LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ SPAK kërkon arrest me burg për Artur Ballën dhe Bledar Lilon

14 Nëntor 2021, 08:09, Aktualitet CNA
Skema e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ SPAK kërkon arrest

SPAK ka kërkuar arrest me burg për Artur Balla dhe Bledar Lilon, të cilët janë bashkëpunëtorë në skemën e pastrimit të parave të grupit kriminal Cosa Nostra.

Balla dhe Lilo do të dalin sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Sipas Report Tv, Balla dhe Lilo kanë patur një rol aktiv për të ndihmuar Zummon dhe Petruzzellan.

Hetimi i nisur nga SPAK dhe në bashkëpunim me Antimafian italiane kanë zbardhur të gjithë skemën e pastrimit të parave të grupit kriminale Cosa Nostrën në bashkëpunim me 4 shtetas italianë.

SPAK ka fakte se skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin tjetër italian Fabio Petruzzella, të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin pastronin paratë përmes bizneseve të tij në Shqipëri në sektorin e naftës.

Bëhet fjalë për transaksione në shumën 18,399,941.50 Euro, që është sekuestruar nga SPAK./ CNA.al

Lajmet e fundit nga