Connect with Us

Serbia fiton në Portugali dhe kualifikohet në Botëror, Ronaldo shpërthen në lot

Sport

Serbia fiton në Portugali dhe kualifikohet në Botëror, Ronaldo shpërthen në lot

Publikuar

-

/

E pabesueshmja ndodhi! Serbia ka fituar sonte në Portugali duke marrë një fitore në minutat e fundit që vlen aksesin në Kupën e Botës në Katar 2022. Një sukses që ka ardhur me përmbysje, pasi rezultati u zhbllokua që në fillim me anë të Sanches pas 2 minutash lojë.

Por, me kalimin e minutave, Serbia rriti lojën dhe presingun, aq sa Vlahovic gjeti shtyllën dhe më pas ishte Tadic ai që shënoi.

Në pjesën e dytë, Serbia tentoi sërish dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt arriti që të dërgonte topin në rrjetë me Mitrovic, senatori i përjetshëm i Serbisë, me kokë, duke mposhtur Rui Patricio.

LEXO EDHE:  Tomor Alizoti: Rama analfabet në politikën e jashtme, Serbia ka fituar diplomatikisht

Cristiano Ronaldo gati në lot, Serbia feston dhe siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës si e para e grupit. Tani, Portugalia do të duhet të kalojë përmes playoff. Ndeshje për t’u harruar për Ronaldon…

Rezultatet në ndeshjet e tjera:

GRUPI A

LUKSEMBURG-IRLANDË 0-3
67′ Dafi, 75′ Ogbene, 88′ Robinson

PORTUGALI-SERBI 1-2
2′ R. Sançez / 33′ Tadiç, 90′ Mitroviç

GRUPI B

GREQI-KOSOVË 1-1
44′ Masuras / 76′ Rrahmani

SPANJË-SUEDI 1-0
86′ Morata

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Moviola/ Arbitri favorizoi Juventusin, mungon një penallti për Romën

Publikuar

-

Nuk mund të mbyllej pa polemika edhe supersfida Roma-Juventus. Ndeshjes që “Zonja e Vjetër” fitoi falë një përmbysjeje të çmendur në shtatë minuta, La Gazzetta dello Sport i ka dedikuar një shkrim edhe gjykimit të arbitrit.

Episodi më i kontestuar nga Roma vjen nga minuta e 14 kur pati një prekje të topit me dorë nga De Ligt. Topi shkoi fillimisht në trupin e mbrojtësit holandez dhe më pas në dorë. Si rrjedhojë arbitri vendosi të mos akordonte 11-metërsh.

Vendim i gabuar ky sipas prestigjiozes italiane që e konsideron penalltinë shumë të dukshme. Gabim për gjyqtarin kryesor të ndeshjes Massa-n dhe Di Paolo që qëndron në dhomën VAR.

LEXO EDHE:  Serbia: Nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Katalonjës

LEXO EDHE:  Sondazhet/ Kosova nuk është më kryesorja për serbët



Ndërkohë, vendim i drejtë për penalltinë e akorduar dhe të kuqin e De Ligt në minutën e 81. Vendim i drejtë edhe në fundin e ndeshjes kur ndërhyrja e Szczesny rrëzoi në tokë Abraham, por portieri polak preku pastër topin.

Kështu, La Gazzetta dello Sport thotë se mungon një penallti për Romën. Një vendim ky që mund t’i jepte një tjetër rrjedhë lojës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana godet në merkato, bardheblutë prezantojnë sulmuesin brazilian

Publikuar

-

Tirana ka zyrtarizuar Devid De Silva. Sulmuesi 25 vjeçar ka mbërritur në Shqipëri dhe ka kaluar testet mjekësore, për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Shehi.

Ish-sulmuesi i Kastriotit sezonin e shkuar, Devid ka prishur kontratën me klubin portugez të Covilha dhe ka firmosur me kryesuesit e Superligës në Shqipëri.

Rikthim pas gjashtë muajsh në futbollin shqiptar për brazilianin, që do zëvendësojë Ngoo e dëmtuar në gjurin e majtë.

LEXO EDHE:  “Taksa është vendim politik”/ Serbia: S’ka dialog me Kosovën  

LEXO EDHE:  Serbia: Nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Katalonjës



Njofitmi:

Mirësevjen Devid De Silva! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shkëlqeu me Partizanin, Labinot Ibrahimi gjen skuadër të re në Superligë

Publikuar

-

Labinot Ibrahimi do vijojë karrierën te Malisheva në Superligën e Kosovës. Mbrojtësi për gjashtë sezone ishte pjesë e Partizanit në Superligë, duke lënë gjurmë në fushë për të fituar edhe dashurinë e tifozëve.

35 vjeçari pas aventurës te Prishtina dhe Arbëria ka zgjedhur të vijojë karrierën te Malisheva. Trajneri Arsim Thaqi i di cilësitë e Ibrahimit, teksa mbrojtja është blinduar me afrimin e tij.

LEXO EDHE:  “Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

LEXO EDHE:  Serbia: Nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Katalonjës



Veç Ibrahimit, Malisheva duket se ka gjetur akordin edhe me Behar Maliqin, Xhevdet Shabanin dhe Fidan Gërbeshin. Skuadra mban vendin e shtatë në Superligën e Kosovës me 19 pikë.

LEXO TE PLOTE