Connect with Us

Ndryshime në listën e kombëtares, largohen 7 futbollistë dhe vijnë 3 të rinj ndaj Andorrës

Kombëtare

Ndryshime në listën e kombëtares, largohen 7 futbollistë dhe vijnë 3 të rinj ndaj Andorrës

Publikuar

-

/

Kombëtarja shqiptare e futbollit është kthyer sot pasdite në vendin tonë, pas sfidës së humbur me shifrat 5-0 në Angli. Një sfidë ku përtej rezultatit teknik, kanë rënduar edhe dëmtimet e pësuara nga lojtarë të ndryshëm e kartonët që kanë sjellë pezullime.

Kështu, FSHF ka konfirmuar se për shkak kartonësh mungojnë Gjasula, Ismajli e Cikalleshi, ndërsa për dëmtime do të jenë Kumbulla, Bare e Veseli që nuk do të jenë pjesë e sfidës. Gjithashtu, do të mungojë edhe Broja i cili sipas FSHF, ka kërkuar që të kthehet te Sauthempton pas problemeve me kaviljen.

Kështu, janë larguar tre lojtarë të tjerë, duke filluar nga Ernest Muçi i cili në mënyrë absurde është rithirrur nga Shpresat vetëm 2 ditë pasi ishte larguar. Emrat e tjerë janë Enis Çokaj dhe Taulant Seferi, me këtë të fundit i cili mungonte prej qershorit në grupin kuqezi.

NJOFTIMI I FSHF

Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës. Për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve në ndeshjen ndaj Anglisë skuadrës do t’i bashkohen që këtë të shtunë tre lojtarë. Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen e datës 15 nëntor ndaj Andorrës dhe do të bashkohen menjëherë me skuadrën.

LEXO EDHE:  Paditë e biznesit ndaj gazetarëve/ Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Mos cënoni fjalën e lirë

Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Ëembley” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Anglinë, dot të largohen nga grumbullimi për t’u kthyer me klubet respektive e për të vijuar rikuperimin. Edhe mbrojtësi tjetër Frederik Veseli ka pasur probleme fizike pas ndeshjes dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është konkluduar se e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës.

Për shkak skualifikimi do të mungojnë edhe Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, të cilët do të qëndrojnë pranë kombëtares për sfidën e fundit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Të çmendur pas Brojës, tifozët thirrje sulmuesit të Kombëtares: Dëgjo prindërit Armando, firmos me Sauthemptonin!

Publikuar

-

Tifozët e Sauthemptonit nuk duan asgjë më shumë sesa të shohin sulmuesin e tyre kryesor këtë sezon, Armando Brojën, që të transferohet përfundimisht në “St Mary’s” këtë muaj.

Talenti i sulmit kuqezi, aktualisht i huazuar nga Çelsi, po bind gjithnjë e më shumë për potencialin e tij me 7 golat që ka shënuar në 20 ndeshje me skuadrën e Ralf Hazenhytelit.

Klubet kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të 20-vjeçarit te “Shenjtorët” që këtë muaj.

Tekniku austriak konfirmoi se edhe familja e Brojës ka shprehur dëshirën për transferimin e djalit të tyre në Sauthempton, ndërkohë që drejtori i klubit, Martin Semens, ka nisur bisedimet me drejtoreshën e Çelsit, Marina Granovskaia, për opsionet e së ardhmes së lojtarit.

Të gjitha alternativat janë në tavolinë, përfshirë edhe huazimin për një tjetër sezon të sulmuesit.

LEXO EDHE:  MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

LEXO EDHE:  MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD



THIRRJET – Ndërkohë që një postim i Brojës në “Twitter” ka entuziazmuar tifozët, të cilët i kërkojnë që të transferohet në klubin e tyre, faqja zyrtare e klubit në “Twitter” postoi një foto të sulmuesit me inicialet e tij AB shoqëruar nga një yll.

Broja komentoi me një zemër ndërsa mbështetësit e Sauthemptonit i shkruanin:

“Dëgjo prindërit Armando… firmose kontratën”. Çelsi është i hapur për të gjitha opsionet për të ardhmen e produktit të akademisë së tyre.

Sipas “Evening Standard”, përgjigja e bluve të Europës për Sauthemptonin nuk do të vonojë për një kohë të gjatë, përkundrazi, do të mbërrijë brenda kësaj jave.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajme të mira për trajnerin e Kombëtares, futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë

Publikuar

-

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të legjionarëve kuqezi në Europë. Gola, paraqitje mjaft të mira e vlerësime të larta kanë marrë disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja.

Klaus Gjasula ka qenë pa diskutim lojtari i ndeshjes në sfidën që Darmstadi i tij zhvilloi kundër Karlsruher-it në shtëpi. Mesfushori shqiptar gaboi në minutën e 22-të, teksa i dhuroi një gol kundërshtarëve, por ishte vetë ai që e korigjoi gabimin duke i dhuruar skuadrës së tij golin e barazimit pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë të lojës. Uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.5 futbollistin kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Thomas Strakosha ka dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, teksa për 90 minuta e ka mbajtur portën e tij të paprekur, në fitoren 3-0 që lacialët siguruan ndaj Sarenitanës. Portieri shqiptar u vlerësua me notën 7.1, teksa në këtë sfidë u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj.

Marash Kumbulla ka zhvilluar një ndeshje të madhe mbrëmjen e djeshme ndaj Cagliari-t. Shtylla e mbrojtjes kuqezi vlerësohet si më i miri i katërshes së mbrojtjes së Romës nga “Sofascore” në notat e dhëna pas ndeshjes, teksa lojtari shqiptar ka notën më të lartë, 7.5. Kumbulla e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti për 90 minuta të plota, duke shkëlqyer dhe duke treguar cilësitë e tij në fushën e lojës. Sakaq, edhe Berat Gjimshiti, një tjetër mbrojtës i Kombëtares shqiptare që aktivizohet me Atalantën ka bërë një lojë mjaft të mirë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Interit. Legjionari kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë e takimit, mori notën 7.1 nga Sofascore.

LEXO EDHE:  MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

LEXO EDHE:  "Duhet të kërkoni ndjesë publike!"/ Taulant Muka i përvishet Dritan Hilës



Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani është treshja shqiptare që luan në radhët e Empolit. Pavarësisht barazimit ndaj Venezia-s, tre kuqezinjtë kanë spikatur me paraqitjet e tyre në këtë ndeshje, duke marrë edhe nota mjaft të mira.

Edhe Keidi Bare e Armando Broja kanë luajtur këtë javë në kampionatet respektive, në La Liga e Premier League, duke e nisur që nga minuta e parë në takimet përkatëse.

Paraqitjet e mira të kuqezinjve në Europë janë një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që ka në muajin mars do të zhvillojë edhe dy miqësore mjaft të rëndësishme, fillimisht ndaj Spanjës më 26 mars në transfertë e tre ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Bekim Balaj i thotë lamtumirë klubit rus: Ky është futbolli…

Publikuar

-

Bekim Balaj ka mbyllur aventurën e tij në Rusi me Nizhnin. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në Instagram, ku citon gjithashtu citon dhe fjalët e sulmuesit.

Shkodrani i uron fat skuadrës, por dhe shpreh dhe një pakënaqësi për mënyrën si rrodhën gjërat.



“Isha i lumtur që u riktheva në Rusi, që të tentoja të fitoja kampionatin përsëri. Ne kemi një skuadër të mirë dhe kemi luftuar në çdo ndeshje. Por ky është futbolli… Ndoshta është koha që të ndryshojë diçka. Dua t’i uroj fat shokëve të skuadrës dhe mbajeni ekipin në Premier Ligë. Shpresoj që tifozët t’i mbështesin gjithmonë!”, shkruhej në postim.

LEXO EDHE:  MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

LEXO EDHE:  "Duhet të kërkoni ndjesë publike!"/ Taulant Muka i përvishet Dritan Hilës

Balaj u transferua në fillim të këtij sezoni nga Shturm Grac dhe u aktivizua në 15 ndeshje.

LEXO TE PLOTE