Connect with Us

Ja çfarë shkruajnë mediat angleze për fitoren e thellë 5-0 ndaj Shqipërisë

Kombëtare

Ja çfarë shkruajnë mediat angleze për fitoren e thellë 5-0 ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

/

Mediat angleze kanë shkruar me superlativa për Anglinë pas suksesit ndaj Shqipërisë me shifrat 5-0. Sigurisht, në epiqendër të vëmendjes ishte performanca e Herri Kejn, i cili shënoi tre gola, për më tepër atë që cilësohet tregolëshi perfekt, pasi gjeti rrjetën me të dy këmbët dhe me kokë. Titujt e mediave kryesore në Angli mund t’i lexoni në vijim:

Daily Mail: Herri Kejn shënoi tre gola në pjesën e parë ndërsa Anglia i shënoi PESË Shqipërisë me Herri Meguajër dhe Xhordan Henderson që gjeten gjithashtu rrjetën në Uembli, duke lënë ekipin vetëm 1 pikë larg Botërorit 2022.

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist

The Sun: Të lumtur si Herri. Brilanti Kejn kthehet përsëri në shina me një tregolësh perfekt sensacional që entuziazmoi Uemblin e tejmbushur në ndeshjen e dominuar.

The Mirror: Herri Kejn shënon tre gola në dërrmimin në Uembli.

The Guardian: Herri Kejn me tre gola ndërsa Anglia kalon pa vështirësi Shqipërinë në rrugën drejt Katarit.

BBC: Tre gola të shkëlqyer të Kejn çojnë Anglinë në pragun e Kupës së Botës.

The Times: Kejn i mrekullueshëm, nis Anglinë drejt Katarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

VIDEO/ Fantastik mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, realizon supergol në Angli

Publikuar

-

Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, Anis Mehmeti, ka filluar vitin si një protagonist me skuadrën e Uajkomb, ky ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm duke kthyer ekipin në pretendent për ngjitjen në kategori.

Në ndeshjen e Ligës së Parë angleze mes Uajkomb dhe Sandërlend, ai ka gjetur golin në minutën e 13 të duelit, duke barazuar përkohësisht duelin në shifrat 1-1. Futbollisti mori topin në kufijtë e zonës dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist



Ndeshja përfundoi me shifrat 3-3 dhe nuk ndryshoi pozitat e të dy skuadrave, pasi Sandërlend mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Uajkomb në të tretin me 46 pikë. Për Mehmetin ky është goli i katërt i këtij sezoni, ndërsa ka dhënë edhe një asist.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dueli me Levandovskin, Kumbulla tregon objektivin e tij për vitin 2022

Publikuar

-

Fundi i vitit po afron dhe në Itali skuadrat janë ende me pushime. Të shumtë janë ata lojtarë që postojnë urime nëpër rrjetet sociale. Këtë ka bërë dhe mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla.

Nëpërmjet një postimi në Instagram shqiptari ka uruar të gjithë për Vitin e Ri dhe shprehet i motivuar për sfidat që e presin.

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist



“Jam falënderues për çdo gjë që kam përjetuar në vitin që kaloi, por jam i motivuar dhe me energji që ta bëj 2022-shin më special! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!, shkruhej në postim.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ UEFA “habitet” me pritjen e Thomas Strakoshës ndaj Harry Kane

Publikuar

-

Shqipëria pësoi pesë gola në Wembley kundër Anglisë, por UEFA në një nga faqet e dedikuara për Nations League, ka veçuar një pritje të Thomas Strakoshës.

Portieri i Lazios shfaqet duke devijuar një goditje të kalibruar të sulmuesit, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja e “Tre Luanëve”, Harry Kane.

Veç shenjës së “Stop” vendosur me emoji, nuk mungon as shfaqja e habisë për pritjen e Strakoshës.

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist

LEXO EDHE:  Kush është Sajmir Çullhaj?/Mediat angleze: Po përgatiste sulm terrorist



LEXO TE PLOTE