Connect with Us

Video/ Dramë në Split, një rus kualifikon kroatët në Katar 2022

Sport

Video/ Dramë në Split, një rus kualifikon kroatët në Katar 2022

Publikuar

-

/

Kroacia bëhet skuadra e 5-të europiane që siguron biletën për në Botërorin Katar 2022, pas Gjermanisë, Danimarkës, Francës e Belgjikës.

Nënkampionët e botës vuajtën shumë në sfidën e fundit të grupit H ndaj Rusisë, që ishte edhe një sfidë direkte për vendin e parë, por në fund ia dolën të festonin pasi triumfuan 1-0 falë një autogoli të Kudryashov në minutën e 81-të. Rusia luante për dy rezultate në këtë sfidë ndërsa Kroacisë i duhej me çdo kusht fitorja për t’u kualifikuar direkt në Katar 2022.

Me një Rusi të vendosur të gjithën në mbrojtje ndeshja e zhvilluar në Split u luajt vetëm në një portë me Kroacinë që tentoi gjatë gjithë kohës për të gjetur avantazhin duke shpërdoruar pa fund me Perisic, Brozovic e Kramaric ndërsa për të ngritur në festë tifozët e pranishëm në stadiumin Poljud dhe për të çliruar të gjithë kroatët dhe trajnerin Zlatko Dalic mendoi një rus, pikërisht Kudryashov që devijoi në portën e tij një krosim në minutën e 81-të, duke u dhënë avantazhin kroatëve.

LEXO EDHE:  Rusia bllokon 640 kg sherbelë shqiptare në Shën Petërburg

Rusët u përpoqën të reagonin por pa rezultat edhe pse në minutat shtesë drithëruan kroatët me një goditje nga jashtë zone. Me këtë fitore Kroacia e mbylli grupin H në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, duke u kualifikuar direkt në Botëror ndërkohë që Rusia do të provojë të shkojë në Katar nëpërmjet fazës play-off. Në vendin e tretë të grupit H u rendit Sllovakia që fitoi thellë 0-6 në transfertën ndaj Maltës duke lënë ishullorët në vendin e fundit ndërkohë që Sllovenia mposhti 2-1 Qipron.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Novak Xhokoviç rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Publikuar

-

Tenisti serb, Novak Xhokoviç, nuk po gjen “paqe” në Australi. Pas refuzimit të vizës, tenisti tani rrezikon 3 vite për të mos shkelur më në atë shtet.

Ky është ligji që Ministri australian i Emigracionit motivoi duke thënë të veprohet në interesin publik për arsye shëndetësore. “Qeveria Morrison është e vendosur për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19” u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Rusia bllokon 640 kg sherbelë shqiptare në Shën Petërburg

LEXO EDHE:  Rusisë i intereson mosmbyllja e konflikteve në Ballkan, por nuk guxon të sfidojë hapur Perëndimin



Avokatët e Xhokoviç tani do të bëjnë një apel për sa i përket çështjes së vizës në Gjykatën Federale të Qarkut. Qëllimi është të merren dy urdhra. I pari është të shmang riatdhesimin. I dyti, më i ndërlikuar se i pari, është të urdhërojnë Ministrin e Emigracionit, t’i japë tenistit një vizë për të luajtur.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sfida me Laçin, Memelli: Do jetë një ndeshje e egër

Publikuar

-

Skënderbeu rikthehet të luajë në kampionat pas pauzës së festave. Ekipi korçar do të ketë përballë një kundërshtar të vështirë si Laçi. Në një konferencë për shtyp, trajneri Migen Memelli ka folur për gjendjen e ekipit, por dhe për merkaton.

“Kemi bërë nja dy afrime, të cilat i kemi parë të arsyeshme për të plotësuar vendet vakante ehe pse ngelen edhe 15 ditë nga përfundimi i merkatos. Gjithsesi besoj se do të plotësojmë një repart tjetër në mundësinë që të kemi një grup sa më të fort dhe të kemi alternativa në të gjitha repartet e fushës. Por skuadra është ndërtuar mirë që nga fillimi i sezonit dhe baza e lojtarëve është dhe do të jetë deri në fund të sezonit.”

Merkato

“Edhe pse është një periudhë që nuk sjell shumë cilësi, sepse skuadrat kërkojnë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në kontingjentin e tyre. Besoj që pritshmëritë do të jenë. Presim të mbyllim një marrëveshje tjetër në një repart që është më vakant dhe pastaj çdo gjë do të jetë e qartë për ne.  Bashkërisht me klubin do të plotësojmë vendet vakante, të cilat janë të domosdoshme. Janë 2-3 lojtarë me dëmtime dhe besoj se periudha kampionatit që mbetet, do të jetë një luftë e egër dhe mjaft e gjatë.”

LEXO EDHE:  FOTO/ Skandal pas kualifikimit, lojtarët serbë festojnë me simbole shoviniste

LEXO EDHE:  Sanksionet ndaj kompanive ruse/ Putin i kundërpërgjiet Ukrainës



Gjendja e ekipit

“Berisha dhe Vitija do të jenë jashtë, duke parë verdiktin e stafit mjekësor. Të gjithë lojtarët që do të aktivizohen nesër në fushë, kanë besimin tonë. Në këto 12 ditë përgatitje kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Shpresoj të bëjnë një performancë të mirë, si në javët e kaluara, por dhe të marrim rezultat në fund”

Përballja me Laçin

“Laçi është një skuadër shumë cilësore dhe ndër katër më të mirat në kampionatin tonë.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Shkëndija e Tetovës pranë akordit me Erald Çinarin

Publikuar

-

Merkato e dimrit ka nisur dhe skuadrat po hedhin “tentakulat” për të marrë lojtarë të vlefshëm për organikën e klubit. Shkëndija është ndër ato ekipe, e cila mesa duket është gati të bëjë një afrim të bujshëm.



Kampionët e Maqedonisë kërkojnë të bëjnë një goditje të madhe në sulm dhe Eraldo Çinari është opsioni i duhur.  Ish-futbollisti i Vllaznisë së Shkodrës dhe Partizanit të Tiranës sezonin e fundit ishte pjesë e Samsunsporit në Turqi, ndërsa duket se drejtuesit e Shkëndijës e kanë bindur të transferohet në Tetovë.

LEXO TE PLOTE