LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LDK fiton Prishtinën/ Arben Vitia pranon humbjen

14 Nëntor 2021, 20:30, Kosova & Bota CNA
LDK fiton Prishtinën/ Arben Vitia pranon humbjen

Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave në Komunën e Prishtinës, kandidati i LDK-së Përparim Rama kryeson me një diferencë prej më shumë se 1200 vota.

Rama ka marrë 50.87% kurse kandidati i LVV, Arben Vitia siguroi 49.13%, duke pasur një garë shumë të ngushtë.

Para përfundimit të numërimit, kandidati i LDK shpalli fitoren duke deklaruar para qytetarëve se do të mbajë të gjitha premtimet e dhëna në fushatë.

?Nuk mundem me i përshkru me fjalë emocionet e kësaj fitore. Falënderoj të gjithë LDK dhe kryetarin e guximshëm Lumir Abdixhiku. Kjo është fitore e zhvillimit. Zotohem që do të jem kryetar i të gjithëve, ju që jetoni këtu, punoni këtu, që vini e që do të ktheheni?, tha ai.

Pak minuta më pas kandidati i LVV, Arben Vitia pranoi humbjen duke thënë se Prishtina ka një kryetar të ri.

Lajmet e fundit nga