Connect with Us

Kombëtarja kryen stërvitjen e parë në Shqipëri para ndeshjes me Andorrën

Kombëtare

Kombëtarja kryen stërvitjen e parë në Shqipëri para ndeshjes me Andorrën

Publikuar

-

/

Përfaqësuesja shqiptare është kthyer sot në vendin tonë dhe ka filluar menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit ndaj Andorrës.

Ashtu siç pritej, mungonin të gjithë lojtarët titullarë të sfidës së djeshme, të cilët janë lënë pushim nga tekniku Reja. Në fushën stërvitore kanë qenë vetëm ata që luajtën si zëvendësues apo nuk u aktivizuan në sfidën e mbrëmshme në Uembli.

Mes lojtarëve ishte edhe një nga tre emrat e rinj që u grumbulluan nga Reja mes emergjencës së mungesave në radhët e kombëtares, pasi Taulant Seferi i është bashkuar me shpejtësi përfaqësueses kuqezi. Ndërkohë, pritet që ekipit t’i bashkohen edhe Muçi e Çokaj.

Lojtarët zhvilluan një ndeshje të vogël kontrolli mes tyre, ku për shkak të numrit të vogël të lojtarëve të pranishëm u aktivizua edhe Ervin Bulku. Ky i fundit tregoi se mbetet në formë të mirë edhe pse ka lënë prej vitesh futbollin, duke gjetur rrjetën në këtë ndeshje mes grupit kuqezi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Të çmendur pas Brojës, tifozët thirrje sulmuesit të Kombëtares: Dëgjo prindërit Armando, firmos me Sauthemptonin!

Publikuar

-

Tifozët e Sauthemptonit nuk duan asgjë më shumë sesa të shohin sulmuesin e tyre kryesor këtë sezon, Armando Brojën, që të transferohet përfundimisht në “St Mary’s” këtë muaj.

Talenti i sulmit kuqezi, aktualisht i huazuar nga Çelsi, po bind gjithnjë e më shumë për potencialin e tij me 7 golat që ka shënuar në 20 ndeshje me skuadrën e Ralf Hazenhytelit.

Klubet kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të 20-vjeçarit te “Shenjtorët” që këtë muaj.

Tekniku austriak konfirmoi se edhe familja e Brojës ka shprehur dëshirën për transferimin e djalit të tyre në Sauthempton, ndërkohë që drejtori i klubit, Martin Semens, ka nisur bisedimet me drejtoreshën e Çelsit, Marina Granovskaia, për opsionet e së ardhmes së lojtarit.

Të gjitha alternativat janë në tavolinë, përfshirë edhe huazimin për një tjetër sezon të sulmuesit.



THIRRJET – Ndërkohë që një postim i Brojës në “Twitter” ka entuziazmuar tifozët, të cilët i kërkojnë që të transferohet në klubin e tyre, faqja zyrtare e klubit në “Twitter” postoi një foto të sulmuesit me inicialet e tij AB shoqëruar nga një yll.

Broja komentoi me një zemër ndërsa mbështetësit e Sauthemptonit i shkruanin:

“Dëgjo prindërit Armando… firmose kontratën”. Çelsi është i hapur për të gjitha opsionet për të ardhmen e produktit të akademisë së tyre.

Sipas “Evening Standard”, përgjigja e bluve të Europës për Sauthemptonin nuk do të vonojë për një kohë të gjatë, përkundrazi, do të mbërrijë brenda kësaj jave.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajme të mira për trajnerin e Kombëtares, futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë

Publikuar

-

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të legjionarëve kuqezi në Europë. Gola, paraqitje mjaft të mira e vlerësime të larta kanë marrë disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja.

Klaus Gjasula ka qenë pa diskutim lojtari i ndeshjes në sfidën që Darmstadi i tij zhvilloi kundër Karlsruher-it në shtëpi. Mesfushori shqiptar gaboi në minutën e 22-të, teksa i dhuroi një gol kundërshtarëve, por ishte vetë ai që e korigjoi gabimin duke i dhuruar skuadrës së tij golin e barazimit pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë të lojës. Uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.5 futbollistin kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Thomas Strakosha ka dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, teksa për 90 minuta e ka mbajtur portën e tij të paprekur, në fitoren 3-0 që lacialët siguruan ndaj Sarenitanës. Portieri shqiptar u vlerësua me notën 7.1, teksa në këtë sfidë u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj.

Marash Kumbulla ka zhvilluar një ndeshje të madhe mbrëmjen e djeshme ndaj Cagliari-t. Shtylla e mbrojtjes kuqezi vlerësohet si më i miri i katërshes së mbrojtjes së Romës nga “Sofascore” në notat e dhëna pas ndeshjes, teksa lojtari shqiptar ka notën më të lartë, 7.5. Kumbulla e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti për 90 minuta të plota, duke shkëlqyer dhe duke treguar cilësitë e tij në fushën e lojës. Sakaq, edhe Berat Gjimshiti, një tjetër mbrojtës i Kombëtares shqiptare që aktivizohet me Atalantën ka bërë një lojë mjaft të mirë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Interit. Legjionari kuqezi, i cili u aktivizua që nga minuta e parë e takimit, mori notën 7.1 nga Sofascore.



Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani është treshja shqiptare që luan në radhët e Empolit. Pavarësisht barazimit ndaj Venezia-s, tre kuqezinjtë kanë spikatur me paraqitjet e tyre në këtë ndeshje, duke marrë edhe nota mjaft të mira.

Edhe Keidi Bare e Armando Broja kanë luajtur këtë javë në kampionatet respektive, në La Liga e Premier League, duke e nisur që nga minuta e parë në takimet përkatëse.

Paraqitjet e mira të kuqezinjve në Europë janë një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që ka në muajin mars do të zhvillojë edhe dy miqësore mjaft të rëndësishme, fillimisht ndaj Spanjës më 26 mars në transfertë e tre ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Bekim Balaj i thotë lamtumirë klubit rus: Ky është futbolli…

Publikuar

-

Bekim Balaj ka mbyllur aventurën e tij në Rusi me Nizhnin. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në Instagram, ku citon gjithashtu citon dhe fjalët e sulmuesit.

Shkodrani i uron fat skuadrës, por dhe shpreh dhe një pakënaqësi për mënyrën si rrodhën gjërat.



“Isha i lumtur që u riktheva në Rusi, që të tentoja të fitoja kampionatin përsëri. Ne kemi një skuadër të mirë dhe kemi luftuar në çdo ndeshje. Por ky është futbolli… Ndoshta është koha që të ndryshojë diçka. Dua t’i uroj fat shokëve të skuadrës dhe mbajeni ekipin në Premier Ligë. Shpresoj që tifozët t’i mbështesin gjithmonë!”, shkruhej në postim.

Balaj u transferua në fillim të këtij sezoni nga Shturm Grac dhe u aktivizua në 15 ndeshje.

LEXO TE PLOTE