Connect with Us

Klaus Gjasula, rekordmeni i kombëtares shqiptare në këto eleminatore të Botërorit

Kombëtare

Klaus Gjasula, rekordmeni i kombëtares shqiptare në këto eleminatore të Botërorit

Publikuar

-

/

Klaus Gjasula ka hequr helmetën e tij karakteristike në këtë edicion, por kjo nuk ka ndryshuar paraqitjet e tij në fushën e lojës e për më tepër rregullsinë e pabesueshme me të cilën ndëshkohet me kartonë të verdhë. Jo vetëm me klubin e tij, por edhe me përfaqësuesen shqiptare.

Mesfushori kuqezi, do të humbasë ndeshjen e fundit në grup ndaj Andorrës, pasi u ndëshkua me të verdhë ndaj Anglisë, duke vendosur një rekord të paarritshëm ndoshta për këdo tjetër me fanellën kuqezi. Ai ka luajtur 6 nga 9 ndeshjet e deritanishme të kuqezinjve dhe në të 6 këto sfida, është ndëshkuar me karton të verdhë.

Kështu ai kryeson listën e lojtarëve që kanë marrë më shumë kartonë të verdhë në këto eliminatore të Botërorit, edhe pse duhet theksuar se është i 23-ti në klasifikim për sa u përket faulleve të kryer, vetëm 14 të tillë.

LEXO EDHE:  Çudia në Korçë/ Drejtori i taksave bllokon ndeshjet e kombëtares

Një mesatare e jashtëzakonshme ndëshkimi për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, i cili në fakt është ndëshkuar me të verdhë në 7 ndeshjet ë fundit në të cilat ka zbritur në fushë. Në total, Gjasula ka parë kartonin e verdhë në 10 nga 15 ndeshjet që ka luajtur me përfaqësuesen shqiptare, duke bërë mesataren e tij prej 0,66 kartonësh të verdhë për ndeshje, një ndër më të lartat në botë sa u përket ekipeve kombëtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Përfaqësuesi i FSHF tregon se çfarë po ndodh me zgjedhjet: Kërcënime nga politika, i heqin nga puna nëse nuk votojnë

Publikuar

-

Në ditën e sotme është mbajtur një konferencë e jashtëzakonshme në FSHF për të diskutuar më tepër rreth zgjedhjeve që priten për president. Fillimisht ishte përfaqësuesi juridik i Federatës, Aldi Topçiu, i cili u shpreh se politika ka hyrë fuqishëm në këto zgjedhje dhe po kër.cënon me largim nga puna.

“Pata kënaqësinë të merrja pjesë në Asamblenë e Elbasanit. Më pas isha dëshmitar i një sulmi fizik, psikologjik që anëtarët iu nënshtruan para dhe pas zgjedhjes. Ishin thirrur që në mëngjes dhe anëtarët ishin kër.cënuar se nëse nuk përmbushnin udhëzimet për të votuar një kandidat të caktuar, atëherë do të largoheshin nga puna.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Himni shqiptar “ngre” në këmbë Uemblin, shikoni atmosferën e krijuar nga tifozët kuqezi

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kamberi "show", sulmuesi i Kombëtares realizon gol fantastik në Angli



Por këta njerëz të sportit janë mësuar nga kër.cënimet dhe kanë mësuar se kur njëri të kër.cënon dhe tjetri të shtrin dorën, duhet dhënë dora këtij të fundit. Anëtarët e Shoqatës së Futbollit në Tiranë thirren sistematikisht në zyra nga shteti dhe bashkia se nëse nuk votojnë kandidatin e tyre të preferuar, do të hiqen nga puna”, tha Topçiu.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Të çmendur pas Brojës, tifozët thirrje sulmuesit të Kombëtares: Dëgjo prindërit Armando, firmos me Sauthemptonin!

Publikuar

-

Tifozët e Sauthemptonit nuk duan asgjë më shumë sesa të shohin sulmuesin e tyre kryesor këtë sezon, Armando Brojën, që të transferohet përfundimisht në “St Mary’s” këtë muaj.

Talenti i sulmit kuqezi, aktualisht i huazuar nga Çelsi, po bind gjithnjë e më shumë për potencialin e tij me 7 golat që ka shënuar në 20 ndeshje me skuadrën e Ralf Hazenhytelit.

Klubet kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të 20-vjeçarit te “Shenjtorët” që këtë muaj.

Tekniku austriak konfirmoi se edhe familja e Brojës ka shprehur dëshirën për transferimin e djalit të tyre në Sauthempton, ndërkohë që drejtori i klubit, Martin Semens, ka nisur bisedimet me drejtoreshën e Çelsit, Marina Granovskaia, për opsionet e së ardhmes së lojtarit.

Të gjitha alternativat janë në tavolinë, përfshirë edhe huazimin për një tjetër sezon të sulmuesit.

LEXO EDHE:  Ende i pashlyer dënimi me Poloninë, Shqipëri-Andorra do të luhet në atmosferë të “akullt”

LEXO EDHE:  Iu hoqi pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares/ Andi Lila “kryqëzon” Cakajn



THIRRJET – Ndërkohë që një postim i Brojës në “Twitter” ka entuziazmuar tifozët, të cilët i kërkojnë që të transferohet në klubin e tyre, faqja zyrtare e klubit në “Twitter” postoi një foto të sulmuesit me inicialet e tij AB shoqëruar nga një yll.

Broja komentoi me një zemër ndërsa mbështetësit e Sauthemptonit i shkruanin:

“Dëgjo prindërit Armando… firmose kontratën”. Çelsi është i hapur për të gjitha opsionet për të ardhmen e produktit të akademisë së tyre.

Sipas “Evening Standard”, përgjigja e bluve të Europës për Sauthemptonin nuk do të vonojë për një kohë të gjatë, përkundrazi, do të mbërrijë brenda kësaj jave.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajme të mira për trajnerin e Kombëtares, futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë

Publikuar

-

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të legjionarëve kuqezi në Europë. Gola, paraqitje mjaft të mira e vlerësime të larta kanë marrë disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja.

Klaus Gjasula ka qenë pa diskutim lojtari i ndeshjes në sfidën që Darmstadi i tij zhvilloi kundër Karlsruher-it në shtëpi. Mesfushori shqiptar gaboi në minutën e 22-të, teksa i dhuroi një gol kundërshtarëve, por ishte vetë ai që e korigjoi gabimin duke i dhuruar skuadrës së tij golin e barazimit pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë të lojës. Uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.5 futbollistin kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Thomas Strakosha ka dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, teksa për 90 minuta e ka mbajtur portën e tij të paprekur, në fitoren 3-0 që lacialët siguruan ndaj Sarenitanës. Portieri shqiptar u vlerësua me notën 7.1, teksa në këtë sfidë u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj.

Marash Kumbulla ka zhvilluar një ndeshje të madhe mbrëmjen e djeshme ndaj Cagliari-t. Shtylla e mbrojtjes kuqezi vlerësohet si më i miri i katërshes së mbrojtjes së Romës nga “Sofascore” në notat e dhëna pas ndeshjes, teksa lojtari shqiptar ka notën më të lartë, 7.5. Kumbulla e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti për 90 minuta të plota, duke shkëlqyer dhe duke treguar cilësitë e tij në fushën e lojës. Sakaq, edhe Berat Gjimshiti, një tjetër mbrojtës i Kombëtares shqiptare që aktivizohet me Atalantën ka bërë një lojë mjaft të mirë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Interit. Legjionari kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë e takimit, mori notën 7.1 nga Sofascore.

LEXO EDHE:  Çudia në Korçë/ Drejtori i taksave bllokon ndeshjet e kombëtares

LEXO EDHE:  Hysaj: Të mos e mendojmë të fituar ndeshjen me Andorrën, rrezikojmë vendin e tretë



Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani është treshja shqiptare që luan në radhët e Empolit. Pavarësisht barazimit ndaj Venezia-s, tre kuqezinjtë kanë spikatur me paraqitjet e tyre në këtë ndeshje, duke marrë edhe nota mjaft të mira.

Edhe Keidi Bare e Armando Broja kanë luajtur këtë javë në kampionatet respektive, në La Liga e Premier League, duke e nisur që nga minuta e parë në takimet përkatëse.

Paraqitjet e mira të kuqezinjve në Europë janë një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që ka në muajin mars do të zhvillojë edhe dy miqësore mjaft të rëndësishme, fillimisht ndaj Spanjës më 26 mars në transfertë e tre ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE