LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“113-vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”/ Berisha bën thirrjen urgjente

14 Nëntor 2021, 13:09, Politikë CNA
“113-vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”/ Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 113-vjetorit të alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka përcjellë mesazhe të forta.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Por, sipas Berishës Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972.

Ish-kryeministri thekson se arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë.

?Sot ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 113 vjetori i alfabetit të saj!

Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë të Elbasanit, dhe në një akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare të diktatorit Hoxha ai duke keqpërdorur rregullat e drejtëshkrimit si gërsherë politike arkivoi apo varrosi me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegnishtes dhe gjuhës së liturgjise, veprat e pavdekshme të kollosëve të medhenj rilindas dhe të tjerë të kombit shqiptar.

Kështu, sot, nxënësve ju duken si aljenë Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetra shkrimtar dhe poetë të mëdhenj të Kosovës.

Arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë, dhe të qëndrojë si garantë e madhështisë origjinale të veprave të pavdekshme të krijuara në shekuj nga shkrimtarët, poetët, lavërtarët e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 113 vite më parë bënë gjuhën tonë të bukur me germat e arta të saj!?-shkruan Berisha.

Në foto komisioni bërthamë i Kongresit: 1) Gjergj Fishta, 2) Mid’hat Frashëri, 3) Luigj Gurakuqi, 4) Gjergj Qiriazi, 5) Dom Ndre Mjeda, 6) Grigor Cilka, 7) Dhimitër Buda, Shahin Kolonja, 9) Sotir Peçi, 10) Bajo Topulli, dhe 11) Nyz’het Vrioni.

Foto nga Kel Marubi./CNA.al

Lajmet e fundit nga