LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati me dy viktima/ Gjendet një makinë e djegur në Thumanë

13 Nëntor 2021, 20:01, Kronika CNA
Atentati me dy viktima/ Gjendet një makinë e djegur në

Pas atentatit në Astir ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, bëhet me dije se është gjetur një makinë tip Toyota në Thumanë.

Sipas informacioneve paraprake, makina është gjetur në flakë, ndërsa policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur në vend ngjarje për të bërë kontrollet e himtësishme dhe për të konstatuar ndonjë provë që mund të lidhet me identifikimin e autorit ose autorëve.

Kujtojmë se rreth orës 19:30, në zonën e Astirit iu bë atentat Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, emra këto të njohur për drejtësinë. Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë. Ai gjithashtu njihet edhe si mik i ngushtë i Ervis Martinajt.

Ndërsa edhe viktima tjetër, Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës./CNA.al 

 

Lajmet e fundit nga