LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Foltorja shkundi PD-në”/ Tritan Shehu: Basha të japë dorëheqjen si humbës

14 Nëntor 2021, 17:41, Politikë CNA
“Foltorja shkundi PD-në”/ Tritan Shehu: Basha të japë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Syri tv, Shehu thekson se Kuvendi i PD-së është jetik për të ardhmen e Partisë Demokratike.

?Foltorja shkundi PD-në. Foltorja është momenti më i shëndetshëm për PD-në, është momenti i shkuarjes deri te anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike, kudo në Shqipëri. Unë mendoj se pas vendimit të parregullt që u mor ndaj Berishës, e futi PD-në në krizë të thellë. Tani Foltorja po bën që PD ta marrë veten sërish. Pas Kuvendin, do të diskutojmë dhe do vendosen ata vendime që do ndërmerren aty.

Kuvendi është jetik për PD-në. Foltorja është metodë demokratike dhe në mënyrë demokratike po mbledh Kuvendin, e në Kuvend do ketë vendime të tilla si pranimi i mendimit ndryshe, për të forcuar rolin e degëve të PD-së. Në Kuvend duhet të merren vendime të tilla si aleancat që do bëjmë, si ta bëjmë PD-në më të shëndetshme, që më pas të përballemi me regjimin e Edi Ramës?, u shpreh Shehu.

Lajmet e fundit nga