Connect with Us

E shtuna e kthjellët dhe me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Sociale

E shtuna e kthjellët dhe me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimet e pakta të vranësirave, ku më të fokusuara do të jenë në Veriperëndim të territorit.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë vendin tonë, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

LEXO EDHE:  Vranësirat dhe reshjet nuk do të ndalen as sot/ Njihuni me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I ftohti polar “mbërthen” vendin/ ISHP këshilla qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Instituti i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa për të përballuar të ftohtin polar që ka mbërthyer vendin tonë.

 “Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.



LEXO EDHE:  Vranësirat dhe reshjet nuk do të ndalen as sot/ Njihuni me parashikimin e motit

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Vijojnë reshjet e shiut dhe dëborës

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.

Mos harroni të merrni celularin”, thuhet në njoftimin e ISHP-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

I ftohti “mbërthen” vendin/ Dëbora mbulon veriun dhe jugun

Publikuar

-

Nga

Ditët e ftohta kanë “mbërthyer” të gjithë territorin e vendit.

Temperatura të ulëta dhe reshjet e dëborës nuk kanë qenë prezente vetëm në pjesën veriore të territorit, por edhe në jug të vendit.



Mbrëmjen e sotme reshjet e dëborës kanë zbardhur Fierin, Vlorën dhe rrethinat. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes sidomos në Llogora.

LEXO EDHE:  Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Për momentin nuk raportohet për probleme me qarkullimin. Vendi prej disa ditësh është “pushtuar” nga moti i keq, dëborë dhe ngrica, ndërsa në fillim të javës që vjen temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë dhe për këtë arsye ministria e Arsimit mbylli shkollat për tre ditë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Moti i keq/ Balluku apel qytetarëve: 5 ditët e ardhshme mos dilni për turizëm, temperaturat do të jenë ekstreme!

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga mot i keq dhe temperatura të ulëta.

 

Ministja e Infrstrukturës, Belinda Balluku thotë se nëse keni ndërmend të shkoni në ndonjë udhëtim në ndonjë vend me borë do të duhet ta rimendoni.

 

“Tregohuni të kujdesshëm, ecni me ngadalë me pajisjet e duhura, vendosni rripin e sigurisë. Ne do t’ju garantojmë të gjitha rrugët e hapura. Nuk është rasti për të udhëtuar në 5 ditët e ardhshme. Do të ketë temperatura shumë të ulëta dhe do të shkaktojnë probleme. Ne do t’ia dalim në këtë sfidë më motin por sigurisht që do të na duhet ndihma juaj. Të jemi të kujdesshëm në rrugë dhe të kursejmë energjinë elektrike”, apelon ministrja.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim



 

Ajo thekson se grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

 

Drejtuesit e automjeteve duhet të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor./CNA.al

LEXO TE PLOTE