Connect with Us

Sa firma janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar?/ Paloka tregon shifrën konkrete, ja sa janë seleksionuar

Politikë

Sa firma janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar?/ Paloka tregon shifrën konkrete, ja sa janë seleksionuar

Publikuar

-

/
cna lajme politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë gjithsej 5000, por 800 prej tyre janë seleksionuar.

Paloka në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën nënvizoi se u vendos që formularët të dorëzoheshin në zyrën e tij, pasi palët nuk kanë besim te njëra – tjetra.

Ai po ashtu tregoi dhe arsyet se përse ende nuk ka firmosur vetë formularin, duke u shprehur se kërkoi votëbesim nga Basha pas shpalljes së vendimit, e teksa ky hap nuk është marrë prej tij, për momentin deputeti ka vendosur të qëndrojë pezull.

Mua më kërkuan përfaqësuesit e firmëtarëve një takim, ishim një grup i madh dhe diskutuam këtë çështje, që më pas u vendos që formularët të vijnë në zyrën time. Një pjesë e shihnin në aspektit juridik, sepse një ftesë thonin nuk njohim një strukturë që nuk është mbledhur sipas statutit. Por për Kuvendin e Jashtëzakonshëm ka një pikë, mbledhjen e ¼ për të mbledhur atë. Kjo pjesë mungon, e kjo ka krijuar tollovinë statutore e procedurale. Unë dhe Berisha kemi kërkuar të shkojnë në sekretariat, edhe për këtë arsye. I thoja që keni bërë gjithë këtë punë sepse janë mbledhur 5000 firma të mbledhura, por ato kanë seleksionuar dhe të tjera.

I thashë që keni bërë këtë punë, hajde të mos krijojmë aludim për këtë. Edhe unë dhe zoti Berisha ishim që të çoheshin në sekretariat. Një gjë që mbase nuk thuhet publikisht, sepse kapen te statuti nga të dyja palët, por problemi është që mungon besimi te palët. Nuk ka besim e kjo është nga arsyet kryesorja. Ka pasur informacione për presione, disa janë bërë dhe publike. Unë kam vetë disa informacione. Atë ditë pasi u diskutua gjatë u vendos të depozitohen te unë, jo si detyrim. Është e drejta për të mbledhur kuvendit”, tha Paloka.

LEXO EDHE:  Basha shënon autogol/ Del “zbuluar” në Shkodër

Por kur palët nuk kanë besim, si i bëhet?

Paloka: Janë 5000 firma dhe do të bëhen publikisht para gjithë mediave. Të merren me radhë dhe të mbyllet ky proces dhe justifikim. Jam i bindur që askush nuk ka dyshim sot që ato firma janë aty. Ditën e parë u tha po luhet me blofin, nuk ekzistojë firmat. Këtu u fyeva dhe unë. Për këtë arsye u bë dhe transparenca që sa mundet të bëhet në një zyrë të vogël.

Ju këtë formular e keni plotësuar?

Paloka: Jo. Për arsyet e mia. Kur kjo situatë vajti këtë pikë, edhe për marrëdhëniet që kam pasur me të, sepse interesi im është PD. As Basha dhe Berisha. Unë dua që PD të mos dali e përçarë nga kjo. Unë zotit Basha i kam kërkuar të kalojë në votëbesim. Jemi në këtë situatë. Ai e mori vendimin dhe pati presion, por sot jemi në këtë situatë PD është në pikën më të zezë dhe ke detyrimin të thuash që do të marr këtë vendim. Meqenëse i kam kërkuar këtë nuk kam firmosur për Kuvendin. Nëse është kryetar i PD, duhet të respektojë vullnetin e delegatëve dhe kjo është e vetmja gjë që bën në shërbim të demokratëve që kanë qëndruar mbrapa për kaq vite./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hiq dorë nga Luli, na vrau bashkë me Ramën”/ Xhaferri “kryqëzohet” nga demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i Lulzim Bashës, psi rregulloi cilësinë e diellit, tashmë ka nisur të komentojë zhvillimet politike në PD.

Për Xheferrin, 8 janari ishte një ditë e rëndë për çdo demokrat dhe se dhuna mbi selinë e partisë i shërben vetëm një njeriu.

8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj”, shkruan Xhaferri në Facebook.

Por kaq ka mjaftuar që demokratët, në masë të “shpërthejnë” kundër Xhaferrit dhe ti kërkojnë që të dalin para antarësisë dhe të shohin realitetin me sy.



“Po pse na i mbyllni dyert?perse nuk del para antaresise te beje gare dhe kush jete fitues ta mbështesin?kush ju dhimbset me shume anetaret apo xhamat?ate gazin bishtat e lopata e kokes karriget kuj ja hidhni me rhua dot?po si bunkier do rrije ndërtesa jone?Ferdinand mos na vini fajin neve se jam burgos e rrahur ne dru per lul bashen,po tani basha te me jap dru mua?Reflektoni se skeni njerz ne baze,gjeni zgjidhjen Ferdinan,une sa te kem jetën ate njeri se votoj me miq shok familjar dhe farefis,kandido ti te mbështesim,Lul bashen joooooo.tani me bej bllok ose fshi sms si koleget tuaj”, shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Vetingu i politikanëve/ Shkëlqim Hajdari: Ja pse iniciativa e Bashës nuk do ketë sukses

LEXO EDHE:  Vetingu i politikanëve/ Shkëlqim Hajdari: Ja pse iniciativa e Bashës nuk do ketë sukses

Një tjetër demokrat shprehet se tashmë Xhaferri dhe Basha nuk kanë asnjë njeri për të vazhduar misionin e tyre, duke ngritur edhe pyetjen se si do i kërkojnë votat kur nuk kanë asnjë alternativë.

Më kë do vazhdoni misionin Z. Ferdinand Xhaferaj . Ose me mirë me cilën bazë? Me cilët demokratë? Si do kerkoni vota? Kaq shume pyetje dhe asnjë alternativë. Më vjen keq. Realisht keq. Nuk e keni kuptuar qe baza nuk e do lulin? Po humbni pike edhe ju te gjithë.

Nejse për hajër ju daltë”, shkruan demokrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e 8 Janarit/ Noka: I gatshëm të shkoj në Prokurori

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti Flamur Noka është një prej të proceduarëve penalë për protestën e 8 Janarit. Në njoftimin e policisë thuhej se Noka është proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

I pyetur nga Denis Dyrnjaja nëse është thirrur nga Prokuroria, Noka është shprehur se ende jo por që për të nuk përbën problem pasi si qytetar i këtij vendi asgjë nuk e ndalon për të protestuar.

LEXO EDHE:  Analiza/Kujt do t’i mbyllet karriera politike sot në PD

LEXO EDHE:  Skenari i PD/ Ja çfarë do ndodhë nesër në Kuvend



Jo akoma por për mua nuk përbën problem. Unë përsa kohë jam qytetar i këtij vendi protestën nuk ma ndalon asnjë. Ajo ka qenë protesta më paqësore”, shprehet Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lulzim brava ka helmuar me qindra e mijëra demokratë”/ Noka: Rama mbrojti pengun e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se në protestën e 8 Janarit, kryetari I shkakruar Lulzim Bashs ka helmuar me gaz lotsjellës qindra e mijëra demokratë.

I ftuar në Top Talk, Noka është shprehur se, Basha vërtetoi se ishte një peng dhe Rama drejton jo vetëm kryeministrinë por edhe ato zyra.

Të gjithë shqiptarët shkuan të hynin në shtëpinë e tyre. A ndodh në një vend të botës që të shikosh deputetë të mos lejohen të hyjnë në seli, se është bunkerizuar partia. Për çfarë e do bunkerin. Kujton se do të mbash peng PD se je peng për vete. Pengu ka bërë gjithçka që të mbajë peng shtëpinë e lirisë së demokratëve.

E vërtetoi se ishte peng. Data 8 ishte data që u vulos. Rama drejton kryeministrinë edhe ato zyra. Aty ka futur në burg pengun.



LEXO EDHE:  Basha shënon autogol/ Del “zbuluar” në Shkodër

LEXO EDHE:  Vendimi i Bashës për Nokën/ Ristani: Vulhumburi ka shkelur rregullat

Rama mbrojti pengun dhe banditët që ishin brenda se nuk u ndalua asnjë.

Nëse shtetit do ishte i paanshëm duhet të bënte evakuuimin se kishte mbajtur peng deputetët. Por çfarë bëri, dhunë dhe terror.

Demokratët në gjithë Shqipërinë do të kenë vetëm një qëllim të rrëzojnë regjimin. Në këtë mision nuk mund të pranojnë që Edi Rama të qeveris, dhe të qeverisë dhe demokratët.

Lulzim Brava ka helumar qindra e mijëra demokratë. Prokuroria duhet të hetojë”, është shprehur Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE