Kombëtaret lënë me pasoja Interin, Inzagi humbet dhe mbrojtësin
Pasi iu dëmtuat Alesandro Bastoni në derbi, Interit do t’i d...
Do të luhen sot ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022, për grupet A, B, H dhe J, rezultatet e së cilave do të përcaktojnë 3 skuadrat që do të kualifikohen direkt për në fazën finale të Botërorit si dhe 4 skuadrat e dyta në secilin grup, që do të luajnë në Play Off.
Gjermania ka siguruar një biletë për në fazën finale të turneut si e para e grupit J, ndërsa vendi i parë në grupet A, B dhe H do të vendoset sot në përballjet direkte Portugali-Serbi, Spanjë-Suedi dhe Kroaci-Rusi.
Vendi i parë në grupin A do të përcaktohet nga përballja direkte mes Portugalisë dhe Serbisë. Pas 7 ndeshjesh të luajtura të dyja skuadrat qëndrojnë në kuotë të barabartë pikësh (17), por grupin e kryesojnë portugezët pasi kanë golavarazh më të mirë.
Vendasit kanë nevojë për 1 pikë në këtë finale të parakohshme, që të sigurojnë në vend në fazën finale të Kupës së Botës. Si Portugalia edhe Serbia nuk kanë pësuar humbje në këtë fushatë eliminatore, ndërsa ndeshja e parë në Beograd përfundoi 2-2.
E para e grupit shkon në Botëror, ndërsa e dyta (njëra mes Portugalisë dhe Serbisë) do të luajë në Play Off. Ndeshja tjetër e këtij grupi është sfida Luksemburg-Irlandë.
Edhe vendi i parë në grupin B do të përcaktohet nga përballja direkte mes Spanjës dhe Suedisë që do të luhet në Seville. Spanjollët kanë një pikë më shumë se suedezët (16 me 15) dhe luajnë për dy rezultate në këtë finale të parakohshme.
Suedia e ka mposhtur Spanjën në ndeshjen e parë të grupit dhe nëse do të që kualifikohet direkt për në Botëror, duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe sot, në të kundërt Ibrahimovic me shokë do të luajnë në Play Off. Greqia do të luajë kundër Kosovës në ndeshjen tjetër të grupit.
Përballja direkte mes Kroacisë dhe Rusisë do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në Botëror, si e para e grupit H. Rusët kanë 2 pikë më shumë se kroatët dhe kualifikohen edhe nëse barazojnë ndeshjen e sotme.
Ballkanasit duhet të fitojnë me çdo kusht këtë finale që të kualifikohen direkt në Katar 2022, në të kundër duhet të tentojnë këtë objektiv përmes ndeshjeve të Play Off-it. Maltë-Sllovaki dhe Slloveni-Qipro janë dy sfidat e tjera të grupit H.
Gjermania, e kualifikuar tashmë, do të mbyllë këtë fushatë eliminatore në transfertë përballë Armenisë. Në grupin J, luhet vetëm për vendin e dytë, një sfidë në distancë mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Maqedonasit presin në shtëpi Islandën dhe nëse fitojnë këtë sfidë blindojnë vendin e dytë, ndërsa rumunët luajnë në transfertë përballë Lihtenshtejnit. Rumania duhet të fitojë ndeshjen e saj dhe të shpresojë që Maqedonia e Veriut të mos fitojë ndeshjen respektive që të mund të sigurojë vendin e dytë në grup.
Sfidat e sotme do të luhen në tre orare të ndryshme: në orën 15:00, 18:00 dhe 20:45.
Pasi iu dëmtuat Alesandro Bastoni në derbi, Interit do t’i d...
Largimi i Bernard Shalandit nuk ka shmangur telashet e përfa...
Ish-presidenti i skuadrës së Bajernit, Uli Hënes, ka ironizu...
Klaus Gjasula ka hequr helmetën e tij karakteristike në këtë...
Franca mposhti Kazakistanin me poker mbrëmjen e djeshme duke...
Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Botërorit 2022, kanë zbu...
Kombëtarja shqiptare e futbollit është kthyer sot pasdite në...
Përfaqësuesja shqiptare është kthyer sot në vendin tonë dhe ...
Andri Shevçenko shpreson që t’i japë Xhenoas shtysën e duhur...
Florian Kamberi vazhdon formën e mirë në kampionat me Shefil...
Pas rikthimit të Dani Alvesh, Barcelona dhe Çavi po synojnë ...
Humbja e djeshme është më negativja në drejtimin e Edi Rejës...
Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka marrë një barazim heroik 2-2 pë...
Erling Haland është një ndër emrat më të përfolur në merkato...
Shqipëria pësoi një humbje turpëruese 0-5 në transfertë ndaj...
“Broja është mirë për fat dhe do të jetë në dispozicion të s...
Skënderbeu vijon nga Korça përgatitjet për ndeshjen e radhës...
Vllaznia ndihet e favorizuar në 5 përballjet e ardhshme në k...
Mbrëmjen e djeshme ku Anglia triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj...
Ivan Perisiçit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kroa...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...