Connect with Us

REZULTATET/ LDK e PDK fitojnë nga 5 komuna, LVV siguron 4 fitore

Kosova & Rajoni

REZULTATET/ LDK e PDK fitojnë nga 5 komuna, LVV siguron 4 fitore

Publikuar

-

/

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katër komunat më të mëdha në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur një fitore të madhe duke marrë drejtimin e Prishtinës me kandidatin, Përparim Rama.

Në përfundim të numërimit të votave, kandidati i LDK, Përparim Rama mori 51.07% kurse Arben Vitia 48,93%.

LVV ka arritur të fitojë Komunë e Gjilanit, ku Alban Hyseni mori 5.12% përballë kandidatit të LDK, Lutfi Haziri që mori 48.88%.

Në Prizren ka arritur të fitojë kandidati i PDK-së, Shaqir Tozaj me 51.01% përballë kandidatit të LVV, Mytaher Haskuka me 48.99%.

Komunën e Gjakovës ka arritur ta fitojë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini me 56.06% përballë Mimoza Kusari Lila me 43.94%.

LEXO EDHE:  Tragjedi në familjen kosovare/ Humbin jetën tre anëtarë, dyshohet se u helmuan në Shqipëri

Në total në garën në balotazh, PDK ka fituar 5 komuna, LDK po aq, LVV me katër komuna, AAK tre komuna, kurse nga një komunë kanë fituar Nisma, Lista Serbe, KDPT (parti e minoritetit turk) dhe një kandidat i pavarur.

Përveç Prishtinës, LDK arriti të fitonte Istogun, Vitinë, Junikun dhe Fushë Kosovën.

PDK ka fituar Prizrenin, Dragashin, Vushtrinë, Kaçanikun dhe Gllogovcin.

Përveç Gjilanit, LVV ka fituar Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.

Kurse AAK mori fitore në Gjakovë, Rahovec dhe Klinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Erdogan dhe Vuçiç ndakortësohen për të ndërmjetësuar bisedimet për krizën në Bosnje

Publikuar

-

Nga

Pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan priti homologun serb, Aleksandër Vuçiç me të cilin u dakordësua për ndërmjetësimin e bisedimeve në Bosnje.

Në një konferencë shtyp me Vuçiç, Erdogan tha se serbët, kroatët dhe boshnjakët, duhet të përmbahen nga hapa që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.

“Pas zgjedhjeve të Serbisë, ne duam të bëjmë bashkë liderët e tri grupeve dhe të kemi takim me ta. Përmes këtij takimi, le të marrim hapa për të siguruar integritetin territorial të Bosnjës”, ka thënë ai

LEXO EDHE:  Lulzim Basha i rikthehet parimit “një anëtar një votë”/ Besimin dua ta ngre në një nivel të panjohur

LEXO EDHE:  Arritja e marrëveshjes/ Këlliçi Ramës: Ti ‘këputën’ duart e pista nga kufijtë e Kosovës



Sipas Europa e Lirë, Kriza në Bosnje është përshkallëzuar pasi ligjvënësit nacionalistë serbë kanë miratuar një mocion vitin e kaluar për t’u larguar nga forcat e armatosura të shtetit, sistemi i taksave dhe fusha e gjyqësorit, hap që është mbështetur nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Turqia, e ka cilësuar këtë vendim si të gabuar dhe të rrezikshëm dhe ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit të krizës, e cila ka rritur shqetësimet për konflikt etnik në Bosnje-Hercegovinë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e pandemisë/ Rreth 400 fëmijë e të rinj të infektuar me Covid në dy ditë

Publikuar

-

Nga

Në dy ditët e fundit në Kosovë, 27 për qind e të infektuarve me koronavirus kanë qenë fëmijë dhe të rinj të moshës 0-19 vjeç.

Nga shifra totale e të infektuarve më 17 dhe 18 janar – që ka qenë 1,448 – 65 kanë qenë fëmijë të moshës 0-9 vjeç, ndërsa 317 fëmijë dhe të rinj të moshës 10-19 vjeç.

Brikena Hoxha është nënë e dy fëmijëve që u infektuan rreth dy javë më parë.

Njëri 6 muajsh dhe tjetri 8 vjeç shfaqën fillimisht simptoma të lehta të sëmundjes: temperaturë dhe jorehati.

Brikena thotë se trajtimin për ta e kërkuan në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pasi ordinancat private nuk i pranuan, me arsyetimin se “nuk kishin terminë të lirë”.

“Aty kanë qenë dy mjekë, të cilët e kanë kontrolluar djalin e madh dhe më kanë thënë se po dëgjojnë një zhurmë në mushkëri. Vetëm kaq, jo më shumë”.

“Pastaj, e kemi dërguar në një laborator privat dhe i kemi bërë rëntgen [incizim], ku ka rezultuar se djali i madh ka fituar broncho-pneumoni në mushkëri”, rrëfen Brikena.

Foshnja e saj e ka kaluar infektimin me simptoma të lehta, ndërsa 8-vjeçari është trajtuar me antibiotikë në shtëpi.

Brikena thotë se nuk ka ide se ku mund të jenë infektuar – ajo, babai i fëmijëve dhe dadoja që kujdeset për ta, kanë qenë negativë.

Fëmijët tani e kanë rimarrë veten, por Brikena kujton stresin e përjetuar:

“Frika që ka nxitur COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] ka bërë që tepër vështirë ta përballojmë situatën”.

“Nëse do të jetonim në një periudhë të zakonshme, për simptomat që i kanë shfaqur fëmijët fillimisht, ndoshta nuk do t’i dërgonim fare te mjeku. Por, fakti që e kemi ditur se është COVID-19…”, rrëfen Brikena.

Kosova regjistron një viktimë dhe 720 raste me koronavirus

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka parë rritje në janar. Në krahasim me pjesën më të madhe të dhjetorit, kur numrat e të infektuarve kanë qenë njëshifrorë, këtë muaj ka pasur ditë me mbi 700 raste të reja të të infektuarve.

Sipas autoriteteve shëndetësore, varianti Omicron i koronavirusit duket se ka marrë hov.

Ky variant është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut, në muajin nëntor, dhe që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë variant shqetësues, duke konstatuar se përhapet më shpejt.

Pse ende duhet të tentoni t’i shmangeni Omicronit?

Që nga shpërthimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, fëmijët kanë pasur shumë më pak gjasa se të rriturit që të sëmuren rëndë nga koronavirusi.

Por, në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, autoritetet shëndetësore thonë se varianti Omicron ka shkaktuar shifra rekorde të fëmijëve të hospitalizuar.

LEXO EDHE:  Mundësi të reja punësimi/ Kandidatja e PS-së tregon projektet për Korçën

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë



Sipas mjekëve, këtë gjendje e ka shkaktuar përhapja e shpejtë dhe jo ashpërsimi i infeksionit.

Katër fëmijë të shtrirë në spital

Në Kosovë, autoritetet shëndetësore thonë se, brenda një dite, deri në 15 fëmijë të prekur me koronavrius kërkojnë mjekim në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja klinike e tyre është kryesisht e lehtë dhe se ata lirohen për trajtim në shtëpi.

Aktualisht, katër fëmijë me gjendje më të rëndë të sëmundjes janë të shtrirë në spital.

Ata u takojnë moshave nga 1 deri në 12 vjeç.

Klinika e Pediatrisë në Prishtinë (fotografi arkivi).

Simptomat që manifestojnë fëmijët e prekur me koronavirus, sipas mjekëve, janë të lehta: temperaturë, kollë dhe rrjedhje hundësh. Trajtimi i tyre kryesisht bëhet me ilaçe për zbritje të temperaturës, shurupe për kollitje, lëngje, pemë, perime dhe vitamina.

“Në rastet kur fëmija ka simptoma më të rënda të sëmundjes, bëhen analiza laboratorike dhe shikohet situata e tyre. Pastaj, varësisht nga gjendja klinike dhe analizat laboratorike, përshkruhet terapia”, thotë Grajçevci.

Ajo thekson se numri i fëmijëve me koronavirus është rritur ditëve të fundit, pasi që, javë më parë, thotë se nuk ka pasur asnjë rast nga fëmijët që ka kërkuar mjekim.

Kjo situatë ka bërë që disa shkolla fillore në Kosovë apo klasa të shkollave të kalojnë këtë javë në mësim online.

Një prej tyre është shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Drejtoresha Mimoza Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë se shkolla ka kaluar online pas infektimit me koronavirus të nëntë arsimtarëve dhe mbi 50 nxënësve.

Rritja e rasteve çon një shkollë në Prishtinë në mësim online

Beiqi: COVID-19 në drejtim të një gripi sezonal

Pediatri Ramush Beiqi, i cili punon në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se pasqyra klinike e fëmijëve me COVID-19 është e lehtë dhe, në bazë të simptomave, “po shkon në drejtimin e një infeksioni viral, apo gripi sezonal”.

“Pasqyra klinike e fëmijëve të prekur me COVID-19 është plotësisht e ngjashme me gripin sezonal që kishim në muajt nëntor dhe dhjetor. Numri i fëmijëve të prekur me COVID-19 mund të jetë edhe më i madh sesa i atyre që janë detektuar”, thotë ai.

Beiqi u sugjeron prindërve që ta marrin me qetësi infektimin e fëmijëve dhe t’i izolojnë për 10 ditë.

Shpërndarja e barabartë e vaksinave “duhet t’i japë fund pandemisë”

Në Kosovë, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur në mars të vitit të kaluar dhe, deri më tash, janë vaksinuar plotësisht mbi 44 për qind e qytetarëve.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë për numrin e fëmijëve të vaksinuar, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrihet marrëveshja/ Bullgaria nuk do ta kontestojë emrin “Maqedoni e Veriut”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestojë emrin e shkurtër “Maqedoni e Veriut”, raporton Alsat.

“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njësoj sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski.

Kreu i qeverisë që mori dje votëbesimin në Parlament thekson se kjo paraqet një kapitull të ri për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Luftë pushtetarëve të inkriminuar/Ndryshe nuk ka drejtësi

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë



“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar njëherit dhe mbledhjen e dy qeverive e cila do të realizohet më 25 janar.

“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.

LEXO TE PLOTE