edhe ushtria tokësore ishte tërësisht e lënë pas dore, dhe nuk mund të kishte asnjë shans përballë dy fuqive të mëdha.

Ndaj shumë qytete dhe rajone në lindje të Holandës ishin dorëzuar. Johan De Vit e pa këtë dorëzim si një përpjekje për tradhti, duke dërguar ushtrinë. Shumë shpejt, popullsia lokale e pa këtë sulm, si një tradhti nga ana e qeverisë ndaj tyre. Kundër dëshirës së De Vit, parlamenti holandez hyri në negociata paqeje me Francën.

Por populli e pa edhe këtë lëvizje si një tradhti, dhe fajësoi sërish De Vit. Tentativa e parë për vrasjen e tij ndodhi më 21 qershor 1672. Kryeministri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij pas punës. Shërbëtori i tij ishte duke ecur përpara, kur rreth orës 23 të mbrëmjes, ata u sulmuan nga disa të panjohur.

De Vit dhe shërbëtori i tij rezistuan fort.

Kryeministri u plagos në qafë, u rrëzua nga kali duke plagosur kokën. Kur ishte përtokë, atentatorët e goditën dy herë me thikë. Rreth të njëjtës orë, pati një atentat të pasuksesshëm ndaj vëllait të tij në një qytet tjetër (Dordreht).

Johan i mbijetoi goditjeve me thikë, por nuk ishte jashtë rrezikut për jetën deri më 12 korrik, teksa u detyrua të qëndronte në shtrat deri më 1 gusht për t’u shëruar nga plagët.

LEXO EDHE:  Vrasje ne Peqin/ Babai ekzekuton djalin

Një nga atentatorët u zbulua dhe më pas u arrestua.

Më pas ai deklaroi se plani i vrasjes ishte hartuar po atë ditë, dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me atentatin ndaj të vëllait, Kornelis De Vit. Por të gjithëve iu duket e pabesueshme ky pretendim. I riu, me një prejardhje nga shtresa e lartë, u ekzekutua pas një gjyqi të shpejtë, vetëm një javë pas sulmit ndaj kreut të qeverisë.

Por më 23 korrik, Vilem Tishelar, një kirurg në profesioni tha gjykatës se Kornelis de Vit i kishte ofruar atij 30.000 gulden më 8 korrik për të vrarë princin Vilemi III. Por tani që ky i fundit ishte anëtar i kabinetit, Johan e cilësoi të pavlerë qëndrimin e tij në detyrë, ndaj dha dorëheqjen më 4 gusht.

Me atë akt ai nuk kishte më pushtet politik, duk u bërë një qytetar i zakonshëm. Por më 15 gusht, qarkulluan zëra se Cornelis kishte dashur të arratisej apo se ishte liruar. Një turmë e zemëruar u mblodh para portës së burgut. Të frikësuar nga ndonjë trazirë, gjyqtarët urdhëruan nxjerrjen e Kornelis pranë dritares së qelisë së tij, për t’u treguar njerëzve se ai ishte ende atje.

Ndërkohë mbrojtja e Kornelis në gjyq filloi të shfaqte dobësi, kur u bë e qartë se ai ishte takuar më herët me Tishelar. Në fakt, gjykatësit donin ta shpallnin fajtor Kornelis – të paktën 3 prej tyre donin dënimin e tij me vdekje – por duke qenë se ata s’mund të provonin planin e tij për vrasjen e monarkut, nuk ishin ligjërisht në gjendje që ta bënin këtë.

Ai u shpall fajtor dhe u dënua më 20 gusht. Meqë dënimi me vdekje nuk ishte i mundur, Kornelis u dëbua përgjithmonë nga provinca e Holandës. Ai humbi të gjitha funksionet e tij zyrtare dhe pagoi shpenzimet e gjyqit. Mëngjesin e ditës tjetër në të gjithë qytetin e Hagës u vendosën shumë postera dhe pamflete, të cilat bënin thirrje për vrasjen e vëllezërve De Vit.

Më pas Johan De Vit u josh në një kurth, me njoftimin se donte ta takonte vëllai i tij në qeli.

Gjysmë ore më vonë, Johani donte të dilte nga burgu, por u pengua nga një turmë e madhe.

Në fundin e pasdites, disa pushkatarë hynë në burg, dhe i nxorën zvarrë vëllezërit. Kornelis u godit disa herë me thikë, ndërsa vëllai i tij u plagos në kokë. Më pas ai u qëllua nga prapa me pistoletë. Ekzekutimi mbaroi me thika kasapi.

Pas vdekjes së tyre, kufomat më pas u zhveshën plotësisht, dhe u varën me kokë poshtë. Më pas trupat e pajetë u shqyen. Iu prenë gishtat, veshët, hundët, buzët, gjuhët dhe duart. Trupat e tyre goditeshin nga njerëzit që kalonin, teksa zorrët u nxorën jashtë dhe u dhanë qenve, madje një pjesë u hëngrën nga njerëzit. Po ashtu zemrat e tyre u shkëputen nga trupi dhe u ekspozuan për vite me radhë në 2 kavanoza me vaj terpentine./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Kreu i shërbimit sekret britanik MI6/ Ku dallon personazhi Xhejms Bond nga agjentët realë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e shkrimtarit Jan Fleming, ky agjent i guximshëm i MI6 me prirje drejt pijeve alkoolike dhe me sjellje të shkujdesura,është spiuni më i famshëm në letërsi dhe kinematografi.

Edhe pse ai mund të duket si shembulli më i mirë i shërbimit sekret, shefi i MI6 beson se ai në fakt nuk zotëron aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në këtë punë. Filmi “Casino Royale” ofron përshkrimin më të mirë të personalitetit të Xhejms Bond.

Ai është i fiksuar pas makinave të bukura, pavarësisht se i shkatërron ato, dhe ka një zakon jo të shëndetshëm të pirjes së duhanit. Gjithashtu ai pi shumë alkool. Aq shumë saqë ky personazh portretizohet shpesh me një Martini ose me ndonjë pije tjetër alkoolike.

Po pasioni i Bond për luksin nuk mbetet vetëm tek makinat. Ai është shpesh i veshur me një kostum elegant, të kompletuar me këpucët mokasino, dhe është i njohur për vaktet ekstravagante gjatë misioneve të tij. Po ashtu, ai konsumon hera-herës drogë, siç ka ndodhur në seritë “Moonraker”, “The Spy Who Loved Me”, dhe “Live and Let Die”.

Si të mos mjaftonin këto zakone për të treguar pamaturinë dhe paaftësinë e tij për të mbajtur nën kontroll vetëkënaqësinë, vetë personaliteti i tij është jo pak problematik.

Në të gjithë librat e Flemingut por edhe në filma, Bond përcjell sjellje homofobike, raciste dhe seksiste. Një pjesë e madhe e jetës së tij sillet rreth femrës që ka në krah, dhe ai ka qenë më pak se i sjellshëm me ata të racave të tjera.

Së fundi, nuk mund të anashkalohet se sa i pamatur është Bond kur lufton kundër armiqve të tij. Çdo film është i mbushur me vrasje, gjakderdhje dhe shumë të shtëna armësh dhe shpërthime. Sigurisht, ai është një film aksion argëtues, por ndërkohë nuk është një shenjë e mirë për një agjenci që shpreson të ruajë një profil sa më të ulët që të jetë e mundur.

Aleks Janger është shefi i MI6, shërbimit sekret të Britanisë së Madhe. Ai iu bashkua organizatës në vitin 1991, i specializuar në luftën kundër terrorizmit, ai ka shërbyer në Lindjen e Mesme dhe Afganistan. Janger vazhdon të mbajë këtë post që prej vitit 2014 dhe është i vetmi anëtar i MI6 që mund të identifikohet publikisht.

Në shumë intervista, Janger ka ndarë opinionet e tij mbi Xhejms Bond, dhe nëse ai beson se spiuni imagjinar mund ta bëjë atë të ngjashëm me një agjent të vërtetë të MI6-ës. Shkurtimisht:ai nuk do ta punësonte fare Bond, kryesisht për shkak të mungesës së etikës dhe inteligjencës emocionale.



LEXO EDHE:  Fier/ 8-vjeçari vret aksidentalisht të atin me çifte

LEXO EDHE:  Vrasje ne Peqin/ Babai ekzekuton djalin

“Ne e dimë që nëse minojmë vlerat britanike, edhe në emër të mbrojtjes së tyre, atëherë kemi dështuar. Stafi ynë nuk vjen nga një planet tjetër. Ata janë burra dhe gra të zakonshëm, që veprojnë përballë sfidave komplekse morale, etike dhe fizike, shpesh në mjediset më të ndaluara në Tokë”- tha ai për Black History Month.

“Në dallim nga Xhejms Bond, oficerët e MI6 nuk ndjekin shtigje morale të shkurtra. Në fakt, një mori rregullash të forta të etikës janë një nga cilësitë e para që kërkojmë tek stafi ynë. Është e sigurt të thuhet se Xhejms Bond nuk do t`i kalonte dot testet tona që i paraprijnë rekrutimit. Dhe ndërsa ne ndajmë cilësitë e tij të patriotizmit, energjisë dhe këmbënguljes, një oficer i shërbimit sekret MI6 kë një shkallë më të lartë inteligjence emocionale, e vlerëson punën në grup dhe ka gjithnjë respekt për ligjin…Ndryshe nga zoti Bond!”- shton Janger.

Ndërkohë ai deklaroi për “The Economist”, se preferon më shumë sjelljen e agjentëve sekretë të përshkruar në librin e Xhon Le Karre “Tinker Tailor Soldier Spy”. “Unë zgjedh qetësinë dhe integritetin e Xhorxh Smajlit mbi veprimet e guximshme të agjentit 007”- shprehet kreu i MI6.

Publikimi i filmit më të fundit të Xhejms Bond, “No Time To Die”, e vendos agjentin e famshëm MI6 nën një dritë të re. Në të janë zhdukur mënyrat maksiliste që ai i trajtonte gratë, dhe janë zëvendësuar me më shumë respekt për gratë që janë pjesë e jetës së tij, përfshirë vajzën e re Bond, Lashana Linç.

Ndërkohë, ai nuk duket se pi aq shumë sa më parë, gjë që është e habitshme, duke marrë parasysh dashurinë e tij për pijet alkoolike. Për më tepër, seria e fundit e “No Time To Die”, tregon se Bond ka reduktuar sjelljet e tij të pakujdesshme në terren, pasi nuk vret me të njëjtën shkujdesje si në filmat e mëparshëm.

Më parë, Bond mund të konsiderohej fare mirë si një vrasës, duke vepruar me një lloj pavarësie që nuk do t’i lejohej shumicës së spiunëve, gjë që do të thotë se ai nuk ishte fare një agjent i MI6-së, përkundrazi ishte më shumë një vrasës i paguar nga qeveria britanike.

Në shumë aspekte, duket se tani Xhejms Bond është një agjent i respektuar që ndjek rregullat e përshkruara për spiunët e vërtetë të MI6-ës. Kush e di, ndoshta ky ndryshim në qëndrim do të thotë se ai do të kishte më shumë gjasa të siguronte një vend si një nga agjentët më misteriozë britanikë në jetën reale.

Përkthyer dhe përshtatur CNA.al

https://www.thevintagenews.com/2021/11/11/james-bond-mi6-qualifications/

LEXO TE PLOTE

Blog

El Çapo, kush është “baroni” më i frikshëm i karteleve të drogës në Meksikë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman i njohur më shumë me nofkën “El Çapo”, do të mendoni se ato janë marrë nga faqet e skenarit të ndonjë filmi hollivudian:tentativa për vrasje, dominim ndërkombëtar i trafikut të drogës, arratisje nga burgu dhe takime në xhungël me yjet e kinemasë.

Të gjitha këto do të ishin shumë të vështira për t’u besuar në rast se nuk do të kishte prova të forta për t’i mbështetur ato. Por fakt është se jeta e Guzman ka qenë larg nga të qenit e zakonshme, madje edhe sipas standardeve të “baronëve” të drogës.

I mbiquajtur “El Çapo?” (në spanjisht Shkurtabiqi) për shkak të gjatësinë së tij prej vetëm 1.67 metrash, Hoakin Guzman Loera e nisi karrierën kriminale në fillim të adoleshencës së tij, si një tregtar i suksesshëm i marijuanës gjatë viteve 1970.

Më pas ai nisi trafikun e kokainës në Meksikën Perëndimore nën drejtimin e mbretit të drogës Migel Gajardo. Pas arrestimit të këtij të fundit në vitet 1980, Guzman u ngjit në rangjet më të larta të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe e zgjeroi kartelin famëkeq Sinaloa.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Guzman nisi të shquhej si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në vend, ndaj po vihej në radarin e autoriteteve meksikane por edhe amerikane të zbatimit të ligjit. Ai do të burgosej 8 vjet gjatë viteve 1990, përpara se të arratisej prej andej në vitin 2001.

Por edhe kur ishte pas hekurave, karteli që ai drejtonte vazhdoi që ta zgjeronte ndikimin e tij. Në dekadën që pasoi pas arratisjes së tij, ai u ngrit deri në nivelin e “baronëve” historikë të drogës si Pablo Eskobar. Dhe në një moment, ai trafikonte gati çerekun e të gjitha drogave të paligjshme në botë.

Ndikimi i tij nisi të bjerë kur u arrestua sërish nga policia në vitin 2014. Edhe pse arriti q ëtë arratisej sërish, ai u kap shumë shpejt në vitin 2016. Që prej asaj kohe, ai vazhdon të vuajë dënimin në një burg në Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht kësaj, trashëgimia e tij është e pazakontë dhe ndoshta nuk do të zhduket asnjëherë.

Kjo sepse në kulmin e tij,karteli i Sinaloas transportonte më shumë se 1.8 ton kokainë në Çikago çdo muaj. Për këtë arsye, Guzman ishte krimineli i parë që u emërua “Armiku publik nr.1” në këtë qytet që nga koha e Al Kapones.

Gruaja e tij më e fundit ishte miss-i me origjinë amerikane Ema Koronel. Ata u takuan për herë të parë gjatë festës së ditëlindjes së saj të 17-të, pasi i ati ishte një nga ushtarët e kartelit të Guzman.Ai e dërgoi në SHBA për të lindur fëmijën e tyre, në mënyrë që të kishte një pikëmbështetje të re dhe të sigurt në vend.

Autoritetet u përpoqën që të ndalonin gruan e tij të hynte në SHBA, por në fakt nuk kishin asnjë akuzë zyrtare që të mund të ngrinin ndaj saj. Kështu, ajo ia doli të lindte fëmijën në SHBA, por emrin e babait e la bosh në certifikatën e lindjes.

Perandoria e drogës së Guzman përgjatë kulmit të lulëzimit të saj u zgjerua në 5 kontinente. Hoakin Guzman kishte një të dashur në burg, e cila ishte një ish-oficere policie. Zulema Hernandez kishte përfunduar në burg për ndihmën që u kishte dhënë trafikantëve të drogës. Në burh ajo u lidh me Guzman. Ajo u vra më vonë pas lirimit nga burgu.



LEXO EDHE:  Glen Siborg/ Kimisti që vërtetoi se çdo metal mund të shndërrohet në ar, por ka një problem...

LEXO EDHE:  Shqiptari vret me thikë një shtetas polak/ Shpallet në kërkim

Në arratisjen e parë nga burgu, El Çapo përdori 78 bashkëpunëtorë dhe dha në total një ryshfet prej rreth 2.5 milionë dollarësh. Ndërkohë gjatë arratisjes së dytë, përdori një motoçiklete pasi doli nga një tunel nëntokësor i hapur poshtë burgut.

Guzman ka qenë i njohur edhe për replikat e forta në rrjetet sociale me personazhe të njohura publike, përfshirë ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump. Në vitin 2015, Guzman iu drejtua duke i thënë: “Unë do të të bëj që t’i të përtypësh fjalët që ke thënë!”.

Në vitin 1993 pati një përpjekje për të vrarë El Çapon, kur atentatorët qëlluan me armë zjarri mbi një makinë që ata besonin se ishte e tija në një aeroport të Guadalajara. Shtatë persona gjetën vdekjen, por El Çapo nuk ishte aty.

Baroni i drogës ndërtoi një shtëpi të madhe për nënën e tij, Konsuelo Loera. Shumë kantautorë vendas janë frymëzuar nga jeta e tij duke krijuar tekste këngësh që tashmë janë bërë shumë të njohura. Por në vend se të kritikohet, jeta e tij është romantizuar në baladat Narcocorrido, një lloj muzike popullore në Meksikën Veriore.

Ai është quajtur edhe si “Osama bin Laden i trafikut të drogës” për shkak të metodave të tij të pamëshirshme, dhe aftësisë së tij për t’iu fshehur policisë. Gjatë qëndrimit në një burg meksikan gjatë viteve 1993-2001, Guzman furnizohej rregullisht me drogë, alkool dhe prostituta.

Karteli i Sinaloas i udhëhequr nga Guzman, ishte objektivi kryesor i SHBA-së. Para se të arrestohej herën e fundit, shpërblimi i vendosur nga qeveria amerikane ishte 5 milionë dollarë. Shumë nga të afërmit e El Çapos, përfshirë djalin, vëllain dhe nipin e tij, kanë punuar së bashku me të në trafikun e drogës dhe janë vrarë nga rivalët e tij.

El Çapo vlerësohet se është përgjegjës i ndërtimit të të paktën 62 tuneleve të kontrabandës që policia ka lokalizuar në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Aktori i njohur amerikan Shon Pen ishte i pari që e intervistoi El Çapon për revistën “Rolling Stone”. Intervista që u zhvillua në thellësi të xhunglës, u vlerësua si një ndihmë e madhe për autoritetet, pasi çoi shumë shpejt në arrestimin e baronit të drogës.

Guzman është martuar 4 herë, dhe është bërë e ditur se ai mbante kontakte me gruan e tij të parë deri në momentet para se të arrestohej herën e fundit. Ai u arrestua pa bërë rezistencë teksa përgatiste mëngjesin për gruan dhe dy vajzat e tij në një apartament të vogël. Në burg ai pati përherë shumë vizita.

Guzman vizitohej rregullisht nga avokatët, familjarë dhe bashkëpunëtorët, gjithsej 500 vizita. Ditëlindja e tij  mbetet ende e paqartë. Dokumentet zyrtare japin 2 variante 25 dhjetor 1954 dhe 4 prill 1957. El Çapo cilësohet si një hero popullor në disa pjesë të Meksikës, dhe imazhi i tij është stampuar nëpër bluza, statuja, madje edhe në maskat që përdoren gjatë festës së Halloweenit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://allthatsinteresting.com/joaquin-guzman-el-chapo-facts#31

LEXO TE PLOTE

Blog

Si do të jetë politika e jashtme e koalicionit të ri qeverisës në Gjermani?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

“Der Spiegel”

Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ekspertë nga 3 partitë e përfshira në bisedimet e koalicionit të ri qeverisës, janë takuar gjatë 10 ditëve të fundit në 22 grupe pune, për të përcaktuar politikat e “Koalicionit të Semaforëve”, të quajtur kështu për shkak të ngjyrave që lidhen me flamujt e të tria partive (E kuqe për SPD, e verdhë për FDP, dhe jeshile për Të Gjelbrit).

Ata duan që të mos rrjedhë asnjë informacion për mediat. Liderët e partive besojnë se kjo është mënyrë e vetme për të shmangur presionin publik, që mund të çojë përfundimisht në prishjen e bisedimeve. Gjithsesi është arritur të merret vesh, se palët janë ende shumë larg njëra-tjetrës për shumë çështje të diskutueshme.

Dhe nuk janë vetëm mosmarrëveshjet mbi përmbajtjen. Sidomos Të Gjelbrit, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çdo gjëje që vendoset me arrogancë në tryezë nga SPD, partia e cila fitoi në zgjedhjet 26 shtatorit. Ata nuk i besojnë as kancelarit të mundshëm të SPD, Olaf Sholc, as ekipit të tij të negociatorëve.

Dhe bisedimet e para të quajtura “eksploruese”, prireshin që ta zmadhonin këtë mosbesim. FDP doli nga negociatat paraprake, sikur kishte mbrojtur shumë nga pozicionet e veta, në një kohë që Të Gjelbrit u përballën me pyetjet se përse kishin sakrifikuar kaq shumë nga parimet e tyre.

Tani kjo parti nuk mund të lejojë një situatë të ngjashme, kur të vijë momenti i bisedimeve mbi marrëveshjen përfundimtare për qeverinë e koalicionit. Socialdemokratët duan që kjo e fundit të jetë e shkurtër, duke besuar se mjafton që të bihet dakord mbi parimet bazë.

Tek e fundit, pse duhet të jenë të nevojshme përcaktimet e detajuara midis aleatëve politikë? Të tria partitë duan në thelb të njëjtën gjë:përparim, modernizim dhe mbrojtjen e klimës. Por për Të Gjelbrit, gjithçka tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Ata janë të shqetësuar se sapo të marrë postin e kancelarit, Sholc do të ndjekë shembullin e Merkel në qeverisje, dhe kjo është arsyeja pse duan që dokumenti final të shpjegojë gjithçka, deri në detajet e fundit. Përndryshe, thonë ata, ekziston mundësia reale që të mashtrohen nga socialdemokratët.

Dhe kjo është e vërtetë edhe për politikën e jashtme. Për këtë të fundit u fol pak gjatë fushatës, dhe as “bisedimet eksploruese” nuk e prekën shumë. Por tani duhet qartësi në lidhje me çështjet më të rëndësishme:marrëdhëniet e Gjermanisë me SHBA-në, Kinën dhe Rusinë; mbi të ardhmen e NATO-s; profilin e ushtrisë gjermane jashtë shtetit; dhe rolin e Gjermanisë në botë.

Por mosmarrëveshjet nisën që mbi gjatësinë e tekstit të marrëveshjes. Socialdemokratët thonë se sidomos në lidhje me politikën e jashtme, nuk është e nevojshme që të kodifikohet çdo gjë e vogël. Çështja është të zhvillohet një qasje e përbashkët, një kornizë.

Gjatë fazës fillestare të negociatave, të Gjelbrit dhe FDP arritën të fusin një dispozitë që kërkonte një hetim parlamentar mbi dështimin dhe tërheqjen e Gjermanisë nga Afganistani, një kërkesë që shënjestronte direkt shefin e diplomacisë Heiko Mas. Ndërkohë, ministri i Jashtëm në detyrë, është shumë i përfshirë në diskutime, edhe pse kishte supozuar më herët do ta humbiste portofolin e politikës së jashtme.

Ai ndoshta shpreson që Ministria e Jashtme të mbetet në fundit në duart e SPD-së. Negociatorët e SPD-së, janë të interesuar për të siguruar vazhdimësinë e Merkel. Por të Gjelbrit dhe FDP, duan ndryshime të rëndësishme në qasjen e Gjermanisë ndaj vendeve autoritare si Kina dhe Rusia.

LEXO EDHE:  Vrasja në Mallakastër, dorëzohet autori

LEXO EDHE:  Greqia kërkoi shpjegim/ Rama u përgjigjet dhëmbë për dhëmbë për vrasjen e 35-vjeçarit

Bashkë-kryetarja e Partisë së Gjelbër, Analena Baerbok, këmbëngul që Gjermania të ketë një qasje më pak të butë ndaj Kinës. Një nga pikat më të ndjeshme të debatit, ka të bëjë me të ardhmen e armëve bërthamore amerikane të stacionuara aktualisht në Gjermani.



Si pjesë e parandalimit bërthamor të NATO-s, armët atomike amerikane ruhen në bazën ajrore “Fliegerhorst Büchel” në landin Rheinland-Pfalz. Në një situatë lufte, pilotëve gjermanë mund t’u kërkohet t’i fluturojnë drejt objektivave të tyre në avionët luftarakë Tornado, që i përkasin Forcave Ajrore Gjermane.

Por këta avionë janë shumë të vjetër, dhe shumë prej tyre duhet të zëvendësohen. Në fushatat e tyre elektorale, Të Gjelbrit dhe SPD-ja kërkuan një Gjermani pa armë bërthamore, ndërsa FDP nuk e përmendi këtë çështje në fushatë.

Pragmatistët si Sholc dhe Baerbok, këmbëngulin se çdo ndryshim në strategjinë e parandalimit bërthamor duhet të bëhet bashkë me të gjithë partnerët e aleancës. Por de fakto, kjo do të thotë refuzim i kërkesës për tërheqjen e armëve bërthamore nga Gjermania.

Por udhëheqësi i SPD-së, Rolf Mytzenish nuk është i përgatitur të heqë dorë nga kjo kërkesë.

Një anëtar i shquar i krahut të majtë të SPD-së, ai është kundër përfshirjes së Gjermanisë në ndarjen e arsenalit bërthamor. “Ne duam të kemi 4-5 vjet qetësi. Ndoshta  mund t’i largojmë armët nga vendi, mundësisht sa më shpejt që të jetë e mundur”- është shprehur ai.

Konflikti midis SPD dhe Të Gjelbërve, nisi që në ditën e parë të negociatave. Edhe aty fokusi i debatit ishte aleanca transatlantike. Negociatori i SPD-së, Nils Shmid, propozoi përdorimin e frazës “potencial parandalues” në lidhje me NATO-n. Por të Gjelbrit refuzuan, duke e cilësuar më shumë aleancën si një “forum dialogu”.

Ndërkaq, ekziston një çështje qendrore, e cila nuk do të mund të zgjidhet nga grupi i punës: çështja e buxhetit të mbrojtjes së Gjermanisë në të ardhmen. Të tria partitë janë të interesuara që ta pajisin në mënyrën e duhur ushtrinë gjermane, Bundeswehr.

Por ka të ngjarë që kjo të lihet në dorë të politikë-bërësve financiarë, që do ta përcaktojnë

se çfarë do të thotë saktësisht kjo. Në një dokument konfidencial të shpërndarë midis negociatorëve, departamenti i buxhetit i Ministrisë së Mbrojtjes ka propozuar krijimin e një “fondi të posaçëm të Bundeswehr”, në mënyrë që “Gjermania të arrijë objektivin prej 2 për qind, mbi të cili është rënë dakord në NATO”.

Palët kanë dallime sidomos mbi gazsjellësin rus “Nord Stream 2”. Si do të zgjidhen përfundimisht mosmarrëveshjet mbi politikën e jashtme? Një metodë veçanërisht e preferuar, është ajo e kalimit të pjesëve më të vështira tek liderët e partive, në mënyrë që të vendosin këta të fundit.

Volfgang Ishinger, kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, thotë se “negociatat e koalicionit do të prodhojnë disa formulime konsensuale”. Por ai pret që konfliktet e vërteta

të shpërthejnë vetëm pas bisedimeve.“Marrëveshja e koalicionit është sfida më e vogël. Problemet e vërteta do të fillojnë kur ata të nisin të qeverisin”- thotë Ishinger.

Përkthyer dhe përshtatur nga  CNA.al

https://www.spiegel.de/international/

LEXO TE PLOTE