LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulet numri i lindjeve në vend/ Gjirokastra, qarku ku nataliteti njeh më shumë rënie

13 Nëntor 2021, 08:14, Sociale CNA
Ulet numri i lindjeve në vend/ Gjirokastra, qarku ku nataliteti njeh

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2021 është 7.404, duke shënuar një rënie me 7,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2021 rezulton 6.037, duke shënuar një rënie prej 8,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e tretë 2021, është pozitive me 1.367.

Në tremujorin e tretë 2021 gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e tretë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.085 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 152 numrin e lindjeve.

Në tremujorin e tretë 2021 vetëm një qark i vendit ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në njëmbëdhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e tretë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.521 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 114 lindje.

Rritjen e vetme në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Kukësit me 2,2 %.

Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës me ? 24,0 %.

Në tremujorin e tretë 2021 nëntë qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa tre qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e tretë 2021 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 108 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.436 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Dibrës me ? 30,6 %.

Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës me 15,5 %.

Lajmet e fundit nga