Connect with Us

Për dy vaksina!/ Majlinda Bregu rrëfen eksperiencën e vështirë me prindërit e saj

Aktualitet

Për dy vaksina!/ Majlinda Bregu rrëfen eksperiencën e vështirë me prindërit e saj

Publikuar

-

/

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal , ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku rrëfen eksperiencën e vështirë me prindërit e saj, të infektuar nga Covid.

Duke bërë apel për vaksinimin, ajo shkruan se prindërit e saj nuk ishin vaksinuar nga frika se mos vaksinat ju shkaktonin komplikacione, ndërsa tashmë kanë 25 ditë që po luftojnë me virusin.

Për dy vaksina!

Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm.

Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.

Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

LEXO EDHE:  Meta takon Bregun/ Ja çfarë sjell suksesi i saj

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur.

Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit Blerim Arapi dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë

Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, nē spital përfundoi Babi.

I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur…

Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

‘Bandit i karamelizuar”/ Manjani ‘degjeneron’ Bashën: Me surratin tënd demokratët fshijnë …

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për protestën e sotme ku kryetari i shkarkuar Lulzim Basha dhunoi demokratë me mercenarët e tij.

Më herët Basha doli dhe në media, ku tha se sot Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë.

Me tone të forta Manjani e quan Bashën bandit I karamelizuar, palace  dhe hajvan që mendon se do të rrijë në politikë me mercenarë.

“Berisha 77 vjeç mund të jetë afër fundit të tij politik dhe s’është ndonjë çudi e panatyrshme. Por sigurisht jo për arsyet që thotë ky banditi i karamelizuar.

Ama një gjë është e qartë kristal, se me kët palaço bandit dhe me PD fallco të tij, jo shpresë që ska, por as bythen se fshin njeri me fletët e votimit ku mund t’i shfaqet surrati.

Ta provojë të dalë e të lypë vota, për më parë të gjejë vrimën e mizës!



LEXO EDHE:  Për t’u bërë kryeministër nuk mjafton dëshira/ Bregu thumbon Bashën?

LEXO EDHE:  Intervista e plot e Majlinda Bregut/ Hapja e negociatave, Rama dhe opozita

Ptu!

Palaco!

Ça kujton ky hajvan se do rrijë në politikë me mercenarë?!

Apo do e mbajë Ed Rama me vota e pare gjith jetën?!

Bah çfarë neverie!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës

Publikuar

-

Nga

Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekomanduar se nuk është e nevojshme dhënia e një doze të katërt të vaksinës kundër COVID-19 për banorët e shtëpive të të moshuarve dhe njerëzve mbi 80 vjeç. Ky rekomandim del pasi të dhënat tregojnë se një injeksion i tretë ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër shtrimit në spital.

Për personat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90 për qind tre muaj pas dozës së tretë, sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

Si rezultat, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin të premten më 7 janar, këshilloi qeverinë se nuk kishte nevojë të ofronte një dozë të katërt për njerëzit e cenueshëm në këtë kohë.

Në vend të kësaj, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e një doze të tretë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të rritur mbrojtjen kundër variantit shumë të transmetueshëm të Omicron.

LEXO EDHE:  Për t’u bërë kryeministër nuk mjafton dëshira/ Bregu thumbon Bashën?

LEXO EDHE:  Intervista e plot e Majlinda Bregut/ Hapja e negociatave, Rama dhe opozita



Mbretëria e Bashkuar ka nisur prej kohësh një program për të ofruar doza përforcuese për të rriturit në të gjithë vendin pasi hulumtimi tregoi se dy doza nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga varianti Omicron. Ky variant ka nxitur një rritje të infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale.

OBSH: Omicron nuk duhet të kategorizohet “i butë”

Numri i njerëzve të infektuar që kishin nevojë për tu shtrirë në spital, u dyfishua të enjten e kaluar në Mbretëri të Bashkuar.

Shtimi i rasteve të sëmundjes së rëndë, sfidoi spitalet pasi një numër i madh i stafit në Mbretëri të Bashkuar, mungonte në punë për arsye që lidheshin me infeksionet me COVID-19./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

“20 të ndaluar nga policia”/ Noka: I prishën terezinë pengut të Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për mediat është shprehur se janë ndaluar 20 persona nga protesta e ditës së sotme, demokratë të cilët protestuan për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Noka tha se mbi ta rëndojnë 6 akuza vetëm për asryen se i kanë prishur terezinë pengut të Ramës, duke iu referuar kështu kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.



Ndër të tjera Noka shtoi se banditët ndodhen brenda selisë ndërsa demokratët e lirë janë nëpër komisariate.

Edi Rama sot tregoi se është kryetar i opozitës. Janë rreth 20 të ndaluar nga dita e sotme sepse hapën dyert e selisë. Dyer dhe dritaret që i kishin mbyllur dhe  i hapën. I bëj thirrje të ndalojmë këto lojëra. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Do të ketë një opozitë që duhet të përfaqësojë demokratët. Pengun Rama ta marrë në Surrel. Sot ata demokratë që janë të mbyllur atje brenda kanë 6 akuza mbi kurriz. Pse? Se i prishën terezinë pengut të Ramës. Kemi parë gjyqe e arrestime të vrasësve por kurrsesi 6 akuza. Ku e katandisi PD-në pengu i Ramës. Regjimi sot tregoi fytyrën e tij. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun dhe gardistët. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk arreston bandat brenda selisë? Nuk do t’ia dalin. Të jenë të sigurtë që asgjë nuk do ta ndalë për të kthyer nga bunker në shtëpi lirie”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE