LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet-Pastrimi i parave për Cosa Nostra-n/ Rezart Taçi futi në lojë edhe Presidentin..

13 Nëntor 2021, 13:23, Kronika CNA
Përgjimet-Pastrimi i parave për Cosa Nostra-n/ Rezart Taçi futi

Një ditë më parë SPAK, njoftoi se ka shpallut në kërkim, biznesmenin Rezart Taçi.

Sot kanë dalë në dritë, përgjime mes një prej të pandehurëve dhe biznesmenit Rezart Taçi për transferimin e fshehtë të parave, të siguara nga gazetari Thimi Samarxhi.

Mëngjesin e 28 maj 2021, teksa ndodhej në autoveturën e tij, Danielle Cestagalli fliste në telefon me Rezart Taçin, duke i treguar detaje nga operacioni financiar i lidhur me Francesco Zummo-n, i cili ka pasur një sërë komplikacionesh lidhur me sektorin imobiliar me bllok kapitali.

Tani këto kapitale mbahen nga fondacionet në Lihteshtejn dhe banka i ka komunikuar Zummo-s që, sapo Daniele të japë dritën jeshile, do të spostojë fondet në llogarinë personale të Zummo-s. Kjo, në mënyrë që ai nga kjo llogari të mund të bëjë menjëherë transferimin. Daniele thekson së bëhet fjalë për diçka serioze, por që sigurisht ka probleme për sa kohë banka e Lihteshtejnit mund të vihet në kontakt me bankën në Itali, duke nxjerrë kështu të palarat.

Më pas, Cestagalli, në të njëjtin rast, informonte bashkëbiseduesin e tij Rezart Taçi, që të jepte dhe ai ndihmën e tij duke hapur një llogari të tretë bankare, për ta përdorur për të paguar ndërmjetësit e tyre.

Cestagalli: ?...mbrëmë isha me atë avokatin e tij, që e ka emrin Fabio Petruzzella (…). …z.Zummo kërkon që t?i transferojë të gjitha dhe të çlirohet një herë e mirë, dhe më pas të bëjë një xhiro në llogarinë e avokatit të tij. Në këtë mënyrë ai merr këto fonde….dhe… i dërgon menjëherë në llogarinë e këtij avokatit, këtij Fabios. Do ishte më e lehtë të hapeshin bashkarisht, dhe kështu operimi kryehet menjëherë…pjesa tjetër Amen.

Ndërsa ajo që do të thosha tjetër vëlla, është se kam nevojë që ata të tutë të më hapin një llogari…por çështja është delikate se duhet të njohësh njerëz…..kjo është arsyeja që .. (…) dhe prandaj doja të të shihja që të flisja edhe me shifra.

Dhe po të them që bëhet fjalë për çështje serioze, kështu që duhet bërë shpejt, mundësisht të mërkurën, u kuptuam?, ok flasim më vonë Rezart?.

Ndërsa në bisedimet e kryera më 15 qershor 2021, udhëtimi i Zummo dhe Petruzzella drejt Shqipërisë zbulon detaje që për të kryer transferimin me sukses, iu kërkuan favore personazheve të njohur.

Këtë të fundit e përdori për të kaluar nga ?banka e Presidentit?, i cili do të merrte edhe ai shumën e vet të parave sapo transferimi të kryhej.

Në orën 20:03 tjetër telefonatë ndërmjet Danieles dhe Rezartit, zëri i të cilit nuk dëgjohet mirë.

Daniele: ...Perfekt, perfekt…pra ke vendosur që ta hapim atje?…..mirë….Po si do ja bëjmë për kalimin…më ço pak emrin, s?po i them gjë atyre deri nesër, por pastaj ia bëjmë surprizë…shkojmë te Presidenti dhe pikë, shumë mirë.

Në orën 20:06, Daniele i përgjigjet telefonatës së 11 me Rezartin, të cilit përsëri nuk i dëgjohet zëri, por ai thotë se kërkon t?i rrëfejë diçka të cilën nuk duhet ta flasë me askënd, e aq më pak me Fabion, të cilit kërkon t?ia thotë të nesërmen kur të jetë e sigurtë.

Daniele : …tani isha në telefon me të për të organizuar një takim….e enjte, pasdite…do vijnë në Tiranë…ja pse nuk të përgjigjesha, më mori Presidenti i Bosnj…jo më fal, i Malit të Zi. Do e hapë llogarinë nga …/Gazeta Shqip

Lajmet e fundit nga