Atentati i përgjakshëm në Astir/ Dalin detaje të reja, dyshimet e policisë

14 Nëntor 2021, 08:59, Kronika CNA
Atentati i përgjakshëm në Astir/ Dalin detaje të reja,

Zbardhen detaje të reja nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar në Astir, ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, vrasja dyshohet të jetë kryer nga autorë me pagesë, ndërkohë që po kryhet eskpertimi balistik i armëve të gjetura në makinën e djegur.

Bezat, duke iu referuar burimeve të policisë, ka raportuar se është përdorur një mjet tjetër për të larguar autorët nga Thumana ku dhe u gjet makina e djegur.

Policia po heton rrethanat e krimit dhe ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë që kanë luajtur rolin e vëzhguesve.

Pista kryesore e hetimit është ajo e së kaluarës së dy viktimave, që kanë një të shkuar kriminale.

Armando Dumani, ka qënë i dënuar me burg, për një sërë vjedhjesh gjatë viteve 2010-2013.

Ndërsa Erigers Mihasi ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, është liruar nga qelia. Kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës, e cila pas 6 muajsh mbajtje në qeli të Mihasit, ka vendosur ti ndryshojë masën e sigurisë nga ?arrest në burg? në ?detyrim paraqitje?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga