Connect with Us

Sfidat e mjekëve të rinj në Shqipëri

Shëndeti

Sfidat e mjekëve të rinj në Shqipëri

Publikuar

-

/

Jona Leka i përfundoi studimet për mjekësi në Shqipëri 7 vite më parë, specializimin në Itali 7 muaj më parë dhe tani po shërben si kardiologe në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

“Në momentin që nisa punën në Shqipëri, thotë Jona bëra diferencën me sistemin europian në mjekësi ku kisha studiuar. Kur vjen në realitetin shqiptar e kupton që vështirësitë e pranishme, të pashmangshme për historikun e Shqipërisë janë të tilla që të bëjnë të kesh pengesa. Me kalimin e kohës kupton që pengesat janë të kapërcyeshme. Sigurisht me punë, përpjekjet janë pjesë e përditshmërisë dhe pastaj fillon një raport ndërlidhës mes punës që bën, pacientëve dhe kolegëve dhe një pjesë e pengesave zgjidhen”, thotë ajo.

Mjekja kardiologe thotë se realiteti në Shqipëri nuk është një strukturë spitalor e mirëpajisur shtetërore apo private, por spitalet apo qendrat shëndetësore në rajone dhe rrethe. Për sa kohë nuk je në kontakt me këtë realitet nuk mund ti kuptosh vështirësitë, thotë ajo.

Jona flet për disa nga vështirësitë konkrete në punën e përditshme të saj.

“Mund të jenë vështirësi në takimin e pacientëve pasi ata mund të ndodhen në zona të largëta dhe ëvshtiërsia për të ardhur në qendrat shëndetësore është e pranishme. Vështirësia tjetër ka të bëjë me mënyrën e organizimit të punës por prapë janë të zgjidhshme gjërat sepse ne jemi tolerantë dhe e gjejmë një ekuilibër në mënyrën e punës së përditshme . Një vështriësia tjetër janë egzaminimet. Pjesa më e madhe e egzaminimeve realizohen, por sistemet e referimit ,mënyra si janë projektuar nganjëherë mund të krijojnë vështirësi dhe nuk do të thosha pengesa”, thotë mjekja kardiologe.

Ndërkohë Rovin Laro punon si mjek i përgjithshëm në një qendër shëndetësore në Gjirokastër.

“Unë u gjenda përballë një periudhe sfiduese për gjithë mjekësinë një vit më parë kur nisa si mjek i përgjithshëm në këtë qendër shëndetësore të ushtroj aktivitetin profesional. Pandemia krijoi një ndryshim tërësor në aktivitetin e përditshëm profesional të mjekut. Na ka bërë të jemi më të kudjesshëm dhe të jemi shumë në kontakt me pacientë për cdo komplikacion mjekësor .Ishte një pandemi e re , që nuk e kishim studiuar në shkollë, që historia mjekësisë nuk e njihte në këtë përmasë që erdhi”, thotë ai.

Rovini thotë se prej një viti si mjek i familjes është gjetur mes sfidash por që i kanë dhënë sipas tij më shumë siguri në profesion.

“Kjo periudhë sfiduese, tani që po e meditoj më qartë, pas një kalimi kohe, më ka pëlqyer sepse u futa me të dy këmbët në mjekësi dhe u futa në një periudhë shumë të vështirë që më kaliti që në hershmërinë e profesionit dhe besoj kjo ekspriencë pune do të ma bëjë më të lehtë punën në të ardhmen”, thotë Rovini.

LEXO EDHE:  Në Shqipëri apo jashtë vendit?/ Ish deputeti i Korçës zbulon ku do e kalojë natën e ndërrimit të viteve

Ndërsa Bledi Çela që drejton urgjencën në spitalin rajonal të Gjirokastrës thotë se mjekët e rinj që vijnë në këtë shërbim janë mjaft të motivuar.

“Mua më ka bërë shumë përshtypje që ka shumë mjekë të rinj që mbarojnëe studimet dhe vijnë në urgjencë pasi ajo ka një gamë të gjerë sëmundjesh dhe në fazën akute. Për një mjek të ri kjo është gjë shumë e mirë sepse nëse arrin të zotërojë urgjencën gjërat e tjera janë më të lehta. Shumë mjekë të rinj që më kanë ardhur kanë qenë shumë të përgatitur profesionalisht ,shumë të motivuar. Mbase është edhe arsyeja që mjekësia kë një numër të kufizuar studentësh që diplomohen dhe kjo bën një përzgjedhje shumë të madhe dhe të fortë mes studentëve”, thotë ai.

Bledi që emigroi për 5 vite në Kanada u kthye në Shqipëri për të punuar në profesionin e tij. Ai thotë se sistemi mjekësor në Shqipëri ka shumë nevojë për përmirësime sidomos për të mbështetur mjekët e rinj dhe frenuar largimin e tyre jashtë vendit.

“Investimi i familjes dhe vetë shtetit për një mjek është afatgjatë. Do të kishte nevojë një rregullim i sistemit në kuptimin që pas diplomimit specialiteti të qe automatik për një mjek të ri dhe ai të mos sillej dy tre vjet në pritje deri sa ti dilte specializimi. Po kështu duhen mbështetur spitalet rajonale dhe forcuar ato si me pajisje dhe burime njerëzore në mënyrë që të mbulojnë nevojat e banorëve për shërbime mjekësore”, thotë ai.

Ministria e Shëndetësisë ka mbështetur kohët e fundit me pagesa shtesë mjekët e rinj që pranojnë në spitalet rajonale në disa qarqe të vendit ku ka mungesa të theksuara mjekësh të specializuar.

Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve në rajonin e Ballkanit për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë. Vështirësitë janë thelluar vitete fundit prej tendencava si të mjekëve dhe infermierëve për t`u larguar jashtë vendit.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare raporte të organizatave jo qeveritare flasin se numri i mjekëve që largohen cdo vit nga Shqipëria jashtë vendit është gati i njëjtë apo më i madh në raport me numrin vjetor të studentëve që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbi 2000 raste me Covid në ditë/ Çomo tregon gjendjen në Infektiv, problem grupmoshat e reja

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po shënon pikun e saj, për sa i përket numrit të të infektuarve me Covid për 24 orë.

Drejtoresha e Infektivit, Najada Como ka treguar dhe gjendjen e të shtruarve në këtë spital, duke u ndalur tek fluksi i ditëve të fundit.

Për emisionin “Kjo javë” ajo theksoi se krahasuar me vitin e kaluar situata në spital është më e lehtësuar.



 “Kemi një fluks rastesh që janë në gjendje stacionare, me një numër pacientësh rreth 130, që ndodhen në spitalet Covid 1 dhe Covid 3. Është një trend, i përditshëm me rreth 20 pacientë, që kërkojnë ndihmë mjekësore. Numri i të shtruarve në spital është e grupmoshave të ndryshme, duke nisur nga mosha 18 deri mbi 90 vjeçare. Për virusin që flitet aktualisht është Omicron, por janë edhe të infektuar të Deltës, edhe pse nuk i bëjmë të gjitha tamponët për të evidentuar specifikisht Delta apo Omicron.

Krahasuar me vitin e kaluar situata është më e lehtësuar, sepse është vaksina që e ka kaluar, po bën gati vitin, ka një pjesë popullate të vaksinuar. Por do gjykoja se nëse do kishim një popullatë edhe më shumë të vaksinuar, absolutisht numri i personave të ardhur, për të kërkuar për të qëndruar të shtruar, në spital me Covid do ishte më i pakët” u shpreh Çomo./ET.CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me Covid/ Humbin jetën 3 qytetarë

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 7023 testime, nga të cilat kanë dalë pozitivë 2163 qytetarë ndërsa 3 të tjerë kanë humbur jetën.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7023 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2163 qytetarë, në këto bashki:

1018 në Tiranë, 110 në Shkodër, 95 në Durrës, 86 në Vlorë, 70 në Elbasan, 69 në Fier, 55 në Kamëz, 50 në Kurbin, 46 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 43 në Berat, nga 36 qytetarë në Korçë, Lezhë, 33 në Sarandë, 32 në Pogradec, 27 në Krujë, 21 në Kuçovë, 19 në Vorë, 17 në Patos, nga 15 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, 14 në Dibër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Devoll, Dimal, Shijak, 12 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Përmet, Kavajë, 9 në Delvinë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Peqin, 7 në Poliçan, nga 6 qytetarë në Belsh, Mirditë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Dropull, Memaliaj, nga 4 qytetarë në Konispol, Mat, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Libohovë, Kolonjë, Prrenjas, nga 1 qytetar në Pukë, Klos, Roskovec, Himarë, Këlcyrë.

LEXO EDHE:  “Boom” rastesh të reja me Covid/ Numër rekord të infektuarish në 24 orë, shënohen dhe dy viktima

LEXO EDHE:  Berisha ngre alarmin/ Shqipëria, spitali më i madh i globit!



Janë 20,409 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 882 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,266 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

6 shenja që tregojnë se jeni nën stres të vazhdueshëm, por nuk e kuptoni

Publikuar

-

Nga

cna shendet lifestyle

Nuk është gjithmonë e lehtë të ulesh dhe të thuash atë që të shqetëson. Mund të mos keni as kohë për këtë, ose thjesht mund të mendoni se gjithçka është perfekte në jetën tuaj. Sidoqoftë, trupi juaj nuk gënjen kurrë dhe kur nuk arrini ta dëgjoni atë, ju merrni “mesazhe”. Ato priren të jenë të pakëndshme, por trupi juaj i përdor ato si mjetin e fundit për t’ju kontaktuar për ndihmë.

Kërcitja e dhëmbëve

Shkaku më i madh i kërcitjes së dhëmbëve është stresi . Ju mund ta gjeni veten duke kafshuar ose shtrënguar dhëmbët në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ditës ose gjatë gjumit. Një nga shenjat sinjalizuese se keni marrë këtë zakon është një dhimbje e nofullës mëngjesin tjetër. Ju gjithashtu mund të vini re se dhëmbët tuaj duken më të shkurtër se zakonisht. Është një ide e mirë të përdorni një mbrojtës të gojës për të  mbrojtur dhëmbët ose për të marrë pjesë në terapi.

Ju gjithmonë djersitni shumë

Djersitja ndodh për shumë arsye: stërvitja, temperaturat e larta ose kur truri juaj percepton një kërcënim. Megjithatë, nëse djersitni vazhdimisht, mund të jetë një shenjë se jeni tepër të shqetësuar . Trupat tanë duhet të heqin të gjithë ujin përmes lëkurës, pastaj përmes veshkave, në mënyrë që të mos përdorim banjën pikërisht në mes të mbrojtjes. Si rezultat, stresi ju bën të djersisni më shumë.

Ju bien më shumë flokë se zakonisht.

Rënia e flokëve mund të jetë një shenjë e stresit të fshehur. Trazirat emocionale mund të prishin fazën e rritjes së ciklit të flokëve. Edhe nëse nuk ka ndodhur asgjë e rëndë kohët e fundit, stresi mun dtë japë pasojat e tij edhe më pas. Kështu që ju mund të përjetoni rënie të flokëve 6-12 javë pas një ngjarjeje stresuese.

LEXO EDHE:  Në Shqipëri apo jashtë vendit?/ Ish deputeti i Korçës zbulon ku do e kalojë natën e ndërrimit të viteve

LEXO EDHE:  KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë



Shfaqja e disa njollave të kuqe

Nëse nuk vuani nga alergjitë, por keni njolla të kuqe në trup, mund të keni kaluar një përjetim emocional. Për më tepër, mund të keni edhe njolla të kuqe në gojë për shkak të  stresit. Ju mund të keni qenë aq të ndikuar emocionalisht sa trupi juaj lëshoi ​​disa kimikate që ndryshuan reagimin e trupit tuaj ndaj funksioneve të tjera të tij.

Dridhja e syrit

Stresi mund t’i japë sinjale të pazakonta trurit dhe muskujve të fytyrës. Si pasojë, syri juaj dridhet në mënyrë të pakontrolluar. Ju mund të vini re lëvizjen e pavullnetshme të qepallës së poshtme ose, në raste të rralla, të asaj të sipërme. Në disa raste, dridhja zgjat për javë apo edhe muaj.

Tharja e gojës

Nëse jeni vazhdimisht të etur dhe nuk keni ngrënë asgjë të kripur, kushtojini vëmendje shëndetit tuaj emocional. Periudhat e gjata të stresit bllokojnë gjëndrat tuaja të pështymës , duke ju lënë me gojë të thatë. Ju gjithashtu mund të keni vështirësi në  gëlltitje për shkak të asaj se sa të dehidratuar jeni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE