LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E kam humbur fare fillin"/ Paloma dhe bashkëshorti i saj komentojnë deklaratat e forta të saj në Big Brother Vip

13 Nëntor 2021, 12:39, Lifestyle CNA
"E kam humbur fare fillin"/ Paloma dhe bashkëshorti i saj

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur si Paloma, së bashku me bashkëshortin e saj, Andrej kanë komentuar deklaratat që bënë bujë në mediat rozë.

Brenda Big Brother Vip, Paloma rrëfeu për luftën e bashkëshortit të saj me alkoolin, ku la të kuptohej se kishte përjetuar dhunë në familje. Kjo deklaratë e saj bëri shumë zhurmë por sot të ftuar ne emisionin ?Goca dhe Gra?, Paloma dhe Andrej e kanë vlerësuar si momentin më të tmerrshëm dhe gazetarja ka thënë se është keqkuptuar tërësisht deklarata e saj.

Ajo është shprehur se e vetmja gjë që ka dashur është të përcjellë një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat.

?Ka qenë një nga mometet më të tmerrshme. E kam humbur fare fillin. Doja të krijoja situata ytë bukura.

Një tip si Paloma e cila nuk lë dy gurë bashkë nuk mund të jetë e manipuluar dhe të ketë frikë nga bashkëshorti?, ka thënë Paloma.

Ndërsa Andrej është shprehur se më shumë është lënduar nga ajo që është shkruar  në media për të .

?Është një keqkuptim i madh. Ka dashur të thotë tjetër gjë por ka dalë tjetër gjë. Ndodhi ajo që ndodhi. Jashtë nuk kanë qenë lajme të vërteta. E kam vujatur shumë. Shyqyr që kam pas miqtë dhe artistë pranë. Sidomos nga morali. Nga Rudi nuk u lëndova. Mirë që e ka treguar se ka heq dicka që nga shpirti i vet?, tha Andrej ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga