Connect with Us

Atentati që tronditi kryeqytetin/ Policia bën lëvizjen e menjëhershme

Kronika

Atentati që tronditi kryeqytetin/ Policia bën lëvizjen e menjëhershme

Publikuar

-

/

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç u ekzekutuan me kallashnikov teksa lëviznin me makinë në zonën e Astirit.

Pas ngjarjes policia e Tiranës dhe Elbasanit është ngritur në këmbë, duke ngritur pika të shumta kontrolli.

Burime bëjnë me dije se në dalje të autostradës Tirane-Elbasan, te zona e quajtur rrethotullimi i shijonit, forca të shumta policore po ndalojnë dhe kontrollojnë makina dhe persona të dyshimtë, të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit të dyfishtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Armë dhe dokumente të falsifikuara/ Katër të arrestuar në aeroportin e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit goditen 4 raste të paligjshmërisë. Në vijim të kontrolleve në dalje të RSH, nga shërbimet e Policisë Kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i shtetasit indian B. P., 33 vjeç, pasi u kap me dokumente të falsfikuara.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje. Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai. Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore dhe ato të sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll bagazhet e shtetasit egjiptian N. A., i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër, e futur në një këllëf lëkure.

LEXO EDHE:  Tërmeti godet veriun e Shqipërisë/Lëkundet dhe Tirana

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive - Plas skandali/Ben Blushi “shitet” tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!



Po nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkëkrimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me mijëra euro të padeklaruara dhe pistoletë çakmak/ Arrestohen dy të huaj në Aeroportin e Rinasit, detajet

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë kapur pasditen e sotme në Rinas, një egjiptian dhe një sudanez.

Sipas asaj që raporton ABC News, mësohet se egjiptiani me inicialet N.B është kapur me pistoletë në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte nisur drejt Gjermanisë, por kontrolli i skanerit zbuloi që ai kishte një pistoletë çakmak në bagazh.




Pistoleta e sekuestruar

Pas verifikimit rezultoi se për të kishte edhe një vendim dëbimi nga vendi ynë për kalim të paligjshëm të kufirit.

LEXO EDHE:  Kërcënohet me jetë Elvana Gjata/ Zbardhet dëshmia sekrete pas kthimit nga Austria

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive - Plas skandali/Ben Blushi “shitet” tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!

Pas kontrollit po në Rinas është ndaluar edhe një person nga Sudani me inicialet E.M. të cilit iu gjetën 62 mijë euro të padeklaruara.

Ai ishte duke u kthyer nga Dubai dhe në Shqipëri ka leje qëndrimi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hapi zjarr në drejtim të një lokali/ Policia arreston të riun, zbardhet ngjarja

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka arrestuar 31 vjeçarin me iniciale K.K, i cili mbrëmjne e djeshme qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Përmes një njoftimi, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku 31 vjeçari pasi kishte konsumuar alkol, u largua nga lokali dhe u rikthye sërish, ku dhe hapi zjarr duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë.

Mbi autorin e dyshuar rëndojnë dy vepra penale, ajo e “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

“Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali.



Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit“”, thuhet në njoftimin e policisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE