Connect with Us

Samiti për klimën, ende në tryezë qasja e kujdesshme ndaj çështjes së qymyrit

Bota

Samiti për klimën, ende në tryezë qasja e kujdesshme ndaj çështjes së qymyrit

Publikuar

-

/

Grupet negociatore, pjesmarrën në samitin e OKB-së për klimën, diskutuan të shtunën rreth propozimeve e reja që do të çojnë në nënshkrimin e një marrëveshjeje, që mund të thuhet me siguri, se do të avancojë përpjekjet në mbarë botën për të trajtuar çështjen e ngrohjes globale.

Pas përpjekjesh diplomatike mes palëve edhe pas afatit zyrtar që përfundoi të premten në mbrëmje, zyrtarët britanikë që kryesuan bisedimet në Glasgou të Skocisë, publikuan një projektmarrëveshje.

I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry dhe homologu i tij kinez, Xie Zhenhua, treguan një optimizëm të kujdesshëm të premten në mbrëmje lidhur me negociatat në vazhdim.

Në një propozim të paraqitur më parë përfshihet një gjuhë e diskutueshme në marrëveshje, duke u bërë thirrje vendeve, që të përshpejtojnë heqjen nga përdorimi të qymyrit, nëse ai nuk shoqërohet me teknologji që neutralizon gazet e dëmshme. Po kështu në projektpropozim bëhej thirrje për ndaljen e subvencioneve joefikase për lëndët djegëse fosile.

Por në një shtesë të re që iu bë teksit të marrëveshjes, thuhet se vendet do të njohin “nevojën për mbështetje drejt një tranzicioni të drejtë”, një referencë ndaj thirrjeve të përfaqësuesve të industrisë së karburanteve fosile, për mbështetje financiare, në kushtet kur do t’u duhet të mbyllin vende pune e biznese.

LEXO EDHE:  Vizita në SHBA/ Rama takon Philip Reeker dhe Mathew Palmer

Alok Sharma, zyrtari britanik që kryesonte bisedimet, tha se shpresonte se vendet do të arrinin një marrëveshje ambicioze në Glasgou.

Disa përfaqësues organizatash thanë se propozimet aktuale nuk ishin mjaftueshëm të forta.

Këtu në Glasgou, vendet më të varfra të botës rrezikojnë të largohen nga vëmendja, por orët e ardhshme mund dhe duhet të ndryshojnë kursin në të cilin ndodhemi”, tha këshilltarja e lartë e politikave në organizatën Oxfam, Tracy Carty. “Ajo çka është aktualisht në tavolinë nuk është mjaft e mirë“, shtoi ajo.

Por mundësia e përmendjes së lëndëve djegëse fosile në mënyrë qartë, dhe për herë të parë në një vendim që do të dalë nga Konferenca vjetore e OKB-së mbi klimën, është pritur mirë nga disa ambientalistë.

Është e dobët dhe e komprometuar, por ne e shohim atë si një urë, një përparim disi”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Greenpeace, Jennifer Morgan.

Në samit pati debate në çështjen e mbështetjes financiare të kërkuar nga vendet e varfra, kryesisht për ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike që ato do të pësojnë gjithnjë e më shumë në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dy nga emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në botë, vazhdojnë të kenë rezerva të thella mbi këtë çështje./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë mund të mos ketë fjalën e fundit në zgjedhjet e SHBA

LEXO EDHE:  20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë/ Meta: Mirënjohje për SHBA

Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë mund të mos ketë fjalën e fundit në zgjedhjet e SHBA

LEXO EDHE:  “Loja u hap për të gjithë”/ Artan Hoxha: Pse Rama po hesht, apo ndjen zhurmën e daulleve nga larg

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  “Loja u hap për të gjithë”/ Artan Hoxha: Pse Rama po hesht, apo ndjen zhurmën e daulleve nga larg

LEXO EDHE:  Vizita në SHBA/ Rama takon Philip Reeker dhe Mathew Palmer

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.