LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fituat se u dolën tangat”/ 'Plas' mes dy vajzave në Big Brother Vip

14 Nëntor 2021, 08:37, Lifestyle CNA
“Fituat se u dolën tangat”/ 'Plas' mes dy

Banorët e Big Brother Vip kanë fituar buxhet të plotë nga realizimi me sukses i provës së javës.

Prova e javës së kauar konsistonte në atë që banorët duhet të kërcenin në çifte me muzikën e caktuar nga Vëllai i Madh në çdo moment të ditës.

Einxhel dhe Beniada kanë kërcyer twerk dhe nga komplimentat e marra nga Arbana, Einxhel është shprehur se mendon se prova e javës është fituar falë tyre.

Sara ndërkohë nuk ka të njëjtin mendim dhe në një moment është shprehur se ato janë preferuar nga publiku pasi kanë dalë me tanga duke kërcyer.

Kjo deklaratë e Sarës ka bërë të ndihet e ofenduar Einxhel dhe mes tyre ka patur shumë diskutime.

Pas kësaj Sara i ka kërkuar falje nëse e ka keqkuptuar atë që i ka thënë duke dashur të tregojë se është normale që ato do të fitonin pasi një kërcim provokues dhe një veshje provokues tërheqin gjithnjë audiencën.

Nga ana tjetër Einxhel nuk e ka pranuar faljen e saj dhe gjatë një bisede me Fifin për këtë temë është përlotur./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Lajmet e fundit nga