LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TIMS-i zbulon udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në Holandë

14 Nëntor 2021, 15:36, Politikë CNA
TIMS-i zbulon udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në

Në vitin 2018 Lulzim Basha ka takuar në Holandë 2 herë biznesmenin Klodian Zoto. Ky fakt bëhet i ditur qartësisht nga sistemi TIMS.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kohë kur koncesionet për menaxhimin e mbetjeve ishin dhënë, dhe Basha nuk i kishte sulmuar asnjëherë biznesmenët. Por sigurisht që i kishte në fokusin e gjobave të tij dhe po pritej momenti.

Sipas sistemit TIMS, Basha dhe Zoto kanë udhëtuar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë drejt Romës me destinacion final Holandën pikërisht aty ku Basha merr gjobat ndaj biznesit shqiptar, shkruan Mapo.

TIMS tregon se udhëtimi i Lulzim Bashës me Klodian Zoton mban datën 13.02.2018 me tranzit Romën dhe destinacion final kryeqytetin e Holandës, Amsterdam. Pas më shumë se 5 muajsh Lulzim Basha thërret sërish Klodian Zoton po në Holandë. Këtë herë udhëtimi i të dyve mban datën 27/08/2018.

Të dy kanë udhëtuar me tranzit Vjenën dhe destinacion final sërish Holandën, në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë.

Përse Klodian Zoto është detyruar të udhëtojë me Bashën në Hollandë? Çfarë i ka kërkuar Lulëzim Basha Klodian Zotos?

Duket se biseda mes të dyve nuk ka shkuar mirë.

Klodian Zoto nuk ka pranuar të paguajë gjobën e vënë nga Lulzim Basha duke u kthyer në Tiranë bashkë me refuzimin për të paguar gjobën edhe me betimin e Bashës se ai do të bëhej shënjestër e sulmeve të opozitës.

Dhe ashtu ndodhi.

Menjëherë pas udhëtimit të dytë në Gusht të vitit 2018 Lulzim Basha nis sulmet ndaj Klodian Zotos duke e bërë atë me akuzat e tij aksioner në tre kompani, gjë të cilën edhe vetë Basha e di që nuk është e vërtetë.

Megjithatë mungesa e një marrëveshje të papranuar nga Zoto e bëri Bashën që të krijonte një përrallë të tërë mbi këtë njeri.

Dy njerëzit që kanë marrë përsipër të flasin me gojën e Bashës janë Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilëve sot ju bëjmë një pyetje: A ka udhëtuar Basha familjarisht (përfshirë kunatin) me personat e tjerë që ai akuzon? Nëse po ku i ka takuar dhe për çfarë nuk ka rënë dakord?

Sa ka qenë gjoba që këta njerëz nuk kanë pranuar të paguajnë dhe sot për pasojë janë pjesë e linçimit dhe shpifjeve të Bashës?

Nëse Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku nuk përgjigjen, në ditët në vazhdim do i ndihmojmë ne, fillimisht nëpërmjet sistemit TIMS.

Dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton sipas TIMS

12.02.2017
Rinas ? Romë (tranzit) ? Amsterdam

27.08.2018
Tiranë ? Vjenë (tranzit) ? Amsterdam.

Lajmet e fundit nga