Connect with Us

Gati tre rinovime, Milani blindon yjet e ekipit

Seria A

Gati tre rinovime, Milani blindon yjet e ekipit

Publikuar

-

/

Kohë rinovimesh te Milani. Teo Hernandez, Ismael Benaser dhe Rafael Leao janë të lidhur me kuqezinjtë e Milanit deri në 2024-ën, por për të tre po mendohet nisja e tratativave për zgjatjen e kontratës.

Është bërë tashmë gati axhenda, dhe pas rinovimit të Piolit deri në Krishtlindje, në radhë do të jenë futbollistët, që ashtu si trajneri kanë shprehur vullnetin për të qëndruar me Milanin.

LEXO EDHE:  Milani kërkon të përfitojë nga supersfida Napoli-Lazio, Roma pret Torinon

Me anë të tyre kryesia do të transmetojë vizionin e saj, atë të një projekti afatgjatë që do të bazohet te shtyllat e skuadrës, te ata që bënë të mundur ringritjen e ngjyrave dhe rikthimin e Milanit konkurrues.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Napoli siguron fitoren e 3-të radhazi në Serie A, mposht bindshëm skuadrën e vendit të fundit

Publikuar

-

Napoli ka arritur të triumfojë lehtësisht në “Diego Armando Maradona” përballë ekipit të fundit në renditjen e Serie A, Salernitana.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17 me anësorin Jesus, por në minutën e 33 miqtë do të rikthehenin barazpeshën me Bonazzoli.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Mertens kthen në gol një penallti në minutën e 45+3, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazhin minimal.

Sapo nis pjesa e dytë, vendasit do të shënojnë edhe golin e tretë me, Amir Rrahmanin i cili i jep qetësi dhe siguri skuadrës së toj.

LEXO EDHE:  Milani kërkon të përfitojë nga supersfida Napoli-Lazio, Roma pret Torinon

LEXO EDHE:  Nga Eduard Ndocaj/Një leksion për Konsullen e Përgjithshme në Milano dhe dijeni për të gjithë selitë diplomatike: Respektoni institucionet e shtetit dhe hirarkinë



Vetëm 6 minuta më vonë, Lorenzo Insigne do të shënonte edhe golin e 4 që do të vinte nga një tjetër penallti e ekzekutuar saktë.

4-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje që kalon momentalisht Napolin në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Salernitana mbetet e fundit me vetëm 10 pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Muriqi në listën e largimeve, klubi legjendar në Francë e do në huazim

Publikuar

-

Vedat Muriqi nuk ka vend te Lazio. Klubi italian nuk ka mundur ta shesë dot deri më tani dhe merkato e janarit është drejt mbylljes.

Në këto kushte edhe huazimi i tij mund të merret në konsideratë, në mënyrë që të luajë dhe të rivlerësohet në treg.

Saint Etienne, klubi legjendar francez që po lufton për mbijetesë në Ligue 1, e kërkon sulmuesin në huazim.

LEXO EDHE:  Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të rëndësishmit

LEXO EDHE:  Nga Eduard Ndocaj/Një leksion për Konsullen e Përgjithshme në Milano dhe dijeni për të gjithë selitë diplomatike: Respektoni institucionet e shtetit dhe hirarkinë

Lazio duhet të vendosë nëse do e huazojë Muriqin, i cili në Francë do të gjente lojtarë si Arbër Zeneli, Valon Berisha e Edon Zhegrova, që luajnë po në elitë.



LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Venezias, i shpëton Dzeko

Publikuar

-

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore në “frymën e fundit” ndaj një rivali modest si Venezia. Skuadra  Simone Inzaghit vuajti jo pak, teksa do të gjendej në disavnatazh që në startin e ndeshjes.

Në mintjën e 19-të, Thomas Henry shënoi një gol të bukur me kokë duke shokuar 5 mijë tifozët në San Siro. Reagimi i Interit vjen në fundin e fraksionit të parë, me Barellan që ndoqi mjaft mirë një aksion të gjatë në zonë.

LEXO EDHE:  Milani kërkon të përfitojë nga supersfida Napoli-Lazio, Roma pret Torinon

LEXO EDHE:  Kohë rinovimesh te Milani, Maldini gati të blindojë tre lojtarë të tjerë



Kur dukeshin se shpresat kishin marrë fund, në minutën e 90-të, Dumfries shërben një top në zonë, atje ku Dzeko me kokë nuk di të gabojë në një pozicion të tillë. Me këtë sukses, Interi ngjitet në krye në kuotën e 53 pikëve, 5 më shumë se Milani.

LEXO TE PLOTE