Connect with Us

Mister vdekja e saj/ Trupi i pajetë i efektives gjendet pranë varrezave

Kosova & Rajoni

Mister vdekja e saj/ Trupi i pajetë i efektives gjendet pranë varrezave

Publikuar

-

/

Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Gjilan, pranë varrezave të qytetit. Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një efektive policie.

Ende mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet policore.  Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

LEXO EDHE:  Me kanabis me vete/ Arrestohen dy shtetas kosovarë në Kukës

 “Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. 

Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Hashani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rekord infektimesh me Covid në Kosovë/ Regjistrohen rreth 4 mijë raste të reja, rritet dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 27 janar.

Rastet e reja dolën pas testimit të 15,268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 617 pacientë.

Në Kosovë, aktualisht janë 28,751 raste aktive me koronavirus.

LEXO EDHE:  Fluturimi i Ryanair-it devijon në Berlin për shkak të “kërcënimit potencial”

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë zjarri/ Arrestohet 18 vjeçari



Koronavirusi cenon fëmijët e pavaksinuar

Gjatë këtyre 24 orëve, autoritetet shëndetësore kanë dhënë edhe 4,623 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803,638 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto+video/ Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Athinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën, mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm në Avenue Syggrou 3 ndodhi pak pas orës 06:00 dhe sinjalizoi alarmin në zonë, por krijoi edhe një skenë “lufte”.

Tashmë kanë nisur edhe hetimet për shkakun e shpërthimit ndërsa nga vlerësimet fillestare duket se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

LEXO EDHE:  Shpërthimi i pikës së karburantit/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Punonjësit e Transportit Publik protestë para MIE/ Shpërndahen nga policia

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një 78-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një operacioni.



I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe foto dhe video, që tregojnë pasojat katastrofale të shpërthimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia pa vullnet për marrëveshjen finale

Publikuar

-

Nga

Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngërç, pasi palët nuk po vendosin të nisin bisedimet, dhe as datë të përcaktuar për takimin e radhës nuk ka.

Njohës të fushës në Kosovë thonë se për shkak të zgjedhjeve të prillit në Serbi, nuk do të këtë asgjë konkrete.

“Para zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë asnjë progres. Kjo periudhë më shumë duhet të përdorët që institucionet e Kosovës të flasin me aleatët tanë në ShBA dhe BE për t’i bindur për këtë qasje të re dhe frymë të re në kuadër të që qeveria e re insiston. Unë besoj se këto muaj nuk duhet humbur që institucionet e Kosovës të bindin partnerët tanë për nevojën e ndryshimit të dialogut. Deri tani e shohim se ekziston një hendek mes qasjes së institucioneve të reja në Kosovë dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, pasi ata po insistojnë që të vazhdohet rrjedhja dhe dinamika e dialogut siç ka qenë deri më tani”, shprehet Demush Shasha – drejtori i Institutit Epik.

“Serbia do të kalojë një proces zgjedhor në muajin prill dhe nuk pritet ndonjë zhvillim i menjëhershëm derisa të përfundojë procesi zgjedhor atje. Megjithatë pjesa e dytë e vitit nga muaji maj e tutje, mund të priten zhvillime të reja dhe dinamika të reja sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi…Kemi pa se kur ka procese zgjedhore në Kosovë dhe Serbi, dialogu pezullohet për një kohë. Ndërmjetësi i jep kohë atij shteti që të përfundojë procesin zgjedhor, pastaj edhe të vazhdon me diskutimet në dialog. Kjo bëhet në mënyrë që kjo temë mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhje, apo mos të ketë ndonjë ndikim në këto procese”, thotë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen mbi 50 kg drogë në Portin e Durrësit/ Zbulohet vendi ku ishte fshehur

LEXO EDHE:  Me kanabis me vete/ Arrestohen dy shtetas kosovarë në Kukës



Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut thotë se ekziston mundësia për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Paris, madje ai shton se në Kosovë shumë shpejtë mund të vijnë për vizitë, përfaqësuesi special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.

“Mendoj se do të kemi një qasje të re, por kemi një ngërç momentalisht në dialog, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kemi mes të palëve. Po ashtu e kemi problemin se Serbia tashmë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve në gjitha niveleve dhe do të jetë problem ndonjë takim i mundshëm. Ani pse po flitet kohëve të fundit se mund të ketë një takim në Paris, por kjo nuk është e konfirmuar dhe pres që dialogu të vazhdojë pas muajit prill”, shprehet Raci.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi shkaktoi tensione mes dy vendeve. Që nga viti I kaluar mes dy vendeve nuk ka pasur progres në procesin e bisedimeve./euronews

LEXO TE PLOTE