Connect with Us

Dordmundi i ofron rinovimin Halandit, gati paga stratosferike

BundesLiga

Dordmundi i ofron rinovimin Halandit, gati paga stratosferike

Publikuar

-

Erling Haland është një ndër emrat më të përfolur në merkaton e futbollistëve. Norvegjezi lakmohet nga klubet më të mëdha europiane, të çilat janë gati të bëjnë çmendurira për të siguruar shërbimet e tij. Për këtë arsye Dortmundi është duke negociuar rinovimin me sulmuesin.

Gjermanët nuk duan të humbasin yllin e tyre dhe po përgatisin një pagë faraonike. Sipas prestigjiozes ‘Bild’, klubi po mendon që ta bëjë Halandin lojtarin më të paguar në ekip. Verdhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 18 milionë euro në sezon, në mënyrë që ai të rinovojë.

Kjo do a bënte atë lojtarin më të paguar të ekipit, duke parakaluar kapitenin Marko Rojs dh Mat Humels, të cilët marrin nga 10 milionë në sezon secili. Tani është në dorë të Halandit, por dhe të menaxherit të tij, Mino Raiola, i cili njihet shpesh për operacione shumë të shtrenjta merkatoje.

21 vjeçari u transferua tek Dortmund nga Salsburg në janar të 2020, për 20 milionë euro. Impakti i sulmuesit ka qenë përtej pritshmërive. Me verdhezinjtë ai ka luajtur në total 69 ndeshje duke shënuar 70 gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Perisic nuk rinovon me Interin, do transferohet në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Ivan Perisiçit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kroati nuk e ka vendosur akoma klubin e tij të ardhshëm edhe pse largimi nga zikaltrit duket i sigurt.

Tek Interi duan t’i propozojnë një kontratë me shkurtim rroge, por mbrojtësi nuk duket i interesuar për të zgjatur bashkëpunimin me kampionët e Italisë.



Pas paraqitjeve të shkëlqyera të Perisiçit, drejtuesit po e konsiderojnë rinovimin, pavarësisht moshës së tij 32-vjeçare. Pikërisht edhe për këtë motiv, “Ivani i Tmerrshëm” nuk dëshiron që të qëndrojë më në Itali.

Sipas “Corriere dello Sport”, vullneti i lojtarit është që të kthehet në Gjermani dhe ta përfundojë aty karrierën e tij. Mesfushori ka pasur një aventurë 6-vjeçare në Gjermani, ku ka veshur fanellën e Bajernit, Volfsburgut dhe Dortmundit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Nuk ka bërë ende vaksinën, Bayerni mund t’i presë rrogën Kimishit

Publikuar

-

Nga

Lojtarët e pavaksinuar mund ta paguajnë shtrenjtë qëndrimin në karantinë dhe një prej tyre është ylli gjerman, Kimish, që nuk është vaksinuar ende. Bajernin e Mynihut e lejon ligji që ka hyrë më datë 1 nëntor në fuqi, që të mos paguajë lojtarët që nuk janë vaksinuar dhe infektohen ose detyrohen të hyjnë në karantinë për motive të ndryshme.

Eksperti i ligjit, Joakim Rain, është i bindur për faktin se klubi i ka të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. “Klubet kanë të drejtë që të mos paguajnë asnjë lojtar ose pjesëtar të skuadrës nëse këta të fundit nuk vaksinohen.



Gjykata do ta lejonte këtë gjë nëse, sipas tyre, klubi nuk i ka detyruar ata që të vaksinohen. Kjo, pasi është e ndaluar me ligj që institucionet të detyrojnë punonjësit për t’u vaksinuar”.

Kjo mund ta detyrojë Kimishin që të vaksinohet dhe t’u japë fund debateve për këtë çështje. Bajerni do të ishte më i qetë nëse lojtari nuk do ta detyronte klubin të vepronte ligjërisht duke i mohuar atij rrogën në kohën kur ndodhet të karantinë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Plas COVID-19 te Gjermania, Birhof: Situatë kaotike, duhet vaksinim masiv

Publikuar

-

Nga

Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Birhof, foli për situatën e krijuar në DFB pas rastit të Niklas Zyles i cili rezultoi pozitiv me COVID vetëm dy ditë para ndeshjes ndaj Lihtenshteinit.

Si është situata?

Është ende e paqartë pasi jemi duke pritur për teste të tjera. Niklas është në karantinë dhe po ndiqet nga mjekët e skuadrës të cilët na kanë garantuar se gjendja e tij është e mirë dhe nuk kemi të bëjmë me simptoma të rënda. Sot (dje) kryem edhe testet e tjera të lojtarëve që po udhëtonin në një avion me lojtarin dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Gjithsesi, për të qenë të sigurt, lojtarët janë urdhëruar të udhëtojnë drejt shtëpive të tyre.

Si është gjendja e skuadrës?

Situata të tilla nuk janë të lehta për t’u përballuar nga lojtarët. Por, nuk pashë ndonjë individ i cili ishte në gjendje të rëndë psikologjike. E kuptoj që të gjithë duam të jemi të shëndetshëm dhe të vazhdojmë punën që kemi nisur. Atmosfera në skuadër është e mirë dhe të gjithë duan të luajnë në ndeshjen e radhës.



Do të hyjë në fuqi rregulli 2G?

Ka pasur diskutime për këtë gjë. Kemi vendosur që edhe pse i pavaksinuar, mund të jesh pjesë e kombëtares dhe mund të luash nëse nuk ke COVID. Megjithatë, kjo duhet parë me kujdes dhe tani të bëjmë hapin tjetër, për të vendosur që vaksinimi të bëhet me detyrim. Në festën e lamtumirës së Lëvit, të gjithë të pranishmit do të kryejnë testet.

Kush do ta zëvendësojë Zylen?

Kemi thirrur Xhonatan Tah, i cili ishte edhe në listën e parë. Kemi shumë lojtarë në dispozicion që duan të jenë në fushë dhe të tregojnë aftësitë e tyre. Sa i shqetësuar është trajneri Flik? Hansi është munduar të ruajë qetësinë dhe të qetësojë lojtarët. Jemi në një situatë kur gjëra të tilla janë normale. Pandemia është ende prezente pasi virusi është ende midis nesh, ndaj duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të mbrojmë njëritjetrin. Flik i ka komunikuar skuadrës se kush nuk është në gjendje për të luajtur, mund të largohet. Por, ka marrë një përgjigje negative, pasi lojtarët edhe pse të shqetësuar për situatën, duan të jenë pjesë e ekipit në dy ndeshjet e mbetura të kualifikueseve.

LEXO TE PLOTE