Connect with Us

Xavi nuk ndalet me rikthimet, gati të marrë në “Camp Nou” edhe Tiago Alcantarën

La Liga

Xavi nuk ndalet me rikthimet, gati të marrë në “Camp Nou” edhe Tiago Alcantarën

Publikuar

-

Pas rikthimit të Dani Alvesh, Barcelona dhe Çavi po synojnë të rikthejnë Tiago Alkantaran në Kamp Nou. Tiago aktualisht është pjesë e Liverpulit që prej sezonit të kaluar, ku u transferua nga skuadra e Bajern Mynih, por gjërat thjesht nuk kanë funksionuar për të në Anfield dhe ai nuk është bërë i domosdoshëm për skuadrën e Jurgen Klop.

Çavi e sheh spanjollin si një vlerë të shtuar, pavarësisht forcës që Barcelona ka tashmë në mesfushë me lojtarë si Serxhio Buskets, Frenki de Jong, Niko, Gavi dhe Pedri. Megjithatë, nuk do të ishte një operacion i thjeshtë për Barcelonën. Tiago ka një kontratë me Liverpulin dhe për asnjë moment redsat nuk do ta lejonin të largohej falas.

LEXO EDHE:  "Bombë' nga Spanja/ Mesi ndalon rinovimin dhe largohet nga Barcelona në vitin 2021

Tiago është produkt i akademisë “La Masia” para se të largohej nga Barcelona në verën e 2013, duke u bashkuar me Pep Guardiolën te Bajern. Spanjolli sapo kishte fituar Kampionatin Evropian U21 me Spanjën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë në turne. Tiago fitoi shtatë tituj të Bundesligës me Bajernin, dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm për bavarezët në sukseset e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Tronditet Barcelona, dalin përgjigjet për Aguerro, futbollisti “var këpucët në gozhdë”

Publikuar

-

Nga

Kun Aguerro është në dilemë të madhe për të lënë futbollin. Argjentinasi pak ditë më parë pasoi një gjendje të frikshme në fushë, duke mos u mbushur dot me frymë. Stafi mjekësor e zëvendësoi për sfidën me Alaves, ndërsa pas testeve u mësua se ai vuante nga aritmia në zemër.

Një gjë e tillë do e mbajë jashtë fushave sulmuesin për tre muaj. Në Spanjë, Catalunya Sport bën me dije se në raportet e reja mjeksëore për sulmuesin thuhet se nuk duhet të zhvillojë më aktivitet të dendur.

LEXO EDHE:  “Bombë’ nga Spanja/ Mesi ndalon rinovimin dhe largohet nga Barcelona në vitin 2021

LEXO EDHE:  Barcelona do Champions League/ Ky është super formacioni



Një gjë e tillë vë në rrezik karrierën e Aguerro, që është pesimist për të luajtur ose jo futboll. Monitorimi për gjendjen e tij vijon, ndërsa problemet me zemrën mund të detyrojnë 33 vjeçarin që pas disa muajve te Barça të “var këpucët në gozhdë”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E pëlqen Xavi/ Barcelona gati të rikthejë një mesfushor që në janar

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjanic ëndërron të rikthehet te Barcelona. Mesfushori boshnjak i cili këtë sezon po luan si i huazuar te Besiktas në Turqi u largua nga blaugranat gjatë verës për faktin se trajneri Ronald Koeman as që e merrte në konsideratë, megjithatë me uljen e Xavi Hernandez në stol gjërat mund të ndryshojnë për mirë për Pjanic në aspektin individual.

LEXO EDHE:  10 vendet më të mira në botë për të festuar Vitin e Ri

LEXO EDHE:  Barcelona nuk di të fitojë/ Leganes bën surprizën e madhe



Sipas raportimeve që vinë nga mediat turke, Pjanic mund të rikthehet te Barça që në janar për të provuar një shans të dytë këtë herë me Xavi Hernandez, pasi tashmë edhe për vetë tifozët e Barcelonës, Ronald Koeman është një kujtim i largët.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Mos guxo të ma thuash më”, agjenti i Bale zbulon prapaskenën me… Anglinë

Publikuar

-

Nga

Gareth Bale ka një lidhje të madhe shpirtërore me Uellsin, atdheun e tij. 99 herë e ka veshur fanellën e kombëtares 32-vjeçari i Real Madrid, duke ia dalë të dërgojë topin në rrjetë në 36 raste.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett ka zbuluar një prapaskenë interesante për Daily Mirror. Ai guxoi një moment t’i propozonte lojtarit ofensiv të luante për Anglinë, ide që u prit keq nga Bale.

Që ditën e parë që e takova atë dhe babanë e tij, ai ma shprehu qartë se sa e rëndësishme është fanella e Uellsit për të.



LEXO EDHE:  “Bombë’ nga Spanja/ Mesi ndalon rinovimin dhe largohet nga Barcelona në vitin 2021

LEXO EDHE:  E bujshme/ Xavi refuzoi një kombëtare të madhe për Barcelonën

Kur i thashë që ekzistonte mundësia të luante për Anglinë, ai më ulëriti: ‘Mos ma thuaj më një gjë të tillë nëse do të vazhdosh të jesh agjenti im’.

Gareth është një uellsian fanatik. Mbërritja në Katar 2022 me kombëtaren do të ishte kurorëzimi i tij”, deklaroi menaxheri i Gareth Bale.

Uellsi ndan vendin e dytë me Çekinë në grupin E, por ka luajtur një ndeshje më pak se kombëtarja çeke, ndërsa Belgjika kryesuese ndodhet 5 pikë larg.

LEXO TE PLOTE