“Bukëshkelës, Berisha të dha vlera që nuk i pate”/ Demokratët ashpërsojnë gjuhën ndaj Bashës: Je i shitur

13 Nëntor 2021, 16:57, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkëputur mnjë pjesë nga intervista e djeshme për Neës 24, ku e vendosi edhe një herë theksin tek vendimi për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar dhe shkëputjen nga ky i fundit me argumentin se është në luftë me PD dhe ai do mbrojë interesat e demokratëve.

Por pakënaqësia tek qytetarët është e madhe, aq sa të shumtë në unison kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga PD, në mënyrë që partia të rikthehet në pushtet.

Në rrjetin social Facebook, aty edhe ku shpërndau një pjesë nga intervista, demokratët i vënë në dukje tradhtinë nga elektorati dhe strukturave drejtuese të PD, të cilët së fundmi i janë bashkuar Foltores së Berishës.

CNA.al bëri një vëzhgim të komenteve në faqen zyrtare të Lulzim Bashës dhe ajo që ra në sy ishte “masakrimi” nga shumë qytetarë, të cilët janë të pakënaqur nga politika e kryeopozitarit

?Per zotin je per te ardhur keq. More zoteri,a sdo ta besosh apo ben sikur? Elektorati i PD, derjtuesit e strukturava te PD jane bashkuar me Doktorin. Leri more perallat me amerike. Amerika ta futi sa krahu ty. Bletet kane ikur, ne dhjetor merret edhe kosherja?, shkruan një komentues.

Një tjetër qytetar, i përmend arritjet në politikë, falë mbështetjes së Berishës dhe votave të Ilir Metës dhe LSI, duke e cilësuar si bukëshkelur.

?Sali Berisha Të ka Dhën Vlera qe ti Kurre nuk i Pate !!!! Vetem qe ti Të Fitoje, por ti je Fiks Bukshkelës. Edhe Bashkine e Fitove me Ndihmen e Berishes Dhe me Votat e Ilir Metés?, shkuan komentuesi.

Por edhe bashkëpunimi me Edi Ramën për të eliminuar politikisht Berishën dhe LSI është vënë në dukje nga demokratët.

?Loja juaj e pist me Edi Ramen per te eliminuar politikisht Doktor Berishen dhe LSI Po duket qarte, te mbeshtetur te 2 nga Ambasada amerikane ose me sakte (Soros). Normalisht Berisha esht zgjedhur deputet nga votat e demokrateve dhe vetem ata Mund ta largojne, dhe jo Kinezja ebambasades. Ne cdo vend te civilizuar Ambasada e huaj qe perzihet ne punet e brendshme te Shtetit perben shkelje detyre. Por Ju jeni te shitur te 2, edhe bufi e merr vesht?, shkruan komentuesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga