Falsifikoi dokumentet për të liruar të 'fortin' e Vlorës/ Gjykata vendos për fatin e ish drejtorit të burgut të Peqinit

13 Nëntor 2021, 10:08, Aktualitet CNA
Falsifikoi dokumentet për të liruar të 'fortin'

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg për ish drejtorin e Burgut të Peqinit, Gani Shehu.

Ish drejtori ka pranuar para gjykatës se ka qenë ai personi që ka hartuar shkresën për Viktor Ymerin në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Shehu ka thënë se shkresa është firmosur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendodhjet e Ymerajt përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

Kujtojmë se ,gjatë shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit V.B.(I), me objekt revokim/zëvendësim të masës së sigurimit nga ana e mbrojtjes së të hetuarit, u paraqit si provë një shkresë me lëndë: ?Kthim përgjigje? e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021.

Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara.

Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit u krijua dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme,  është ish Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP së Peqin, Gani Shehu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga