LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Askush e asgjë nuk do na ndalë”/ Vokshi mbledh zonjat e LDGSh

14 Nëntor 2021, 16:53, Politikë CNA
“Askush e asgjë nuk do na ndalë”/ Vokshi mbledh zonjat e

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me zonjat e LDGSH Dega 5 Tiranë.

Në fokus të bisedimeve ka qënë situata aktuale në PD. Ndërsa ka shpërndarë dhe disa foto nga  ky takim, Vokshi shkruan se askush e asgjë nuk do ndalë apo të mohojë kontributin e tyre për një Parti më të fortë e më demokratike.

‘Me zonjat e mira demokrate të #LDGSH Dega 5 Tiranë.

Diskutuam për situatën aktuale në PD e në vend, ringritjen e PD për të përballuar sfidat e mëdha.

Zonjat e #LDGSh, sot më shumë e më të bashkuara se kurrë.

Askush e asgjë nuk do ndalë apo të mohojë kontributin e tyre për një Parti më të fortë e më demokratike.

#LDGSH forca më e madhe politike e grave në Shqipëri.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga