Connect with Us

Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë/ Meta mesazh të fortë Ramës

Politikë

Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë/ Meta mesazh të fortë Ramës

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së fortë të Ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare drejtuar qeverisë për të marrë masa konkrete për më të varfrit, më të pamundurit në kushtet kur në vend janë rritur ndjeshëm çmimet dhe pritet rritje tjetër e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se e mbështet plotësisht mesazhin e tyre ndërgjegjësues.

Meta i drejton edhe një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe ndalon shpopullimin.

E mbështes plotësisht mesazhin ndërgjegjësues dhe aktual drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore në vend nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare, misionarëve të Zotit, që çdo ditë janë pranë të varfërve, të pamundurve dhe të mënjanuarve duke bërë çmos për t’ju garantuar mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor, për t’ju dhënë zë kauzave të tyre, nxitur solidaritetin, administrimin dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave të përbashkëta.

LEXO EDHE:  Rama tërhiqet nga emërimi i Sandër Lleshit/ Zbulohet takimi i fshehtë Xhafaj-Meta

Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!”, -shkruan Meta në postimin e tij./CNA.al

Ipeshkvijtë e Shqipёrisё apel qeverisë/ Ktheni sytë nga të varfërit, merrni masa konkrete

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reagimi i gazetares së Ora News/ Kush është drogaxhiu që më porositi

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda ka reaguar pas një deklarate të presidentit Ilir Meta, i cili është shprehur se “pyetja për 21 janarin, ishte bërë nga një drogaxhi”.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se meqë është ajo që bëri pyetjen, Meta duhet gtë përgjigjet se kush është drogaxhiu, që e ka porositur.

Më tej, ajo thekson se kjo është një akuzë shumë e rëndë dhe Meta duhet të flasë me emra.

Pyetje e porositur nga një drogaxhi” – Tha Presidenti Meta për pyetjen time të bërë në Korçë për 21- Janarin.

Duke qenë se pyetjen ja bëra unë, Presidenti duhet të flasë për atë “drogaxhi” që më paska porositur mua që t’i bëj pyetje atij.



Prej vitesh karriere në Gazetari, dhe punë në televizionet më të mëdha jo vetëm që s’kam marrë kurrë porosi nga “drogaxhinjtë” që janë kaq shumë në këtë vend, por as kam pasur kontakt me to, asnjëherë, kurrë.

Kur Presidenti quan një gazetare që merr pyetje nga një drogaxhi është një akuzë shumë e rëndë, që unë se mbaj dot, ndaj Presidenti duhet të flasë me emra se kush qenka ai drogaxhi, nëse se bën ai kush? Nëse i pari i shtetit se bën, kush mendohet ta bëjë?

Pastaj zoti President pse një pyetje nuk i përgjigjesh kur gazetari të drejton mikrofonin pikërisht në Korçën që ti e viziton aq shpesh, por zgjedh t’i përgjigjesh në studiot e rehatshme e të ngrohta televizive të Tiranës?

Lëri poezitë shqip e anglisht dhe kthehu në lartësinë e detyrës si i pari i Shtetit e jo si i pari që hap një konkurs poezie që po çudit dynjanë.

Presidenti ose duhet të mbajë përgjegjësi ose të kërkojë falje për një gafë dhe një adresë të gabuar në orët e vona të mbrëmjes!!”-shkruan gazetarja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të dëgjosh këtu Elisën që të jep mend”/ Tabaku “përplaset” me ministren

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e PD Jorida Tabaku është “përplasur” sot në Kuvend me ministren Elisa Spiropali.

“Përplasja” ka ardhur pas deklaratave të Spiropalit për situatën e brendshme në PD.

Tabaku është kundërpërgjigjur duke thënë se në PD ka debat dhe zgjedhje, ndërsa në kampin tjetër kanë 15 vite që nuk votojnë kryetarin e partisë.

“Nuk dua ti diskutoj problemet e brendshme të Partisë Demokratike, por të dëgjosh këtu Elisën që të jep mend, nuk mund të rrija pa folur. Ka një debat në PD, ka mendime ndryshe, por me kokë ulur të gjithë si ju nuk janë . Të gjithë rresht me një kryetar që keni 15 vite që nuk e votoni. Dhe flet këtu për ligje imagjinare”, është kundërpërgjigjur Tabaku.



Ajo ka vijuar më tej me akuzat, duke thënë se është kthyer Shqipëria në lavatriçen e pastrimit të parave.

LEXO EDHE:  Plani Basha-Rama për 8 Janarin/ Banditë në seli, FNSH tek xhamia dhe më pas gaz lotsjellës

LEXO EDHE:   “Shpërndanin dekoraten “Naim Frasheri” dhe kishin harruar te dokoronin, vetë Naimin...”/ Artan Hoxha ironizon politikën

Sot po ndërtojnë ndërtesa miliarda me zero kapital. E futën Shqipërinë në listën e trafikimit të drogërave.

Ligji i dalë dje, raporti i dalë dje i TI tregoi situatën reale që ne e kemi thënë çdo vit. Vijnë këtu dhe krekosen.

Sot banorët e 5 majit po protestojnë se do të prishen shtëpitë e tyre dhe do ndërtohen për rindërtimin e tij. Ato janë banesa shtetërore dhe jo qytetarësh. Kjo është qeveria e Edi Ramës. Jam lodhur duke i përsëritur këto raportet ndërkombëtare. Po të mburresh këtu me rezultatet e 25 prillit se ke blere vota, ke përdorur patronazhistët, se ke nxjerrë të dhënat personale, unë nuk e di si mund të krenohesh, është shprehur Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ia vlen të qëndrosh as 4 minuta”/ Berisha zbulon arsyen pse po rikthehet në parlament

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lideri historik i PD, Sali Berisha është rikthyer në parlament pas 4 muajsh mungesë.

Në një deklaratë për mediat Berisha është shprehur se po rikthehet për popullin , se për ata që janë brenda sallës nuk vlen të qëndrojë as 4 minuta.



“Rikthehem në respket të popullit, por për ata që janë aty nuk ia vlen të rrish as 4 minuta në atë séance”, tha ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE