LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi/ Zbardhet e shkuara kriminale e viktimës së dytë në Astir

13 Nëntor 2021, 19:50, Kronika CNA
U ekzekutua me breshëri kallashnikovi/ Zbardhet e shkuara kriminale e

Është zbardhur e shkuara kriminale e viktimës së dytë të atentatit që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Armando Dumani 26-vjeç u vra me armë zjarri teksa po udhëtonte si pasagjer në automjetin tip ?Audi A8? që drejtohej nga Erigers Mihasi i cili po ashtu mbeti i vrarë.

Armando Dumani, ka qënë i dënuar me burg, për një sërë vjedhjesh gjatë viteve 2010-2013.

?Nga një operacion i koduar  ?SFIDA? janë ekzekutuar masat e sigurisë ?Arrest ne burg? për shtetasit Armando Dumani, 30-vjeç , Sokol Dhima, 23-vjeç, Arlind Hitaj 27-vjeç, si dhe Arbër Katiaj, 28-vjeç,  të katërt banues në Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur falë një hetimi intensiv nga strukturat e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë duke aplikuar metodat speciale të hetimit ku ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojërash fati.  Vjedhjet janë realizuar duke nisur nga dhjetori i vitit 2010. Në të 7 rastet e mësipërme personat e arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri. 

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e autorëve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të këtij kalibri, 8 automjete të përdorura nga autorët për realizimin e krimeve, veshje sportive, maska dhe doreza të përdorura nga autorët, 14 telefona celularë. Nga krahasimi i ekspertimeve balistike ka rezultuar se armët  e gjetura janë ato të përdorura nga autorët për kryerjen e krimeve të mësipërme. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Vlorë pasi dyshohet se  këto persona janë autorë edhe të disa veprave të tjera penale të kryera në bashkëpunim?, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga