Connect with Us

Diskutime dhe vendimarrje politike/ PD mbledh nesër Kryesinë

Politikë

Diskutime dhe vendimarrje politike/ PD mbledh nesër Kryesinë

Publikuar

-

/
CNA LAJME POLITIKE

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj dhe lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një mesazhi drejtuar anëtarëve. Mësohet se mbledhja do të bëhet në orën 16:00 dhe në fokus do të ketë diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

LEXO EDHE:  Berisha “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën/ Sot lëvizja e radhës

Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH”, thuhet në njoftimin zyrtar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ç’do e gjejë po të ketë dhe opozitë me kullë?”/ Tomorri ngre pikëpyetjet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me projektin që pretendohet se do të ngrihet në truallin e selisë së Partisë Demokratike.

Sipas Tomorrit, po të mos dojë PD, aty nuk mund të ngulet as edhe një gozhdë e jo më të ndërtohen kulla, ashtu siç shihet në projekt.

Ndërkaq në statusin e tij, Tomorri parashtron të gjtiha pikëpyetjet që ka për këtë projekt.

Pikëpyetje me kulla

Projekti i ndërtimit të kullave tek selia e Partisë Demokratike ngre shumë pikëpyetje interesante. Pikësëpari vetë emërtimi është perlë. Projekti quhet Parku i Katër Lirive dhe do të ndërtohet bash mu tek Shtëpia e Lirisë, siç e quan opozita selinë e saj. Shumë gjetje. Nejse, të kthehemi tek pikëpyetjet tani.

Toka aty është e Toptanëve. Por po të mos dojë PD aty nuk ngulet dot asnjë gozhdë, jo më të ndërtohen kulla. Se nuk ka askush guxim të nxjerrë opozitën nga selia. Këtu lind dhe pikëpyetja e parë. A ka gjasë që një projekt i tillë të jetë bërë pa dijeninë e PD?

Së dyti, projekti ashtu siç është paraqitur, veç Shqupit përfshin dhe BKT. Para disa muajsh, BKT e braktisi selinë e saj me preteksin se ishte dëmtuar nga tërmeti dhe u zhvendos përballe TEG tek një godinë që e ka ndërtuar Fusha. Atëherë unë kam publikuar një denoncim se sebepi i tërmetit ishte i stisur për të liruar vendin e ish selisë së BKT, me qëllim që aty të ndërtohej kullë në ortakëri mes Fushës dhe BKT.



LEXO EDHE:  Kontrolli i kufijve/ BE: Frontex garanton siguri

LEXO EDHE:  Foltorja zbret në Bilisht/ Këta janë demokratët që do shoqërojnë Berishën

Tani trekëndëshi bëhet shumë interesant. PD, BKT, Fusha. Tamam trekendësh Bermude. Pikëpyetjet që lindin këtu janë disa:

Kujt i lindi ideja e bashkimit të kullës së BKT me kullat e Shqupit në një kompleks të vetëm?

A lindi ky bashkim para apo pas prishjes se Teatrit Kombëtar? Pra Teatri-Fusha-BKT-Opozita-Kullat.

Dhe nëse në kompleks ka disa aktorë, si është e ndarë ortakëria mes tyre?

Ka shumë pikëpyetje ky projekt. Ndoshta mund të jetë edhe i rremë. Por deri tani askush nuk po e përgënjeshtron. Thjesht po ia hedhin topin e përgjegjësisë njëri tjetrit. Dikush thotë është miratuar vite më parë, dikush tjetër thotë ka qenë nëe projekt por është rrëzuar, etj etj.

Gjithsesi këtu nuk bën më çudi asgjë. Shqipëria ka muze me kullë, bankë me kullë, stadium me kullë. Çdo e gjëje po të ketë dhe opozitë me kullë?”, shkruan Tomorri./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Anëtarja e Kryesisë së PD debat me avokatin për përplasjen Basha-Berisha

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi thotë se SHBA ka një pozicion të qartë në debatin Basha-Berisha.

Këta tha ajo e tregoi qëndrimi i fundit i Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Escobar nuk la asnjë vend për ekuivok se në cilin krah pas asaj dhune në selinë e PD qëndron partneri ynë, SHBA”, tha Jupi.

Avokati, Redon Meksi ndërhyri duke thënë se Basha mbylli partinë duke lejuar vetëm përkrahësit e tij të hynin në seli.

“Agresoni nisi kur mbyllët dyer, duke bërë vetëgjyqësi. Dhunuat ju të parë dhe dhunuan ata të dytët. Është gabim në të dy rastet”, tha Meksi, ne Now me Erla Mëhillin.

LEXO EDHE:  Mediu ia thotë publikisht Bashës/ Ja 10 arsyet pse duhet të heqësh teknikët nga qeveria

LEXO EDHE:  Berisha dhe Basha "përplasen" në Gjykatë



Avokati tha se PD dhe selia janë të anëtarëve dhe jo të kryetarit të Kryesisë së partisë.

Taulant Jupi tha se Basha u votëbesua në PD dhe kriza lidhet vetëm me faktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës.

“Berisha nuk i qëndroi deklaratës se kjo ishte një çështje personale e tij”, tha anëtarja e Kryesisë së PD.

Sipas saj Berisha nuk arriti të vërtetonte dot se kishte mbështetjen e shumicës në PD./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pyetja e Bushatit për Escobarin/ Kush e shantazhoi Bashën që të mos ushtronte zgjidhje demokratike?

Publikuar

-

Nga

cna politike

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas intervistës së zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se konflikti në PD mund të zgjidhet me votë dhe jo me dhunë.

Bushati i është drejtuar me një pyetje Escobar-it, ku e pyet se kush e shantazhoi Bashen qe mos ushtronte zgjidhje demokratike

E degjova Escobar kur tha: “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”.

Po kam nje pyetje: kush e shantazhoi Bashen qe mos ushtronte zgjidhje demokratike?



LEXO EDHE:  Berisha: Dëshirat e deputetit Basha janë nul, ja pse

LEXO EDHE:  Mediu ia thotë publikisht Bashës/ Ja 10 arsyet pse duhet të heqësh teknikët nga qeveria

Kush i tha atij bej perjashtim personal per nje deputet qe e kishin çuar ne parlament, me voten e tyre, demokratet?

Kush i tha do hani bar po vepruat sipas bindjes tuaj?

Pra demokracia dhe vota, qe u asgjesuan ne 9 shtator, nuk mund te afrohen si zgjidhje pas 8 janarit“, shkruan Andi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE