Connect with Us

Shfryn ish-presidenti i Bayernit: PSG dhe City nuk fitojnë dot me para m*ti

BundesLiga

Shfryn ish-presidenti i Bayernit: PSG dhe City nuk fitojnë dot me para m*ti

Publikuar

-

Ish-presidenti i skuadrës së Bajernit, Uli Hënes, ka ironizuar klubet e mëdha si PSG-ja dhe Mançester Siti duke thënë se: “Është Al Khelaifi një Hënes i ri? Jo, nuk mendoj që është.

Nuk e di nëse ai e do futbollin. Ndryshimi mes tij dhe meje është se unë kam punuar fort për paratë e mia, ndërsa atij i janë dhuruar. Parisi dhe Siti kanë shpenzuar shumë por s’kanë fituar asgjë në Europë.

LEXO EDHE:  Drejtori socialist “sulmon” kryeministrin për Juven

Prandaj, sa herë luajmë kundër tyre dhe fitojmë, gëzimi është dyfish më i madh. Kjo tregon se ato paratë e mu***it nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk bën atë që bën me pasion dhe sipas traditës”, tha Hënes për mediat gjermane në lidhje me klubet milionere si Parisi dhe Mançester Siti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Dordmundi i ofron rinovimin Halandit, gati paga stratosferike

Publikuar

-

Nga

Erling Haland është një ndër emrat më të përfolur në merkaton e futbollistëve. Norvegjezi lakmohet nga klubet më të mëdha europiane, të çilat janë gati të bëjnë çmendurira për të siguruar shërbimet e tij. Për këtë arsye Dortmundi është duke negociuar rinovimin me sulmuesin.

Gjermanët nuk duan të humbasin yllin e tyre dhe po përgatisin një pagë faraonike. Sipas prestigjiozes ‘Bild’, klubi po mendon që ta bëjë Halandin lojtarin më të paguar në ekip. Verdhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 18 milionë euro në sezon, në mënyrë që ai të rinovojë.

LEXO EDHE:  “Nuk kemi para për të blerë Kai Havertz”, Rumenige: Kriza ka përfshirë edhe Bajernin

LEXO EDHE:  Gjermanët i “mbyllin derën” Realit/ Lewandowski nuk lëviz nga Bayern



Kjo do a bënte atë lojtarin më të paguar të ekipit, duke parakaluar kapitenin Marko Rojs dh Mat Humels, të cilët marrin nga 10 milionë në sezon secili. Tani është në dorë të Halandit, por dhe të menaxherit të tij, Mino Raiola, i cili njihet shpesh për operacione shumë të shtrenjta merkatoje.

21 vjeçari u transferua tek Dortmund nga Salsburg në janar të 2020, për 20 milionë euro. Impakti i sulmuesit ka qenë përtej pritshmërive. Me verdhezinjtë ai ka luajtur në total 69 ndeshje duke shënuar 70 gola.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Perisic nuk rinovon me Interin, do transferohet në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Ivan Perisiçit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kroati nuk e ka vendosur akoma klubin e tij të ardhshëm edhe pse largimi nga zikaltrit duket i sigurt.

Tek Interi duan t’i propozojnë një kontratë me shkurtim rroge, por mbrojtësi nuk duket i interesuar për të zgjatur bashkëpunimin me kampionët e Italisë.



Pas paraqitjeve të shkëlqyera të Perisiçit, drejtuesit po e konsiderojnë rinovimin, pavarësisht moshës së tij 32-vjeçare. Pikërisht edhe për këtë motiv, “Ivani i Tmerrshëm” nuk dëshiron që të qëndrojë më në Itali.

LEXO EDHE:  Drejtori socialist “sulmon” kryeministrin për Juven

LEXO EDHE:  Hera e parë që ndodh, Dordmund-Bayern luhet sot pa tifozë

Sipas “Corriere dello Sport”, vullneti i lojtarit është që të kthehet në Gjermani dhe ta përfundojë aty karrierën e tij. Mesfushori ka pasur një aventurë 6-vjeçare në Gjermani, ku ka veshur fanellën e Bajernit, Volfsburgut dhe Dortmundit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Nuk ka bërë ende vaksinën, Bayerni mund t’i presë rrogën Kimishit

Publikuar

-

Nga

Lojtarët e pavaksinuar mund ta paguajnë shtrenjtë qëndrimin në karantinë dhe një prej tyre është ylli gjerman, Kimish, që nuk është vaksinuar ende. Bajernin e Mynihut e lejon ligji që ka hyrë më datë 1 nëntor në fuqi, që të mos paguajë lojtarët që nuk janë vaksinuar dhe infektohen ose detyrohen të hyjnë në karantinë për motive të ndryshme.

Eksperti i ligjit, Joakim Rain, është i bindur për faktin se klubi i ka të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. “Klubet kanë të drejtë që të mos paguajnë asnjë lojtar ose pjesëtar të skuadrës nëse këta të fundit nuk vaksinohen.

LEXO EDHE:  “Nuk kemi para për të blerë Kai Havertz”, Rumenige: Kriza ka përfshirë edhe Bajernin

LEXO EDHE:  “Champions League”/ Bajern – Shaktar, dështimi nuk mendohet  (Formacioni)



Gjykata do ta lejonte këtë gjë nëse, sipas tyre, klubi nuk i ka detyruar ata që të vaksinohen. Kjo, pasi është e ndaluar me ligj që institucionet të detyrojnë punonjësit për t’u vaksinuar”.

Kjo mund ta detyrojë Kimishin që të vaksinohet dhe t’u japë fund debateve për këtë çështje. Bajerni do të ishte më i qetë nëse lojtari nuk do ta detyronte klubin të vepronte ligjërisht duke i mohuar atij rrogën në kohën kur ndodhet të karantinë.

LEXO TE PLOTE