“Mos hidh shashka, jep dorëheqjen”/ Demokratët i “nxjerrin bojën” Bashës, tregojnë provat e korrupsionit  

14 Nëntor 2021, 10:44, Politikë CNA
“Mos hidh shashka, jep dorëheqjen”/ Demokratët i

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zgjuar sot, duke iu rikthyer Vettingut në politikë.

Në një postim në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm, Basha shkruan se që vendi të mos jetë i pari në Evropë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe i dyti në botë për rryshfetin, është i nevojshëm vettingu i politikanëve.

?Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.?-shkruan Basha.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë ?shpërthyer? në komente, duke I kërkuar Bashës të mos hedhë shashka kot, por të japë dorëheqjen.

Një qytetar shkruan se tenderat që marrin familjarët e tij tregojnë provën e korrupsionit dhe bashkëpunimit të tij me kryeministrin Rama.

?Z. Basha! PD ka nevoje për dorëheqjen tënde që bashkëpunon me Ramën (quhesh i korruptuar). Prova po të sjell tenderat që fitojnë familjarët e deputetëve të PD, jo pak edhe ti (kunati). Nuk ka veting politik, por rrëzim dhe dërgim para drejtësisë e qeverisë &CO! Dorëhiqu!?-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan ?Që të besojmë ty se vërtetë jeni për vetting në politikë, ju duhet të kishit dhënë dorëheqje deri tani për shkak të situatës së krijuar në PD, Lul mos hidh shashka pa lidhje në ajër?.

Gjithashtu një tjetër shkruan ?Filloje nga vetja Luli si i bërë 1-milion euro si kamarier kur dihet që ajo punë kudo është më pak e paguara dhe kundërshtari yt si i bëri kështjellat një në Surrel dhe Dhërmi si emigrant? Mos na fyeni atë pak intiligjencë që kemi se për vota nuk të ndaheni ju?.

Po ashtu një qytetar shkruan ?E çfarë të presim nga ti ? Je bërë ekspert i humbjeve . Largohu, demokratët nuk të mbështesin më?.

Më poshtë disa nga komentet:/CNA.al

Lajmet e fundit nga