Connect with Us

El Çapo, kush është “baroni” më i frikshëm i karteleve të drogës në Meksikë

Blog

El Çapo, kush është “baroni” më i frikshëm i karteleve të drogës në Meksikë

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman i njohur më shumë me nofkën “El Çapo”, do të mendoni se ato janë marrë nga faqet e skenarit të ndonjë filmi hollivudian:tentativa për vrasje, dominim ndërkombëtar i trafikut të drogës, arratisje nga burgu dhe takime në xhungël me yjet e kinemasë.

Të gjitha këto do të ishin shumë të vështira për t’u besuar në rast se nuk do të kishte prova të forta për t’i mbështetur ato. Por fakt është se jeta e Guzman ka qenë larg nga të qenit e zakonshme, madje edhe sipas standardeve të “baronëve” të drogës.

I mbiquajtur “El Çapo?” (në spanjisht Shkurtabiqi) për shkak të gjatësinë së tij prej vetëm 1.67 metrash, Hoakin Guzman Loera e nisi karrierën kriminale në fillim të adoleshencës së tij, si një tregtar i suksesshëm i marijuanës gjatë viteve 1970.

Më pas ai nisi trafikun e kokainës në Meksikën Perëndimore nën drejtimin e mbretit të drogës Migel Gajardo. Pas arrestimit të këtij të fundit në vitet 1980, Guzman u ngjit në rangjet më të larta të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe e zgjeroi kartelin famëkeq Sinaloa.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Guzman nisi të shquhej si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në vend, ndaj po vihej në radarin e autoriteteve meksikane por edhe amerikane të zbatimit të ligjit. Ai do të burgosej 8 vjet gjatë viteve 1990, përpara se të arratisej prej andej në vitin 2001.

Por edhe kur ishte pas hekurave, karteli që ai drejtonte vazhdoi që ta zgjeronte ndikimin e tij. Në dekadën që pasoi pas arratisjes së tij, ai u ngrit deri në nivelin e “baronëve” historikë të drogës si Pablo Eskobar. Dhe në një moment, ai trafikonte gati çerekun e të gjitha drogave të paligjshme në botë.

Ndikimi i tij nisi të bjerë kur u arrestua sërish nga policia në vitin 2014. Edhe pse arriti q ëtë arratisej sërish, ai u kap shumë shpejt në vitin 2016. Që prej asaj kohe, ai vazhdon të vuajë dënimin në një burg në Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht kësaj, trashëgimia e tij është e pazakontë dhe ndoshta nuk do të zhduket asnjëherë.

Kjo sepse në kulmin e tij,karteli i Sinaloas transportonte më shumë se 1.8 ton kokainë në Çikago çdo muaj. Për këtë arsye, Guzman ishte krimineli i parë që u emërua “Armiku publik nr.1” në këtë qytet që nga koha e Al Kapones.

Gruaja e tij më e fundit ishte miss-i me origjinë amerikane Ema Koronel. Ata u takuan për herë të parë gjatë festës së ditëlindjes së saj të 17-të, pasi i ati ishte një nga ushtarët e kartelit të Guzman.Ai e dërgoi në SHBA për të lindur fëmijën e tyre, në mënyrë që të kishte një pikëmbështetje të re dhe të sigurt në vend.

Autoritetet u përpoqën që të ndalonin gruan e tij të hynte në SHBA, por në fakt nuk kishin asnjë akuzë zyrtare që të mund të ngrinin ndaj saj. Kështu, ajo ia doli të lindte fëmijën në SHBA, por emrin e babait e la bosh në certifikatën e lindjes.

Perandoria e drogës së Guzman përgjatë kulmit të lulëzimit të saj u zgjerua në 5 kontinente. Hoakin Guzman kishte një të dashur në burg, e cila ishte një ish-oficere policie. Zulema Hernandez kishte përfunduar në burg për ndihmën që u kishte dhënë trafikantëve të drogës. Në burh ajo u lidh me Guzman. Ajo u vra më vonë pas lirimit nga burgu.

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë për Cosa Nostra, 36 të arrestuar në Katania

Në arratisjen e parë nga burgu, El Çapo përdori 78 bashkëpunëtorë dhe dha në total një ryshfet prej rreth 2.5 milionë dollarësh. Ndërkohë gjatë arratisjes së dytë, përdori një motoçiklete pasi doli nga një tunel nëntokësor i hapur poshtë burgut.

Guzman ka qenë i njohur edhe për replikat e forta në rrjetet sociale me personazhe të njohura publike, përfshirë ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump. Në vitin 2015, Guzman iu drejtua duke i thënë: “Unë do të të bëj që t’i të përtypësh fjalët që ke thënë!”.

Në vitin 1993 pati një përpjekje për të vrarë El Çapon, kur atentatorët qëlluan me armë zjarri mbi një makinë që ata besonin se ishte e tija në një aeroport të Guadalajara. Shtatë persona gjetën vdekjen, por El Çapo nuk ishte aty.

Baroni i drogës ndërtoi një shtëpi të madhe për nënën e tij, Konsuelo Loera. Shumë kantautorë vendas janë frymëzuar nga jeta e tij duke krijuar tekste këngësh që tashmë janë bërë shumë të njohura. Por në vend se të kritikohet, jeta e tij është romantizuar në baladat Narcocorrido, një lloj muzike popullore në Meksikën Veriore.

Ai është quajtur edhe si “Osama bin Laden i trafikut të drogës” për shkak të metodave të tij të pamëshirshme, dhe aftësisë së tij për t’iu fshehur policisë. Gjatë qëndrimit në një burg meksikan gjatë viteve 1993-2001, Guzman furnizohej rregullisht me drogë, alkool dhe prostituta.

Karteli i Sinaloas i udhëhequr nga Guzman, ishte objektivi kryesor i SHBA-së. Para se të arrestohej herën e fundit, shpërblimi i vendosur nga qeveria amerikane ishte 5 milionë dollarë. Shumë nga të afërmit e El Çapos, përfshirë djalin, vëllain dhe nipin e tij, kanë punuar së bashku me të në trafikun e drogës dhe janë vrarë nga rivalët e tij.

El Çapo vlerësohet se është përgjegjës i ndërtimit të të paktën 62 tuneleve të kontrabandës që policia ka lokalizuar në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Aktori i njohur amerikan Shon Pen ishte i pari që e intervistoi El Çapon për revistën “Rolling Stone”. Intervista që u zhvillua në thellësi të xhunglës, u vlerësua si një ndihmë e madhe për autoritetet, pasi çoi shumë shpejt në arrestimin e baronit të drogës.

Guzman është martuar 4 herë, dhe është bërë e ditur se ai mbante kontakte me gruan e tij të parë deri në momentet para se të arrestohej herën e fundit. Ai u arrestua pa bërë rezistencë teksa përgatiste mëngjesin për gruan dhe dy vajzat e tij në një apartament të vogël. Në burg ai pati përherë shumë vizita.

Guzman vizitohej rregullisht nga avokatët, familjarë dhe bashkëpunëtorët, gjithsej 500 vizita. Ditëlindja e tij  mbetet ende e paqartë. Dokumentet zyrtare japin 2 variante 25 dhjetor 1954 dhe 4 prill 1957. El Çapo cilësohet si një hero popullor në disa pjesë të Meksikës, dhe imazhi i tij është stampuar nëpër bluza, statuja, madje edhe në maskat që përdoren gjatë festës së Halloweenit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://allthatsinteresting.com/joaquin-guzman-el-chapo-facts#31

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Dhjetë konfliktet që do diktojnë zhvillimet ndërkombëtare gjatë këtij viti

Publikuar

-

Nga

Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”

Viti i ri po rikthen konfliktet e vjetra. Pas Vitit të Ri, politika ndërkombëtare duhet të merret me modelet politike dhe ushtarake të trashëguara nga viti 2021. Në 12 muajt e ardhshëm do të ketë të paktën 10 situata shumë të nxehta që duhen monitoruar.

Tensionet SHBA-Kinë

Për momentin, sfida kryesore sot për sot që është më shumë politike sesa ushtarake, po zhvillohet në Paqësor. Vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja AUKUS midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë.

Synimi kryesor i saj është të krijojë një aleancë të aftë për të frenuar synimet kineze në rajon. Ky vit mund të sjellë një përplasje direkte në Tajvan, ku gjendet një prani e madhe e trupave amerikane, ndërsa afër ishullit kinezët kanë kryer muajt e fundit shumë manovra më avionët dhe anijet e tyre.

Ukraina dhe lufta në Donbas

Viti që sapo ka përfunduar është shoqërua me një përshkallëzim të tensioneve. Ushtria ukrainase ka marrë nën kontroll “zonat tampon” të krijuara nga Marrëveshjet e Minskut të vitit 2014. Nga ana e saj, Moska i ka dhënë dritën jeshile vendosjes së qindra mijëra ushtarëve të saj përgjatë kufirit. Në dhjetor, një bisedë telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Xho Bajden, i ka ulur disi tensionet. Por mundësia e një konflikti të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe Kievit është ende shumë e fortë.

Afganistani dhe rikthimi i terrorizmit

Në gushtin e vitit të kaluar, Talebanët rifituan pushtetin në Afganistan pas 20 vitesh. Por konflikti afgan nuk mund të konsiderohet si i përfunduar. Kjo pasi Talebanët po përballen me probleme të ndryshme, të cilat mund të destabilizojnë vendin në muajt e ardhshëm.

Krizës ekonomike i shtohet sfida e ISIS. Bllokada ekonomike dhe alarmi i rikthimit të terrorizmit, mund ta përshpejtojnë destabilizimin e ri të Afganistanit.

Kazakistani dhe Azia Qendrore

Shkaqet e trazirave që filluan në këtë vend të Azisë Qendrore në fillim të këtij vitit, janë të vjetra  Dhuna e protestave, i befasoi autoritetet. Kundërpërgjigja e ashpër e qeverisë mund ta kthejë situatën në normalitet, por nga ana tjetër mund të çojë në një përplasje edhe më të ashpër midis të njëjtave autoritete dhe grupeve rebele.

Këta të fundit, falë edhe grabitjeve të kazermave dhe komisariateve të policisë, kanë në dispozicion shumë armë dhe municione. Çdo destabilitet në Kazakistan do të kishte pasoja të mëdha për disa arsye. Para së gjithash, do të ishte një problem shumë serioz për Rusinë brenda hapësirës ish-sovjetike. Së dyti, ai mund të destabilizojë edhe vendet fqinje.

Destabiliteti në Libi

2021 duhej të ishte viti i zgjedhjeve në Libi. Por nuk pati negociata dhe dështimi i procesit zgjedhor mund të përfaqësonte prologun e një faze të re destabiliteti. Vendi është ende shumë i fragmentuar, si në nivelin politik po ashtu edhe në atë ushtarak.

Që nga marsi i vitit të kaluar ka një qeveri të unitetit kombëtar, por njëkohësisht nuk ka qartësi për strukturën aktuale institucionale dhe kontrolli real i territorit u është besuar milicive të të gjitha llojeve. Pas më shumë se 10 vjetësh që prej vdekjes së Muamar Gadafit, dita e një rifillimi në shkallë të gjerë të luftës nuk është aq e largët.

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë për Cosa Nostra, 36 të arrestuar në Katania

LEXO EDHE:  Detaje/ Kapen mbi 102 kg heroinë në një apartament në Athinë



Lufta kundër Tigraj në Etiopi

Deri tani lufta e nisur që në fundin e vitit 2020, ka shkaktuar mijëra të vdekur. Konflikti zhvillohet midis forcave qeveritare dhe atyre që lidhen me organizatën rebele “Tigrat TPLF” në rajonin verior Tigraj. Kur lufta hyri në fazën e saj më delikate, qeveria etiopiane është mbështetur tek Kina dhe Turqia.

Që nga fundi i dhjetorit të kaluar nuk ka pasur më përleshje. Qeveria ka rimarrë të gjitha territoret e humbura në muajt e mëparshëm, por rebelët kanë mbajtur kontrollin e kryeqytetit rajonit Makale. Por këtë vit luftimet mund të rikthehen edhe më fuqishëm se me parë, me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e rajonit.

Konflikti i pafundmë në Siri

Për Sirinë flitet aktualisht pak në media. Por lufta aty është ende shumë e pranishme, dhe e aftë të shkaktojë në çdo moment jo pak probleme në nivel ndërkombëtar. Qeveria e Bashar Al Asadit, e mbështetur nga Rusia, ka marrë prej kohësh kontrollin e të gjitha qyteteve kryesore.

Por provinca e Idlibit është ende në duart e forcave ekstremiste dhe pro-turke. Për këtë arsye konflikti do të përfshijë ende një dialog intensiv midis Moskës dhe Ankarasë, dhe ekuilibri i ardhshëm do të varet nga negociatat Putin-Erdogan.

Konflikti Iran-SHBA dhe negociatat mbi programin bërthamor

Pesë vjet pas marrëveshjes së parë dhe 4 vjet pas zgjedhjes së Donald Trump për të nxjerrë SHBA-në nga ajo marrëveshje, Teherani dhe Uashingtoni po provojnë sërish rrugën e dialogut në Vjenë. Por planet për një sulm të SHBA-së mbi territorin iranian nuk janë anuluar kurrë plotësisht.

Pas përplasjes mes iranianëve dhe amerikanëve qëndron hija e izraelitëve. Shteti hebre

është i shqetësuar për programet e pasurimit të uraniumit nga Republika Islamike dhe ka bombarduar vazhdimisht objektivat iraniane në Siri në fund të vitit 2021.

Lufta e harruar në Jemen

Këtu lufta vazhdon që nga viti 2015, kur Arabia Saudite nisi sulmin mbi milicitë Huthi, që kanë lidhje me Iranin dhe ia dolën vitin e kaluar të pushtonin kryeqytetin e Jemenit Sana. Konflikti ka shkaktuar pasoja të rënda humanitare. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është shpërbërë pjesërisht, dhe nuk ka arritur objektivat e përcaktuara politike dhe ushtarake. Konflikti u përshkallëzua në javët e fundit të 2021, dhe situata mbetet e nderë edhe për këtë vit 2022.

Izrael-Palestinë, dhe tensionet që nuk janë zbutur asnjëherë

Vitin e kaluar, për pak sa nuk nisi Intifada e Tretë, ndërsa Rripi i Gazës përjetoi skenat e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Gjithçka nisi me protestat e palestinezëve kundër shpronësimeve në pjesën e vjetër të Jeruzalemit. Hamas lëshoi shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke shkaktuar si kundërpërgjigje sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës. Tensioni në rajon mbetet ende shumë i lartë edhe këtë vit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si funksionon radari/ Teknologjia që u bë e famshme nga Lufta e Dytë Botërore

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luftës së Dytë Botërore. Kjo teknologji e ndihmoi Britaninë dhe aleatët e saj që të dilnin fitimtarë gjatë Betejës së Britanisë, luftës ajrore të zhvilluar mbi qiellin britanik midis aleatëve dhe Gjermanisë naziste në vitin 1940.

Radar, që është një shkurtesë e “Radio Detection and Ranging”, është një sistem zbulimi që përdor valët e radios për të lokalizuar objektet. Kjo pajisje përdoret gjerësisht ende sot, por ndërsa teknologjia ka avancuar, radarët shpesh përdorin mikrovalët.

Këto të fundit gjenden në skajin më të lartë të frekuencës së spektrit të radiovalëve, dhe ofrojnë lexime më të sakta. Edhe pse u bë shumë e njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo teknologji nisi të ekzistojë shumë më herët, dhe u përqendrua rreth studimit të valëve elektromagnetike (EM).

Rrezatimi EM, është një formë e energjisë që gjendet kudo dhe mund të marrë forma të ndryshme, si radio-valët, mikrovalët, rrezet X, rrezet gama dhe ultravjollcë (ato të Diellit).

Po ashtu, valët EM përbëjnë edhe bazën se si funksionojnë telefonat celularë dhe rrjetet kompjuterike me valë.

Dhe në vitin 1885, ishte fizikani skocez Xhejms Maksuell, ai që hodhi i pari idenë se ndoshta valët e radios mund të reflektoheshin nga objekte metalike, ashtu siç bënin valët e dritës. Disa vite më vonë, fizikani gjerman Hajrih Herc u përpoq që ta vërtetonte këtë hipotezë.

Në një eksperiment që ai kreu në vitin 1888, zbuloi se ato reflektonin vërtet duke u kthyer pas. Si personi i parë që zbatoi teoritë e Maksuell, njësia e frekuencës së një valë EM u emërua 1 Herc sipas emrit të tij.

Në vitin 1904, inxhinieri gjerman Kristian Hulsmajer mori një patentë për atë që u quajt “një detektor pengesash dhe një pajisje për lundrimin e anijeve”. Nuk ishte një emër tërheqës, megjithatë kishte lindur një lloj sistemi i hershëm i radarëve.

Pavarësisht kësaj, vetëm në vitet 1930 lindi një nevojë e madhe për përdorimin e kësaj teknologjie, kryesisht për shkak të shpikjes së avionëve bombardues me rreze të gjatë, gjë që i shtyu vendet të investonin shumë mbi një sistem që mund të zbulonte afrimin e tyre dhe të jepte paralajmërim të hershëm.



Të gjitha fuqitë e mëdha botërore në atë kohë vazhduan kërkimet për këtë qëllim, por ishin SHBA dhe Britania e Madhe, ato që arritën ta përsosnin këtë teknologji. Fizikanti skocez, Sër Robert Uotson-Uot, i njohur edhe si “babai i radarit”, krijoi sistemin që përbën bazat e radarëve të sotëm.

LEXO EDHE:  Drogë në Shkodër/ Trafikantët ja mbathin sapo shohin policinë

LEXO EDHE:  3 kuintalë drogë me mushka drejt Greqisë/ Kapet i riu shqiptar, zhduken dy tjerët

Një sistem tipik i radarëve ka 4 elementë kryesorë. Së pari transmetuesin, pra burimin e valës së radios. Së dyti është antena, e cila nevojitet për ta dërguar impulsin në hapësirë, dhe për ta kapur atë kur të reflektohet mbi një objekt. Elementi i tretë është ndërprerësi, një pajisje që i tregon antenës se kur duhet të transmetojë apo marrë impulset.

Elementi i katërt është marrësi, që zbulon dhe kthen pas impulset, të cilat shndërrohen në një format vizual që lexohet nga një operator. Procesi i drejtimit të valëve artificiale të radios drejt objekteve quhet ndriçim, edhe pse në fakt valët e radios janë të padukshme për syrin e njeriut si dhe kamerat optike.

Sipas NASA-s, ato dërgohen me një shpejtësi rreth 300 mijë km në sekondë, pra sa shpejtësia e dritës. Sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë, disa nga valët e radios të reflektuara (jehona) drejtohen sërish drejt radarit ku merren dhe amplifikohen, dhe të dhënat interpretohen nga operatorët me ndihmën e kompjuterave.

Valët e radios mund të kalojnë përmes borës, mjegullës dhe janë të sigurta për njeriun ndryshe nga rrezet gama dhe X. Radari mund të përdoret për të zbuluar anijet, avionët dhe satelitët. Ato përdoren nga policia për të llogaritur se sa shpejt po ecin makinat.

Edhe meteorologët e përdorin radarin për të hartuar dhe gjurmuar sistemet e motit në mbarë botën. Gjatë Betejës së Britanisë, radari i dha mundësoi RAF-it, Forcës Ajrore Mbretërore, të zbulonte avionët gjermanë që po vinin duke përdorur radiovalët.

Nga kullat e radarëve të vendosura në jug dhe në lindje të vendit, sistemi i dërgonte këto valë larg. Ato do të vazhdonin të udhëtonin derisa të ndeshnin diçka, si për shembull një avion. Duke llogaritur se sa kohë u nevojitej valëve për t’u rikthyer, operatorët e aftë mund të kuptonin lartësinë, rrezen dhe numrin e avionëve të armikut. Të qenit në vendin dhe kohën e duhur e ndihmoi Britaninë e Madhe të fitonte betejën, dhe t’i jepte një goditje të rëndë planeve pushtuese të Rajhut të Tretë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A parashikohen tërmetet?/ Shkenca thotë fjalën e fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara është nëse tërmetet mund të parashikohen. Përgjigja e tyre është një “jo”.  Asnjë shkencëtar deri më sot nuk ka parashikuar ndonjëherë një tërmet të madh dhe as nuk e dinë se si mund të bëhet një parashikim i tillë.

Por kjo së shpejti  mund të ndryshojë. Megjithëse, pas dekadash përpjekjesh të dështuara dhe pretendimeve të pabazuara në lidhje me parashikimin e tërmeteve, Paul Johnson, një gjeofizikan në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një mjet që mund të bëjë të mundur parashikimin e tërmeteve.

Ashtu si shumë hulumtime shkencore, qasja e tyre mbështetet në inteligjencën artificiale. Kjo, nga ana tjetër, përdor programe kompjuterike të quajtura rrjete nervore. Diçka e tillë ka lulëzuar vitet e fundit, duke shënuar suksese në fusha që variojnë nga kthimi i zërit në tekst deri te zbulimi i kancerit nga skanimet e tomografisë së kompjuterizuar. Tani po aplikohet  edhe në sizmologji.

Vështirësia për ta bërë këtë është se rrjetet nervore kanë nevojë për të dhëna të shumta trajnimi për t’i mësuar se çfarë të kërkojnë  dhe kjo është diçka që tërmetet nuk e ofrojnë. Me përjashtime të rralla, tërmetet e mëdha shkaktohen nga lëvizja e pllakave tektonike të Tokës. Kjo na ndihmon se ku mund të kërkojmë të dhënat tona.

Por cikli i tërmeteve në shumicën e gabimeve përfshin një proces të gjatë që kërkon dekada. Dr Johnson kështu mendon se ju nevojiten rreth dhjetë cikle të dhënash për tërmetet për të trajnuar një sistem. Dhe, duke qenë se sizmologjia është një shkencë e re, kjo nuk është aspak e mundur, raporton abcnews.

Sidoqoftë, në vitin 2017, ekipi i Dr Johnson aplikoi makineritë në një lloj tjetër aktiviteti sizmik. Ngjarjet me rrëshqitje të ngadaltë, të quajtura ndonjëherë tërmete të heshtura,  të cilat shkaktohen gjithashtu nga lëvizja e pllakave. Dallimi është se, ndërsa një tërmet zakonisht përfundon brenda pak sekondash, një ngjarje e ngadaltë mund të zgjasë orë, ditë apo edhe muaj. Kjo në fakt është diçka pozitive, sepse një proces i tillë i zgjatur gjeneron shumë pika të dhënash mbi të cilat mund të trajnohet rrjeti nervor.

Ajo që po studion Dr Johnson është zona e Cascadia, një veçori tektonike që shtrihet 1000 km përgjatë bregut të Amerikës së Veriut, nga ishulli Vankuver në Kanada në Kaliforninë veriore. Është kufiri midis pllakave Explorer, Juan de Fuca dhe Gorda në perëndim, dhe pllakës së Amerikës së Veriut në lindje. Lëvizja e qëndrueshme e pllakës së fundit mbi tre të parat gjeneron një ngjarje të ngadaltë rrëshqitëse çdo 14 muaj ose më shumë, dhe gjeofizikanët e kanë regjistruar këtë aktivitet në detaje që nga vitet 1990.

Kjo do të thotë se ka shumë cikle të plota të dhënash  dhe sistemi i makinerive nga Dr Johnson ishte në gjendje të “pengonte” rrëshqitjet e ngadalta  bazuar në sinjalet sizmike, duke “parashikuar” se kur do të ndodhin:  brenda një jave ose një muaji.

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë për Cosa Nostra, 36 të arrestuar në Katania

LEXO EDHE:  Karabinierët kapin 20 kuintalë kanabis shqiptar afër Brindizit

Testi tjetër i teknikës, do të jetë një parashikim aktual i një ngjarjeje të ngadaltë. Por edhe pa ndodhur kjo, projekti i Johnson sugjeron që teknikat e të mësuarit të makinerive funksionojnë me të vërtetë me ngjarjet sizmike, dhe kështu mund të zgjerohen për të përfshirë tërmetet nëse do të kishte një mënyrë për të kompensuar mungesën e të dhënave. Për të siguruar një kompensim të tillë, ai dhe kolegët e tij po aplikojnë një proces kombinimi.



Kjo funksionon me një kombinim të informacionit të simuluar dhe të botës reale.

“Tërmetet laboratorike” janë tërmete në miniaturë të krijuara në laborator. Ekipi i Dr Johnson ka krijuar një simulim numerik (një model kompjuterik që kap elementet thelbësore të një sistemi fizik) të një tërmeti laboratorik dhe ka trajnuar sistemin e tyre për të parë nëse ai mund të mësojë të parashikojë rrjedhën e tërmeteve, raporton abcnews.al

Rezultati është mesatarisht i suksesshëm. Por ajo që bën vërtet ndryshimin është rritja e sistemit të trajnuar me të dhëna shtesë nga eksperimentet aktuale – me fjalë të tjera, kombinimi i të mësuarit. Kombinimi i të dhënave të simuluara është dukshëm më efektiv në parashikimin se kur do të ndodhë një tërmet laboratorik.

Hapi tjetër drejt parashikimit të tërmeteve do të jetë aplikimi i të njëjtës qasje ndaj një gabimi të vërtetë gjeologjik, në këtë rast ndoshta San Andreas. Ekipi i Dr Johnson do të shohë nëse kjo është e mjaftueshme për të penguar ngjarjet që nuk përfshihen në të dhënat e trajnimit. Ai përmend tërmetin me magnitudë gjashtë ballë në Parkfield në vitin 2004.

Aktualisht, aspiratat e Dr Johnson janë të kufizuara në parashikimin se kur mund të ndodhë një tërmet i  afërt. Megjithatë, nëse me të vërtetë mund të parashikohet koha, kjo me siguri do të stimulojë përpjekjet për të parashikuar edhe këto kritere të tjera. Ai shpreson për rezultatet fillestare në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm, por paralajmëron se mund të zgjasë më shumë se kaq, raporton abcnews.al

Megjithatë, nëse këto rezultate janë vërtet premtuese, pa dyshim që do të ketë një rritje në numrin e ekipeve të tjera në mbarë botën që do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, duke përdorur të dhëna historike për të vërtetuar teknikën.

Edhe nëse gjithçka nuk funksionon si duhet, Dr Johnson me siguri do të na sigurojë një pamje më të mirë të tërmeteve të mëdha.

Por nëse, ky eksperiment funksionon, do të ishte një zbulim tronditës./ The Economist

LEXO TE PLOTE