Connect with Us

Putin: Nëse Bjellorusia ndërpret gazin drejt Evropës, rrezikon lidhjet me Moskën

Bota

Putin: Nëse Bjellorusia ndërpret gazin drejt Evropës, rrezikon lidhjet me Moskën

Publikuar

-

/

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se homologu i tij bjellorus nuk është këshilluar me të, përpara se të ngrejë si mundësi, ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror të Evropës. Ai shtoi se një lëvizje e tillë do të dëmtonte lidhjet mes Moskës dhe Minskut.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kërcënoi të enjten se do të hakmerret kundër çdo sanksioni të ri të Bashkimit Evropian ndaj vendit të tij lidhur me çështjen emigrantëve të bllokur në kufi me Poloninë. Ai sugjeroi se mund të ndalojë transportimin tranzit të gazit rus dhe mallrave të tjera nëpërmjet Bjellorusisë.

Paralajmërimi i tij ndikoi në një rritje të përkohshme të çmimit të gazit në Evropë, e cila siguron rreth një të tretën e sasisë së gazit nga Rusia, përfshirë dhe përmes tubacionit Yamal-Europë, i cili kalon përmes Bjellorusisë, në Poloni dhe Gjermani.

Seksioni bjellorus i tubacionit Yamal-Evropë është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom.

Kohët e fundit kam folur me (Lukashenkon) dy herë dhe ai nuk ma përmendi këtë gjë asnjëherë dhe nuk e la as të kuptohet”, tha zoti Putin në një intervistë për televizionin shtetëror. Këto janë komentet e tij të para publike lidhur me kërcënimin që ka bërë presidenti bjellorus.

Sigurisht në teori, Lukashenko si president i një vendi tranzit mund të urdhërojë që furnizimet tona (gazit) të ndërpriten. Por kjo do të nënkuptonte një shkelje të kontratës sonë të tranzitit të gazit dhe shpresoj që kjo nuk do të ndodhë“, shtoi zoti Putin.

Prej vitesh, Rusia ka qenë aleati më i afërt i Bjellorusisë, duke ndihmuar me gjithçka, nga sigurimi i parave të thata, tek furnizimi me energji me çmim të lirë tek ndihma ushtarake. Komentet e zotit Lukashenkos vijnë në një kohë të ndjeshme për eksportet e energjisë ruse drejt Evropës.

LEXO EDHE:  BE bie dakord për sanksione ndaj Bjellorusisë

Analistët thonë se komentet e zoti Lukashenko për gazin ka të ngjarë të kenë venë në provë durimin e zotit Putinit ndërsa furnizimi me gaz nga Rusia ndodhet tashmë në qendër të debatit të nxehtë me Evropën.

Çmimet evropiane të gazit e për rrjedhojë, faturat e energjisë janë në rritje këtë vit, çka u nxit pas rimëkëmbjes nga pandemia duke shkaktuar një rritje të kërkesës, e duke i detyruar klientët nga Evropa në Azi, të garojnë mes tyre për të siguruar sa më shumë furnizime.

Disa politikanë evropianë kanë akuzuar Moskën se nuk ka bërë aq sa duhet për të ulur çmimet.

Komisioni Evropian tha të premten se nëse zoti Lukashenko do t’i çonte deri në fund kërcënimet e tij, kjo do të dëmtonte më tej furnizimin e gazit.

Gjatë intervistës të së shtunës, zoti Putin tha se nëse Bjellorusia do të ndërpresë furnizimet, kjo do të shkaktonte dëme të mëdha në sektorin energjetik evropian dhe nuk do të ndihmonte në zhvillimin e marrëdhënieve të Rusisë me Bjellorusinë si një vend tranzit.

Rusia, e cila këtë javë ka nisur të rrisë sasinë e gazit që po dërgon me synimin për të rimbushur depozitat e saj në Evropë përpara sezonit të dimrit, ka thënë se sasia do të shtohet sapo gazsjellësi i saj i sapondërtuar “Nord Stream 2” të marrë dritën jeshile nga Gjermania.

“Nord Stream 2” është një tjetër gazsjellës rus i projektuar për të anashkaluar vendet tranzit, veçanërisht Ukrainën.

Kremlini e quan gazsjellësin një “projekt thjesht komercial” dhe ka mohuar në mënyrë të prerë se pas tij fshihen çështje politike./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ulja e ndotjes nga karantina shpëtoi 800 jetë në 47 qytete

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 800 vdekje u shmangën falë përmirësimit të cilësisë së ajrit gjatë karantinës së plotë në Europë, thotë Shërbimi i Klimës për Bashkimin Evropian, Koperniku.

Nga krahasimi i ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mes shkurtit dhe korrikut 2020 në 47 qytete të mëdha evropiane, studiuesit arritën në përfundimin se masat e ndërmarra nga qeveritë e vendeve evropiane për të kufizuar përhapjen e COVID-19 mbrojtën njerëzit nga ndotja vdekjeprurëse.

Studimi zbuloi se mbyllja e shkollave, puna nga shtëpia dhe anulimi i aktiviteteve pati një ndikim të madh në nivelin e dioksidit të azotit (NO2), një gaz i dëmshëm i prodhuar kryesisht nga makinat.

LEXO EDHE:  Zbulohet “lidhja” e Bashës me Putinin

LEXO EDHE:  BE bie dakord për sanksione ndaj Bjellorusisë



Dioksidi i azotit shihet si shkaktar i disa sëmundjeve respiratore dhe problemeve në zemër, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe është përgjegjës për 50 mijë vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropianë çdo vit.

Sipas studimit, qytete në Francë, Spanjë dhe Itali patën një rënie me 50-60 për qind të gazit të dëmshëm gjatë kësaj periudhe. Parisi, Londra, Barcelona, Milano ishin mes qyteteve që shmangën më shumë vdekje, sipas të dhënave zyrtare të këtyre vendeve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord infektimesh me Covid në Kosovë/ Regjistrohen rreth 4 mijë raste të reja, rritet dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 27 janar.

Rastet e reja dolën pas testimit të 15,268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 617 pacientë.

Në Kosovë, aktualisht janë 28,751 raste aktive me koronavirus.

LEXO EDHE:  A i mbështeti Vladimir Putin terroristët anti-perëndimorë kur ishte oficer i KGB-së?

LEXO EDHE:  Presidenti Biden paralajmëron takim me homologun rus



Koronavirusi cenon fëmijët e pavaksinuar

Gjatë këtyre 24 orëve, autoritetet shëndetësore kanë dhënë edhe 4,623 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803,638 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bundestagu përkujton viktimat e Holokaustit

Publikuar

-

Nga

Që nga viti 2005, 27 Janari është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Më 27 Janar 1945 ushtarët e Ushtrisë së Kuqe çliruan në Poloninë e pushtuar atëherë nga nazistët kampin nazist të shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Sipas të dhënave në këtë kamp u vranë të paktën 1,1 milionë hebrenj.

Bundestagu që nga viti 1996 i kujton viktimat e nacionalizmit në një seancë përkujtimore. Ishte presidenti i atëhershëm, Roman Herzog, ai që e nxiti idenë e shpalljes së ditës të çlirimit të kampit Auzhvic si ditë përkujtimore në Bundestag. Seancën e hap tradicionalisht presidenti/ja e Bundestagut.

Këtë vit seancën përkujtimore e hapi presidentja e zgjedhur para pak javësh, Bärbel Bas (SPD). “Ne kujtojmë miliona njerëz që u përndoqën, u vodhën, u poshtëruan, iu morën të drejtat, u torturuan dhe iu dorëzuan vdekjes. Sepse ata mendonin ndryshe, besonin ndryshe, dashuronin ndryshe, apo sepse jeta e tyre ishte “e pa vlerë” për nacionalsocialistët”, tha Bas.

“Kujtesa dhe përkujtimi nuk të bëjnë imun ndaj antisemitizmit”

Gjenocidi ndaj hebrenjve të Europës ishte një krim gjerman, por në të njëjtën kohë është një e kaluar që lidhet me të gjithë, tha në fjalën e saj Bas, e cila bëri thirrje për vigjilencë kundër antisemitizmit e para armiqësisë së vazhdueshme ndaj hebrenjve. “Antisemitizmi është mes nesh”, tha Bas. Ai nuk është një problem vetëm i ekstremeve politike, por një problem i të gjithë shoqërisë dhe është i paparanueshëm. “Pikë. Pavarësisht nga vjen.”



Presidentja e Bundestagut theksoi, se “kujtesa dhe përkujtimi nuk të bëjnë imun ndaj antisemitizmit”. Liria dhe demokracia janë të varura nga qytetarët e angazhuar, që në këtë rast duhet të tregojnë edhe “guxim për intolerancë” ndaj antisemitizmit. Por edhe “kush nxit urrejtje kundër myslimanëve e besimit të tyre nuk është i besueshëm as si mik i hebraizmit”, kujtoi Bas. Kurse në një deklaratë të përbashkët të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapi thuhet se “është detyrimi ynë solemn kundrejt të gjithë viktimave dhe të mbijetuarve të mos i harrojmë ata kurrë.” Në përkujtimin në Bundestag mori pjesë edhe kryetari i parlamentit izrealit, Mickey Levy.

LEXO EDHE:  Zbulohet “lidhja” e Bashës me Putinin

LEXO EDHE:  BE bie dakord për sanksione ndaj Bjellorusisë

Inge Auerbacher: Dëshira ime më e thellë është pajtimi

Në seancën përkujtimore në Bundestag foli edhe 87 vjeçarja, e mbijetuara e Holokaustit, Inge Auerbacher. Në fjalën e saj e mbijetuara e Holokaustit rrëfesu se si u dërgua në moshën 7 vjeçare, në vitin 1942 në kampin e përqëndrimit, Terezienshtat. Pas çlirimit të kampit, ajo me familjen u vendos fillimisht në Shtutgart, pastaj në vitin 1946 familja emigroi në SHBA.

E kam akoma në kujtesë “këtë kohë të tmerrit dhe urrejtjen ndaj hebrenjve”, tha Auerbacher. Për fat të keq ky kancer është zhvilluar sërish. Në shumë vende, edhe në Gjermani urrejtja ndaj hebrenjve është prapë përditshmëri, tha ajo, por kjo sëmundje duhet të shërohet sërish. “E shkuara nuk duhet të harrohet kurrë. Së bashku le të lutemi për unitet në këtë tokë.” Auerbacher bëri thirrje për pajtim. “Urrejtja ndaj njerëzve është diçka e tmerrshme. Ne të gjithë kemi lindur si vëllezër dhe motra. Dëshira ime më e thellë është pajtimi i të gjithë njerëzve.” Në vitin 1986 Inge Auerbacher publikoi kujtimet e fëmijërisë që në Gjermani u publikuan nën titullin “Unë jam një yll”.

Seanca përkujtimore në Bundestag zhvillohet edhe me shoqërim muzikor. Tradicionalisht aty marrin pjesë edhe presidenti gjerman, kësaj here Frank-Walter Steinmeier, kancelari Olaf Scholz, si edhe presidenti i Këshillit Federal, Bodo Ramelow dhe presidenti Gjykatës Kushtetuese, Stephan Harbarth.DW

LEXO TE PLOTE