Connect with Us

Rrëzohet gjatë lojës/ Humb jetën fëmija në Dibër

Kronika

Rrëzohet gjatë lojës/ Humb jetën fëmija në Dibër

Publikuar

-

/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një fëmijë ka ndërruar jetë duke luajtur pranë banesës së tij.

Raportohet se fëmija ishte duke luajtur në momentin që është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Vijon…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I riu kanos me kallashnikov 39 vjeçarin pasi i dëmtoi makinën/ Arrestohet në flagrancë

Publikuar

-

Nga

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit së në lagjen Paskuqan Nr. 2, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Humb jetën një 27-vjeçar

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Gjendet trupi i pajetë në Fier

Ky shtetas, gjatë natës, i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tritol makinës së “të fortit” në Krujë/ Kush është shënjestra e atentatit

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Krujës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një automjeti në pronësi të shtetasit me inicialet L.T, i cili është djegur pjesërisht.

Pronari i mjetit rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.



Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Humb jetën një 27-vjeçar

LEXO EDHE:  "Mendova se do vdisja"/Reperi shqiptar rrëfen historinë tronditëse

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 21 vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Dyshohet se një 21 vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Si pasojë e dëmtimeve është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE