Connect with Us

Rritja e rasteve me Covid/ Kthehet bllokimi i pjesshëm në këtë shtet, ja masat e marra

Bota

Rritja e rasteve me Covid/ Kthehet bllokimi i pjesshëm në këtë shtet, ja masat e marra

Publikuar

-

/

Holanda rikthen izolimin e  pjesshëm, trejavor për luftim të pandemisë së koronavirusit, që do të prekë dyqanet, aktivitetet sportive dhe restorantet.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur të premten, se kjo masë drastike është përgjigje ndaj shkallës rekorde të infektimit me koronavirus dhe rritjes së numrit të personave të shtrirë nëpër spitale.

Rutte ka thënë se fatmirësisht shumica e popullsisë holandeze është vaksinuar, mirëpo izolimi i pjesshëm do të hyjë në fuqi në mbrëmjen e së dielës.

Dyqanet jo të domosdoshme do të duhet të mbyllen në orën 18:00, derisa dyqanet ushqimore, kafiteritë dhe restorantet në orën 20:00.

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ Konfirmohen mbi 300 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Njerëzit do të mund të ftojnë nëpër shtëpi jo më shumë se 13 persona.

Në mesin e masave është përmendur edhe se njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që është e mundur.

Shumica e vendeve të Evropës janë duke u përballur me rritje të rasteve me këtë virus.

Austria po ashtu pritet të kufizojë lëvizjet e personave të pavaksinuar.

Danimarka ka rikthyer kërkesën për certifikatë të vaksinës, ndonëse në muajin shtator pati thënë se COVID-19 nuk është më sëmundje “kritike”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Situata e Covid në vend/ Brataj jep detaje, tregon sa ka qenë numri i urgjencave që nga nisja e pandemisë

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ Konfirmohen mbi 300 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Kreu i OBSH: Arritja e imunitetit të turmës përmes ekspozimit ndaj COVID-19, “joetike”

LEXO EDHE:  Kreu i OBSH: Arritja e imunitetit të turmës përmes ekspozimit ndaj COVID-19, "joetike"

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Drejtoria Tatimore Durrës bllokoi llogaritë e 106 bizneseve gjatë Covid-19

LEXO EDHE:  Kreu i OBSH: Arritja e imunitetit të turmës përmes ekspozimit ndaj COVID-19, "joetike"

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.