LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania

14 Nëntor 2021, 10:54, Kronika CNA
U ekzekutua me breshëri plumbash/ Mihasi kishte pak ditë që

Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në Astrit, mbrëmjen e kaluar.

Sipas Abc news, Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania.

Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti.

30 minuta para ngjarjes së rëndë, një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ?Audi?-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, pranë sheshit Nënë Tereza.

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë.

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si ?Dy rrathët? iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga